Erëzat janë përdorur edhe në kohërat e lashta për qëllime terapeutike.
Ato janë të pasura me substanca antioksiduese, por edhe me vitamina e kripëra minerale, pra, janë shumë të dobishme për shëndetin deri në atë pikë sa shumë studime kanë konfirmuar se përdorimi i tyre i rregullt mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse.
Për të ditur se cilat janë këto aroma natyrale për të trajtuar një problem të caktuar, na vjen në ndihmë libri “Healing Spices: Hovv to Use 50 Everyday and Exotic Spices to Boost Health and Beat Disease” (Erëzat shëruese: Si të përdorim erëzat e përditshme dhe ekzotike për të pasur shëndet dhe për të luftuar sëmundjet), shkruar nga doktori Bharat B. Aggarual, një nga ekspertët më të mëdhenj në përdorimin terapeutik të erëzave të kuzhinës…
– Frutat e dëllinjës
Ato i japin aromën karakteristike xhinit, por kanë edhe efekt diuretik që i bën ideale, në rastin e infeksionit të rrugëve urinare.
– Borziloku
Përdoreni atë sa më shumë. Sipas studiuesve indianë, kjo bimë normalizon nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) dhe redukton sheqerin në gjak (që del me shumicë në rastin e stresit), ndërsa ekstraktet e tij të ndihmojnë të ruash zemrën dhe ul nivelin e kolesterolit.
– Kanella
Mund të duket si paradoks sepse ka shije të ëmbël, por kanella të ndihmon të ekuilibrosh sheqerin në gjak, siç e konfirmon një studim amerikan i bërë me 109 persona të prekur nga diabeti i tipit 2.
– Karafili
Ai përdoren nga dentistët, sepse mpin vendin që të dhemb, duke e bërë më pak të ndjeshme ndaj dhimbjes, por është edhe anti-inflamator dhe anti-bakterial i fuqishëm që lufton malcimin e mishrave dhe ndihmon në parandalimin e herpesit të buzës.
– Koriandra (majdanozi kinez)
Ajo është një vrasëse e vërtetë e bakterieve. Sipas një studimi portugez, nëse u jep sasi të vogël vaji koriandre pacientëve në spitale, mund të evitohen infeksione vdekjeprurëse si E.coli.
– Kumini
Kjo erëz, që është një nga përbërësit kryesorë të curry-t (erëz indiane) sjell disa të mira, që nga reduktimi i kolesterolit, triglicerideve dhe sheqerit në gjak, deri në vonimin e kataraktit. Ai ka aftësi antioksiduese e deri antitumorale.
– Speci djegës
Nëse e përdorni rregullisht në gjellë, do të bëheni më tolerantë ndaj dhimbjeve dhe lejon reduktimin e infeksioneve.
– Rrepa
Nëse doni të shtoni efektin antitumoral të brokolit dhe lulelakrës (që humbet pak gjatë zierjes), shtoni pak rrepë (në formë erëze të tharë) pikante në të.
– Sherebela
Të mos ju mungojë kurrë në dollap sepse shumë studime kanë treguar se kjo bimë gjallëron humorin, shton përqendrimin dhe forcon kujtesën. Jo vetëm kaq! Duket se kjo ka efekte pozitive edhe te të sëmurët me Alzhaimer, duke i bërë të përmirësojnë ndjeshmërisht aftësitë njohëse.
– Farat e anisit
Ato janë përdorur prej shekujsh për të lehtësuar tretjen, sepse kanë efekt qetësues, por ndihmojnë edhe në rastin e erës së keqe të gojës, kapsllëkut, bile të reduktojnë formimin e ulçerave.
– Fara finoku
Përveç aftësive tretëse, ndihmojnë në rastin e dhimbjeve menstruale dhe lehtësojnë dhimbjet e barkut te bebet.
– Trumza
Ekzistojnë të paktën 100 varietete të saj, por të gjitha me një përbërës të përbashkët, timolin, një vaj eteror me aftësi antiseptike që vret bakteriet dhe trajton jo vetëm bronkitet dhe rrufat, por edhe kollën.
– Xhenxhefili
Përveç aftësive të njohura kundër të vjellave (që nga ato të mëngjesit, tek ato të shkaktuara nga anestezia ose kimioterapia), kohët e fundit është zbuluar se është shumë efikase për të trajtuar dhimbjen e kokës, sepse e largon brenda dy orësh.