Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mëkatoj se e dua burrin tim!

Të dashur lexues, mund t’ju them me pak fjalё se kjo ka qenё java mё e keqe e jetës sime. Në fakt, tani që jam qetësuar, mendoj ndryshe.

Mendoj se gjёja mё e rёndёsishme pёr njё grua e sidomos pёr njё nёnё ёshtё shёndeti dhe lumturia e fёmijёs, por nё fillim isha fiksuar pas gjёrave koti…

Do t’i lutesha redaksisë që këtë letër ta botonte te rubrika “Rrëfime mëkatarësh”, ndonëse nuk e di nëse ky është mëkati i tim shoqi, apo mëkati im, që e dua aq shumë atë…

Advertisement

Gjithçka nisi nga njё mesazh në telefon. Ia kёrkova burrit telefonin sepse nuk kisha lekё t’i telefonoja njё shoqes sime e ta ftoja pёr njё kafe nё shtёpi, kur befas, pashë njё mesazh: “Shёndet, se nuk ta them dot me zё… Ta them pastaj”. Pashё emrin qё e kishte dёrguar, por nё vend tё emrit, im shoq kishte shkruar emrin e firmёs ku punon. Nuk e mora shoqen nё telefon dhe menjёherё u ngrita nё kёmbё e shkova te dhoma tjetёr, ku rrinte burri.

– Kush ta ka çuar kёtё mesazh? – e pyeta, duke u munduar të ruaja qetësinë.

– Nuk e di – tha ai. Nё tё vёrtetё, fytyra e tradhtoi, sepse u zbardh komplet.

– Si nuk e di? I kujt ёshtё ky numër?

– Nuk e di, pra! – vazhdonte lojёn ai. Nё fakt, ai e ka zakon tё mё torturojë me fjalё e tё mundohet ta fshehë fajin.

– Po mirё atёhere, po e pyes unё se kush ёshtё. Ja, ta marr nё telefon!

Atij ndoshta nuk i shkonte mendja se mund ta merrja nё telefon dhe nuk u ngrit fare tё merrte telefonin nga duart e mia. Kёtё doja edhe unё. I rashё numrit dhe nga ana tjetër, m’u përgjigj njё grua.

– Mirёmbrёma! – i thashё.

– Mirёmbrёma! – ma ktheu ajo, pa mё thёnё gjё tjetёr, edhe pse e njihte numrin.

– I keni dёrguar njё mesazh kёtij numri sot! Pse?

– Si pse? Po ai ёshtё kolegu im!

            – Po pse i shkrove njё mesazh tё tillё?

            – Sepse ishte shefi e nuk flisja dot me zё.

            – Dhe ti nuk mund ta kaloje njё teshtimё tё tij pa i thёnё “shёndet”?! Po e di ti se ai ёshtё e martuar dhe nuk duhet t`i çosh mesazhe jashtё temave tё punёs?

            – Dua t’i çoj – tha – dhe do t`i çoj prapё.

Nga kjo pёrgjigje, sa nuk plasa nga inati. Burri hynte e dilte nga njёra dhomё nё tjetrёn dhe vinte duart nё kokё herё pas here. Unё pastaj ndёrrova ton nё telefon. Ajo u shqetёsua dhe ia dha telefonin burrit tё saj. Ai mё foli me njё zё kompetent.

– Ç`keni moj zonjё qё na shqetёsoni?

– Ç`kam unё? Po ja, gruaja jote i ka dёrguar njё mesazh burrit tim sot.

– E pastaj? Ç`grua je ti qё i kontrollon burrit telefonin?

– Po tё kishe kontrolluar ti gruan tёnde, nuk do të kishim arritur deri kёtu. – i thashё dhe e mbylla telefonin.

Kur e mbylla telefonin, burri mё tha lloj-lloj gjёrash. Ai e kishte zakon qё pёr njё gjё tё vogёl, mё shante, imagjinoni se si mё shau pas kёsaj. Mes tё tjerave, kishte problem se mos ia merrnin vesh kolegёt e tjerё të nesёrmen nё punё këtë që kishte ndodhur.

– Po nёse nuk ёshtё ndonjё mesazh i rёndёsishёm, pse merakosesh se do ta marrin vesh tё tjerёt?

– Nuk shqetësohem pёr mesazhin, por se gruaja ime mё kontrollon telefonin!

Nё fakt, nuk ishte kёshtu. Ai mendonte se ç`shpjegim do t`i jepte shefit pёr mesazhin. U zumё shumё atё natё dhe si gjithmonё, nuk arrita ta vija para gabimit. Pёrsёri, si pёrherё, faji ra mbi mua qё e kisha marrё nё telefon dhe e kisha turpёruar.

Tё nesёrmen i telefonova me numёr tё fshehtё koleges së tij.

– Mirёmëngjes – thashё dhe ajo ma ktheu me xhentilesё, sepse nuk e dinte kush isha. – Kam njё letёr pёr shefin tuaj dhe do tё doja tё mё tregonit adresёn sepse nuk e di.

– Po kush jeni ju? Nuk jam e autorizuar t`jua jap, pa e ditur kush jeni…

– Nё fakt, mendoj se juve do t`ju interesonte mё tepёr tё dinit se çfarё kam shkruar nё atё letёr. I kam shkruar pёr sjelljen tёnde me kolegёt e tu e nё veçanti, me kolegun e zyrёs ngjitur tёndes. Ke dy ditё afat tё mё takosh e tё mё sqarosh pёr mesazhin mua e pastaj ia jap nё dorё shefit letrёn vetё.

– Po, kur tё duash jam gati, vetёm mё thuaj.

– Mirё, nesёr nё 17, tё pres.

E mbylla telefonin dhe vura re se po mё dridheshin duart. Nuk e dija me ç’do tё pёrballesha. Ajo ishte njё nga koleget e burrit dhe ndoshta mund tё ishte edhe e dashura e tij. E ç’mund tё bёja unё? Nё kokё mё erdhi njё mendim se kisha gabuar. Nejse, tani nuk kthehej prapsht dhe ora e takimit erdhi, po ç’do t’i thoja? Nuk dija asgjё, çdo gjё ia lashё rastit.

Po prisja te lokali ku e kishim lёnё tё takoheshim. Ajo erdhi bashkё me burrin e vet. Nё fillim, u ulёn pёrballё meje dhe burri mё pyeti se si isha dhe si mё shkonin punёt. Iu pёrgjigja. Pastaj filloi ajo:

– E dashur zonjё, ky ёshtё njё keqkuptim. Unё nuk kam tё bёj fare me burrin tёnd.

– Po pse i dёrgon mesazhe, pra?

– Sepse e kam koleg dhe kёshtu e kalojmё orarin e punёs ne. Pastaj, unё jam shumё e qeshur dhe e dashur me tё gjithё – tha ajo, por harroi se kishte burrin e saj aty. – Ne jemi kolegё tё afёrt sepse jemi gjithё ditёn bashkё dhe, si do ta shtyjmё ditёn?

– Se si do ta shtysh ditёn, atё e di ti. Me punё, ndoshta? – i thashё me nёnkuptim. – Pastaj, nёse ishte njё gjё e zakonshme, pse nuk ia the me zё?

– Po shefi nuk na lejon…

– Pra, qenka diçka e ndaluar, – i thashё. – Megjithatё, me kolegё punoj edhe unё. Me kolegë kam punuar gjithmonё, por nuk kam çuar ndonjёherё asnjё lloj mesazhi, por mё kurioze jam tё di se kur ёshtё ajo “pastaj”. Ti i ke shkruar: “Ta them pastaj”. Kur ёshtё ajo “pastaj”, qё lejohet t`ia thuash?

Burri i saj vetёm dёgjonte. Ai nё fillim erdhi me idenё se kishte qenё thjesht njё mesazh mes kolegёsh, por tani, po fillonte edhe ai ta mendonte mё thellё.

– Pastaj, kur tё dilnim pёr pushimin e kafes!

– Ia the? – i thashё

– Po ç`janё kёto tani? Njё mesazh ishte! Edhe ai mё paralajmёroi pёr ty…

– E ç`tё tha?

– Para se tё vija, e pyeta a tё vija vetёm apo me burrin e ai tha: “Me burrin, qё të mos  flasë ç`tё mundet”. Unё i thashё: “Pse ёshtё kaq e fiksuar?” e ai mё tha: “Epo, kёshtu ёshtё, se mendon se kam njё tё dashur e tani ty tё ra, por duroje se do tё kalojё”.

Nё atё çast, pashё burrin e saj që u ngrys.

– E pse tё tha kёshtu?

– Po ja, i erdhi keq pёr mua e donte tё mё qetёsonte sepse isha shumё e shqetёsuar.

– Po tё qetёsonte ty duke mё sharё mua? Duke thёnё gjëra qё nuk ekzistojnë?

– Ai duhet tё qetёsonte gruan e vet, se ty tё qetёsoj unё; jam unё burri yt! – ia priti burri i saj. Ai tani po e kuptonte se gjёrat ishin mё keq sesa njё miqёsi mes kolegёsh.

– Po ai ёshtё mёsuar tё mё shohё vetёm duke qeshur dhe i erdhi keq që unё nuk isha mirё nga telefonata jote…

Ajo po mundohej tё qartёsonte gjёrat, po sa fjalё thoshte, tё nxirrnin nё pёrfundimin se ata tё dy shkonin mё shumё se ç’duhet me njёri-tjetrin. Tani nё bisedё ishte futur edhe burri i saj, megjithatё, ai ishte shumё i qetё dhe i arsyeshёm, jo si burri im qё sa filloja tё thoja diçka, nervozohej, sepse donte tё fshihte ato qё kishte bёrё. Biseda zgjati shumё. Ajo mundohej tё fshihte gjёrat qё dukeshin sheshit. Ju tregova vetёm njё pjesё, sepse sa herё i pёrmend gjёrat qё dёgjova atё ditё, ndihem shumё keq.

Po ju them se pasi u ndamё, burri i saj mё kёrkoi falje pёr gjithё kёtё shqetёsim qё mё kishin sjellё (ishte njё burrё shumё i zgjaur dhe i sjellshёm). Edhe ajo premtoi se s`do t`i shkruante mё e do tё sillej formalisht me burrin tim. Kjo ishte vetёm pёr tё qetёsuar mendjen time, se mos do t’i ruaja dot. Lёre, se unё nuk jam as tip i tillё, por pak u qetёsova pёr momentin. Ata tё dy mund tё bёjnё ç`tё duan dhe as unё, as burri i saj, nuk do tё mund tё marrim vesh gjё, mjafton qё ata tё dy tё kujdesshem e tё fshijnё tё gjitha mesazhet.

Kjo ishte historia qё doja t`ju tregoja, e cila vёrteton edhe njёherё se sa jam e dashuruar me burrin tim. Çfarёdo gjёje tё bёjё ai, edhe mё të rёndё se kjo, unё prapё se prapё nuk do tё mund ta ndёrroj me asnjё tjetёr…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Po rris fëmijën e kunatit alkoolist

Next Post

A jemi vërtet kështu, ne gratë?

Advertisement