Shumë nga produktet që përdoren në shtëpi, përmbajnë agjentë kimikë kancerogjenë.
Po flasim për substanca si formaldeidet, nitrobenzenin, klorurin e metilenit, naftalenin, helme që ndikojnë në sistemin tonë endokrin.
Të gjitha këto substanca janë të dëmshme për organizmin tonë, prandaj ju këshillojmë të lexoni me vëmendje etiketat, në mënyrë që të mos mbani në shtëpi produkte helmuese. Ja 10 produkte për shtëpinë që nuk duhet t’i blini…
1. Deodorantet
Shumë shpesh ata përmbajnë naftalen dhe formaldeid. Sidomos kjo e fundit, mund të shkaktojë irritime të mukozave, dermatite nga prekja dhe astmën bronkiale. Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve për Kancerin e ka klasifikuar kohët e fundit si substancë kancerogjene me “evidencë të mjaftueshme” për kafshët dhe “të kufizuar”, për njerëzit.
2. Bojërat dhe llaqet
Bojërat dhe llaqet për muret përmbajnë shpesh substanca helmuese. Në treg ndodhen shumë alternativa ekologjike. Rezultati është i njëjtë, pa rrezikuar të dëmtoheni.
3. Sgrasatorët për makinat
Nuk janë tamam produkte për shtëpinë, por është mirë të informoheni edhe për ta. Shumica e sgrasatorëve për makinat janë shumë të dëmshme. Nëse jeni të detyruar t’i përdorni, të paktën mbajini larg burimeve të nxehtësisë dhe, pasi t’i mbaroni, hidhini në kosha të veçanta për plehërat kimike.
4. Qirinjtë
Kur të keni nevojë për qirinj, përdorni një prej dylli blete, me fitil pambuku. Hiqni dorë nga ato që përmbajnë parafinë, që kur ndizen lëshojnë substanca helmuese, si për shembull bloza. Ato njihen si “mbledhës” të shumë përbërësve kancerogjenë.
5. Ilaçi i tapeteve
Sapunet dhe detergjentët për tapetet dhe tapiceritë, në përgjithësi, janë një armik tjetër për shëndetin. Edhe në këtë rast mund të blini ata që kanë përbërës natyralë. Pastaj, ka mënyra të ndryshme si t’i hiqni njollat e tapeteve në mënyrë natyrale.
6. Larja e thatë
Zakonisht, kjo bëhet në lavanderi, por nëse e bëni në shtëpi, evitoni produktet që përdorin perkloroetilen. Këto produkte, megjithëse garantojnë rezultate më të mira në pastrim, janë të dëmshme si për mjedisin, ashtu edhe për njeriun. OBSH-ja e ka përcaktuar perkloroetilenin si agjent kimik të rrezikshëm në mjedisin e punës.
7. Substancat kundër insekteve
Për të hequr në shtëpi pleshtat, morrat ose tartabiqet, mos përdorni pesticide me bazë lindani. Është e vërtetë që është shumë e vështirë t’i heqësh këta parazitë në mënyrë natyrale, por ne po ju tregojmë një masë parandaluese. Merrni disa fletë dafine ose degë rozmarine (o njërën, o tjetrën, jo bashkë), zhytini në një tenxhere me ujë, ziejini, prisni sa të ftohet pak dhe pastaj njomni një leckë e fërkojeni mbi lëkurën e kafshës. Mund ta bëni këtë sa herë ta gjykoni të nevojshme, sepse është diçka natyrale dhe nuk është helmuese, as për ju, as për kafshën.
8. Pesticidet për shtëpinë
Përdoren shumë këto pesticide për mushkonjat e mizat, por përmbajnë substanca të dëmshme për ne. Mund të përdorni metoda natyrale, që janë po aq funksionale dhe nuk të dëmtojnë.
9. Furra me mikrovalë
Furra me mikrovalë, megjithëse është shumë praktike, nuk të bën shumë mirë. Nuk ju këshillojmë të hiqni krejtësisht dorë prej saj, por kushtojini kujdes materialit që fusni në të: Kurrë dhe kurrë mos fusni në të materiale plastike dhe derivatet e tyre.
10. Boja e flokëve
Kjo këshilla e fundit u drejtohet kryesisht grave. Evitoni lyerjen e flokëve ose përdorni bojëra 100% natyrale. Drejtësia franceze (për të përmendur një shembull), ka dënuar kohët e fundit firmën Schvvarzkopf për një produkt të konsideruar si kancerogjen. Në veçanti, gjyqi i Marsejës ka dënuar një grup të specializuar në sektorin e kozmetikës për flokët, për një çështje të viteve ’80. Një dënim i padëgjuar, që hedh hije mbi sigurinë e produkteve në fjalë, në veçanti, bojërat e flokëve. Ju kemi paralajmëruar…