Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A rrezikohen të gjitha gratë nga osteoporoza?

– Çfarë është osteoporoza?

– Osteoporoza është një pakësim i konsiderueshëm i kockës, që mund të çojë në thyerjen e saj. Osteoporoza pas menopauzës prek afërsisht një në katër gra dhe përfaqëson ndërlikimin kryesor afatgjatë të menopauzës.

– Cilat janë mekanizmat e osteoporozës?

Advertisement

– Kocka është një ind i gjallë që rinovohet vazhdimisht. Ne formojmë masën tonë kockore deri në moshën 20-25 vjeçare, pastaj ajo qëndron e palëvizshme afërsisht deri në moshën 40 vjeçare. Pas kësaj moshe, si burrat, ashtu edhe gratë, e humbasin pak nga pak masën kockore deri në fund të jetës. Por osteoporoza është një sëmundje që prek sidomos gratë, për dy arsye: Së pari, sepse masa kockore e gruas në moshë të rritur është më e paktë se ajo e burrit dhe së dyti, sepse pakësimi i masës kockore përshpejtohet në mënyrë të konsiderueshme pas menopauzës. Nga ana tjetër, gratë jetojnë më shumë se burrat dhe jetëgjatësia është faktori kryesor i rrezikut për osteoporozën.

– Cilat janë pasojat e osteoporozës?

– Kur masa kockore është pakësuar shumë, ajo mund të shkaktojë fraktura të rruazave të shtyllës kurrizore (vertebrave), të kyçit të dorës dhe më vonë, të femurit (kockës së kofshës). Fraktura e parë ndodh shpesh nga ngjeshja në vertebrën lumbare, nga mosha 65 vjeçare. Më vonë mund të ndodhin ngjeshje të tjera të vertebrave, duke shtuar dhimbjet dhe handikapin. Njëkohësisht, thyerja e kyçit të dorës është 6 herë më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në moshën 60 vjeçare. Përsa i përket thyerjes së kokës së femurit, kjo ndodh më vonë, nga mosha 80 vjeçare.

– Cilat gra rrezikohen nga osteoporoza?

– Jo të gjitha gratë sëmuren nga osteoporoza pas menopauzës. Është pra e rëndësishme të kuptohet se cila nga gratë në të 50-tat rrezikon të zhvillojë një ngjeshje të vertebrave 10 ose 15 vjet më vonë. Kështu, mund t’u propozohet atyre një strategji parandalimi, një trajtim. Duke u bazuar te studimet epidemiologjike, jemi munduar të përcaktojmë faktorët e rrezikut të osteoporozës. Përveç moshës dhe densitetit të ulët të kockës, faktorët kryesorë janë një frakturë e parë (ose një ngjeshje e vertebrave) pas një traumatizmi të vogël, një precedent familjar në thyerjen e kokës së femurit, trajtimi i gjatë me ilaçe kortizonike, konsumimi i rregullt i alkoolit, duhanit, një poliartrit reumatoid, dobësia shumë e madhe (me IMT nën 20).

– Çfarë është osteodensitometri?

– Vlerësimi i densitetit të kockave është thelbësor për të kuptuar se cila nga gratë rrezikohet nga osteoporoza. Një analizë osteodensimetri bën të mundur vlerësimin e densitetit të kockave. Bëhet fjalë për një analizë pa dhimbje, gjatë së cilës përdoren sasi shumë të vogla të rrezeve X, që mat densitetin e kockave në nivelin e vertebrave lumbare, kyçit të dorës dhe femurit.

– Mund të parandalohet osteoporoza me THS (trajtimi hormonal pas menopauzës)?

– Kur vërtetohet rreziku i osteoporozës, THS-ja zë një vend thelbësor në parandalimin e humbjes së masës kockore pas menopauzës te gratë ndërmjet moshës 50 e 60 vjeç që kanë shqetësime të tjera, si për shembull, afshe të nxehta.

– Cilat janë trajtimet e tjera parandaluese të osteoporozës?

– Ekzistojnë gjithashtu trajtime të përcaktuara për kockën, veçanërisht SERM (trajtime me hormone), biofosfonatet dhe ranelati i stronciumit. Këto produkte janë efikase te kockat, por nuk i trajtojnë dot afshet e nxehta. Ato përdoren te gratë pas moshës 60 apo 65 vjeç, nganjëherë përkrah THS-së.

– Ç’rol luan mënyra e të ushqyerit dhe ushtrimet fizike në parandalimin e humbjes së masës kockore?

– Ekzistojnë mënyra të tjera parandalimi shtesë, si një ushqim i pasur me kalçium, marrja e vitaminës D që favorizon thithjen dhe fiksimin e kalçiumit në kocka, praktikimi rregullisht i ushtrimeve fizike. Shpesh, gratë në të 50-tat, nuk marrin aq sa duhet kalçium, ndërkohë që nevojat për të, shtohen. Këshillohet pra konsumimi sa më i madh i ushqimeve me kalcium, si qumështi e nënproduktet e tij dhe uji mineral, që ka kalcium të shtuar. Nganjëherë është e dobishme edhe marrja e tabletave të kalciumit, që shiten në farmaci.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kështu vdiq dashuria ime e vetme...

Next Post

Si reagon trupi kur ka mungesë vitaminash?

Advertisement