Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Jemi një çift i martuar, por kam vënë re që më ka ikur fare dëshira për të bërë seks me gruan.

Theksoj që e doja shumë dikur, por tani sikur s’kam shumë dëshirë për të bërë dashuri me të. Si duhet të veproj në këtë rast?

– Ky është një problem i pashmangshëm në shumë raste, te çiftet që kanë vite që janë të martuar, problem që e hasin edhe psikoterapistët. Janë shumë arsye që e çojnë çiftin ose më saktë, mashkullin në këtë pikë, mund të jenë zemërime të akumuluara prej kohësh, nevoja për të pasur pasione të reja, si dhe nuk përjashtohen ndryshimet hormonale. E megjithatë, ka edhe arsye të tjera që janë akoma më shqetësuese dhe ato janë psikologjike. Ndoshta ju nuk ndiheni më i aftë si më përpara për të arritur kënaqësinë e duhur dhe keni frikë mos dështoni në sytë e gruas tuaj, por kjo është e gabuar. Ka të tjerë që, kur shohin trupin e gruas së tyre të plakur, u humbet dëshira për seks. Edhe kjo është e gabuar sepse është po ajo që keni njohur kur ka qenë e re. Ndërrimi i partneres nuk është zgjidhje sepse mund t’i krijosh vetes probleme dhe konflikte të pazgjidhshme. Ky problem zgjidhet duke e diskutuar hapur me gruan tuaj, gjë që mund ta ndihmojë marrëdhënien tuaj. Ndoshta edhe ajo ndjen të njëjtën gjë siç ndjeni edhe ju, por ajo ka ndjenja dhe nuk dorëzohet. Duke qenë se thoni se e keni dashur, atëhere vazhdoni ta doni, apo jo?! Duhet të mundoheni ta përmirësoni jetën tuaj seksuale me sjellje të ngrohta dhe me shumë humor. Nëse edhe kështu nuk e përmirësoni dot, ju rekomandoj të shkoni te ndonjë psikoterapist ose të bëni ndonjë vizitë tek andrologu.

Advertisement

– Jam 50 vjeç dhe kam shëndet shumë të mirë. Unë bëj seks çdo ditë. A  mund të kem probleme më vonë?

– Përderisa nuk keni pasur shqetësime, vazhdoni të bëni seks çdo ditë si deri tani sepse s’do të keni probleme. Uroj që edhe bashkëshortja juaj të jetë e kënaqur dhe dakord me këtë ritëm të jetës tuaj seksuale.

– A mund të zbulohet sëmundja e AIDS-it pa i dhënë ende shenjat?

– Sigurisht që rastet mund të diagnostikohen pa filluar sëmundja, gjithmonë nëse do t’i nënshtroheni një analize laboratorike për AIDS. Analizat bëhen në mënyrë vullnetare, pa deklaruar emrin e personit. Nëse dyshoni për një gjë të tillë, mirë është të bëni një analizë gjaku. Laboratorët për këtë punë janë kudo.

– Kam skuqje dhe kruarje të lafshës së kokës së penisit. Çfarë mund të jetë?

Ju nuk na jepni shumë të dhëna në letrën tuaj, megjithatë, patologji të tilla të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me balanopastitis, që ka pikërisht ato shenja që keni përshkruar ju. Përveç kësaj, ka edhe shtim të një lloj sekrecioni me erë të rëndë, gjë që mund të avancojë dhe të krijojë edemë të zonës së prekur, duke shkuar deri aty sa të vështirësojë kryerjen e aktit seksual. Ju këshilloj një vizitë tek andrologu, që të jemi më të sigurtë për diagnozën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë u pëlqen burrave?

Next Post

Produkte 100% bio vetëm në “ErasBioShop”!

Advertisement