Baladat e Petro Xhorit tashmë janë bërë himne për zemrat e dashuruara dhe mezi presin që ai të sjellë diçka të re po aq ose më të bukur se e para.

“Për ty” është një baladë shumë e bukur që Petro Xhori ka vetëm pak ditë që e ka publikuar por që është pëlqyer kaq shumë nga të gjithë.

Me Petron kemi folur pak më shumë për muzikën, përdtishmërinë dhe  shumë e shumë të pathëna të tjera..!

Fabjola Kuburi:- Petro, vetëm pak ditë ka që është publikuar “Për ty” dhe duket që është pritur mjaft mirë, kanë vërshuar videot, komentet, vlerësimet…!

Petro Xhori:- Jam i lumtur që njerëzit e pëlqejnë muzikën time dhe për këtë di të them vetëm “Faleminderit”, faleminderit pa fund për mbështetjen dhe pritjen e ngrohtë që më jepni sa herë që sjell një këngë të re.

-Pse ia vlen “Për ty”?

-Ndoshta këtë përgjigje nuk mund ta jap unë, por që mendoj se është muzikë shpirti prandaj ia vlen .

-A është kjo këngë një dedikim?

– Po është dedikim këtë herë prandaj e ka dhe titullin e tillë.

– Sa kohë kishe që merreshe më realizimin e këngës? Kush tjetër ka meritë në suksesin e kësaj kënge dhe klipi?

-U bë gati një muaj që merremi muzika si gjithmonë Irkenc Hyka dhe Jojo ndërsa video është realizur nga Marin Mikeli!

-Cila është kënga që kur shkon në koncertet publiku e kërkon përsëri e përsëri?

-Është kënga ime e parë” Prej teje” (Qesh) Tani që po e mendoj me titulllin e paskam përsëritur pak veten!

-Muzika, fama edhe paraja janë të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën. Ti, pa cilën nga këto të treja do të mund të jetoje?

-Muzika ushqen shpirtin, paraja stomakun.A bëhet ti kem të dyja kto?(Qesh)

-Më mirë të jetosh një ëndërr, apo një realitet të hidhur, ashtu si në këngë?

– Më mirë të jetosh një realitet, i hidhur ose jo mjafton që ta jetosh. Ëndrrat janë në momentet që bëhet muzik ose flihet gjum.(Qesh)

– Ndërkohë që të njohim si një djalë të talentuar në muzikë, ç’di të bësh tjetër?

– Aaah kjo pyetja më pëlqeu! S’e di por që besoj se do kisha qenë një kuzhinier shumë i zoti!(Buzëqesh)

– Ka ndryshuar shoqëria për ty tani që je bëre i njohur? Mos më thuaj se tani e pi kafen vetëm në ambjente “in”..!

– Jam i njejti Petro me të njejtat rutina, e pi kafen pranë studios kështu që se di, nuk është se i kam këto probleme!

-Femra ideale për ty duhet të jetë…

-Duhet të jetë 1.78 me flokë të zeza sterrë, sytë blu (Qesh) Shaka. Mjafton që të na bëjë zemra bam!

Cila është dëshira më e madhe që ke të parealizuar?

-Muzika është dëshira ime më e madhe dhe shyqyr Zotit kjo gjë po pëlqehet kështu që mund të them se po e realizoj dalëngadalë!

-Kur u zgjove këtë mëngjes, bëre telefonatën e parë me…

– Akoma s’e kam bërë asnjë telefonatë deri tani! (Qesh)

– Mesazhi më i çuditshëm që ke marrë nga ndjekësit e tu..?

– Ishte një grua që më thoshte  “të dashuroj” gjatë gjithë kohës e mesazheve që dërgonte, që s’e njihja fare por që shkruante shumë!

– Më thuaj si do e mbyllim këtë intervistë..!

-Fabi je shumë e mirë dhe Intervista is the best…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here