Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Me shumë para

E nderuar astrologe, para disa netësh kam parë këtë ëndërr:

Isha duke udhëtuar me makinë me disa persona të tjerë. Nuk mbaj mend nëse shita diçka, por papritur u gjenda me shumë pako me para në duar.

Advertisement

Nisa t’i numëroja, e pashë që ishin shumë, i mblodha me diçka dhe pastaj u zgjova. Çfarë parashikon, ju lutem? Faleminderit.

– Ëndrra tregon që ju papritur do të keni një përmirësim ekonomik dhe profesional. Kjo, falë një veprimi që do ta bëni pa e ditur se do të shpërbleheni për këtë gjë. Paratë, në shumë raste, përfaqësojnë thashethemet që vërtiten rreth jush, por në këtë rast, çfarëdo të flitet, do të jetë më shumë e shtyrë nga zilia që do të kenë ndaj jush sepse do të shohin që keni ecur goxha përpara. Pra, kjo është një ëndërr me parashikime të mira për ju.

Shoqja e ish-të dashurës

– Kam parë në ëndërr shoqen e ish-të dashurës e cila ishte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj. Ajo u shkëput nga ata dhe erdhi të më takonte mua. Biseduam rreth ish-it tim (njëkohësisht, shoqja e saj). Në fund, më tha: “Do Zoti ju shikoj bashkë, si më parë!”. Desha të di, çfarë parashikon kjo ëndërr? Faleminderit. Një zotëri.

– Ëndrra juaj nuk bën ndonjë parashikim në veçanti. E keni parë këtë ëndërr sepse shpesh, mendoni për ish-të dashurën tuaj. Ju e mendoni, pavarësisht se me mendjen tuaj thoni se e keni harruar. Diçka ju lidh sërish me atë, por jeni i vetëdijshëm që ribashkimi duket i pamundur. Shoqja e ish-të dashurës suaj, ju kujton gjithmonë atë, pasi ajo ka qenë gjithnjë pro lidhjes suaj dhe është përpjekur t’ju bëjë bashkë. Në këtë ëndërr janë thjesht mendimet dhe dëshirat tuaja të largëta. Nuk shoh ndonjë realizim të tyre. Gjithë të mirat!

Lidhja

– Përshëndetje, astrologe! Në ëndërr, unë sikur mbaja në dorë një lidhëse. Papritur, më doli përpara ish-e dashura, me kushërirën e vet. Kushërira e saj më dha një lidhëse tjetër për t’i bashkuar dhe më premtoi se do të më ndihmonte, por unë e refuzova. U afrova tek ish-e dashura, shkëputa një lidhëse nga çanta e zezë që mbante në krah dhe i bashkova të dyja. Në këtë kohë, unë dhe ish-e dashura nuk po kuptonim atë që po na ndodhte, pasi qanim dhe qeshnim njëkohësisht.

– I nderuar zotëri, ëndrra juaj ka lidhje me nostalgjinë dhe mallin që keni për ish-të dashurën tuaj. Një person i tretë që është në dijeni të lidhjes tuaj, ose më saktë, të ish-lidhjes suaj, është përpjekur dhe dëshiron t’ju shikojë të bashkuar, por ju jeni shumë krenar dhe nuk dëshironi të bini në sy që e mendoni ende këtë vajzë. Në një të ardhme, rrethanat do të krijohen në atë mënyrë që ju mund ta takoni rastësisht dhe atëhere do të jetë në dorën tuaj nëse vërtet ajo do të jetë pjesë e jetës suaj apo jo. Gjithë të mirat!

Ujë i turbullt

– Kam parë në ëndërr sikur u zhyta në ujë të turbullt. Rreth e rrotull shikoja njerëz që qëllonin me armë njëri-tjetrin dhe s’e mora vesh se pse. Shikoja shumë të lënduar, por gjak nuk shikoja në rrugë. Ju lutem, më thoni çfarë do të thotë se jam shumë në ankth. Lola

– E dashur Lola, uji është një element shumë i përhapur nëpër ëndrra dhe në jetë, sigurisht; është burimi i jetës, ndaj edhe në ëndrra përfaqëson shumë gjëra që kanë të bëjnë me të jetuarin tuaj, mendimet dhe situatat në të cilat ndodheni. Në rastin konkret, uji tregon një moment të jetës suaj. Fakti që ka qenë i turbullt, tregon që ju jeni në vështirësi. Po përpiqeni të dilni nga një situatë që nuk ju pëlqen, nga një marrëdhënie mbase ose përballja me personat që ju rrethojnë po jua vështirëson gjithnjë e më tepër jetesën. Nuk po arrini të gjeni zgjidhje, sepse gjithçka e shikoni si kaos rreth jush dhe keni frikë të reagoni. Lufta tregon ankthin dhe frikën që ju ka pushtuar, prandaj edhe nuk mund të dilni nga gjendja në të cilën ndodheni. Ju preferoni më shumë të vuani sesa të luftoni dhe reagoni dhunshëm ndaj vetes për natyrën e dobët që ju karakterizon. Personat e vrarë janë plagët që ju ndjeni brenda vetes dhe që s’po mundeni t’i shëroni. Ka ardhur koha të reagoni, ndryshe do të zhyteni akoma më shumë në ujin e turbullt që keni parë. Nëse nuk reagoni, do të ngeleni po aty dhe vështirë t’ju qartësohet pamja që keni për të ardhmen tuaj. Po reaguat, edhe nëse do të shikoni pengesa, do të jetë më mirë për ju. Fati është me ju në momentin që ju tregoheni të fortë dhe reagoni. Gjithë të mirat!

Hoqa dhëmbin e krimbur

– Ç’do të thotë kur heq një dhëmb, sidomos i pari fare, sepse ishte i krimbur? Unë e shoh shpesh këtë ëndërr dhe më ka bërë merak. Faleminderit.

– Dhëmbët, siç edhe kemi shkruar më parë, kanë shumë kuptime, por të shikosh sikur e heq dhëmbin, tregon që do të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj, sidomos në atë sociale apo private. Dhëmbët dhe buzëqeshja janë shumë të rëndësishme sidomos në marrëdhëniet me njerëzit, prandaj, kur i shikoni në ëndërr, kanë patjetër një mesazh brenda tyre. Ju keni hequr qafe një barrë shumë të rëndë mbi veten. Dhëmbi i krimbur përfaqëson diçka negative që ju e keni larguar dhe tashmë keni plane të tjera në kokë, të cilat do t’i realizoni sepse pas një të keqeje, vjen gjithmonë diçka shumë pozitive.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 këshilla për t’u dobësuar, pa dietë

Next Post

Është martuar me një italiane, por e dua!

Advertisement