Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Më kafshoi qeni

Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr një qen të zi duke të kafshuar në krahun e djathtë? Ndërkohë, kur unë e prekja, ai mundohej të më largohej. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem?

– Qeni, në botën e ëndrrave, ka role të shumta dhe shpjegime të ndryshme, gjithmonë në varësi të përmbajtjes së ëndrrës. Qenin mund ta shohim si mikun tonë të ngushtë, të pandashëm dhe besnik, që na shoqëron në rrugën e mirë dhe të keqe, ose që na qorton edhe kur jemi kokëfortë, të çoroditur dhe pa ekuilibër. Qeni paraqitet përgjithësisht si simbol i besnikërisë dhe kurajës. Në rastin tuaj, tregon një gjendje të shqetësuar të shkaktuar nga dikush që për ju ishte shumë i rëndësishëm. Do të zbuloni papritur se një mik/e shumë i shtrenjtë është armiku juaj më i madh. Në momentin që do ta zbuloni, nuk duhet ta justifikoni aspak, përkundrazi, duhet t’i tregoni vendin, duke e larguar nga vetja. Kjo është e vetmja mënyrë nëse dëshironi vërtet të mos dilni të dëmtuar. Largojeni nga vetja, kushdo qoftë ai person që tregon qëllimet e tij/saj jo të mira.

Advertisement

Grumbull njerëzish

Në ëndërr pashë sikur isha në mes të një grumbulli njerëzish. Nuk i njihja fare, por u gjenda papritur aty. Në fillim ndihesha mirë dhe më pas sikur doja të ikja, por sa isha larg, doja përsëri të isha me ata, sepse trembesha nga vetmia. Kishte shumë njerëz dhe rrinin në një vend, sepse ishin në formë rrethi. Dua të di, çfarë kuptimi ka? Faleminderit.

Nëse në ëndërr e gjeni veten në mes të një grumbulli njerëzish, do të thotë që keni dëshirë t’u bashkoheni atyre, pra, të bashkoheni me shumicën, në mënyrë që të zbuloni se ku mund të përshtateni. Në njëfarë mënyre, ju nuk e dini se ku ndodheni shpirtërisht, psikologjikisht. Jeni natyrë e ndjeshme dhe keni frikë nga gjithçka. Nga njëra anë dëshironi t’u bashkoheni njerëzve të tjerë dhe të ndani me ta gjithë ndjesitë që keni, por më pas i trembeni brishtësisë suaj dhe paragjykimit. Kjo s’do të thotë që ju jeni frikacak, përkundrazi, ëndrra tregon se keni një karakter të veçantë dhe, po të doni, mund të përballeni me gjithçka e me këdo. Në të ardhmen, ju do t’i bëni ballë çdo lloj mendimi negativ që ju vjen në kokë dhe do të arrini të fitoni zemrat e shumë personave rreth jush, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë seç jeni tani.

Argjend

Dua të di: Çfarë do të thotë të shohësh argjend në ëndërr? E them këtë sepse shoh shumë shpesh në ëndërr objekte argjendi, por s’i mbaj mend ngjarjet, ndaj doja një shpjegim për argjendin, përgjithësisht. Faleminderit.

– Argjendi, në ëndërr, në shumicën e rasteve, përfaqëson karakterin e atij personi që e shikon, tregon një lloj personi të ngurtë i cili nuk lejon që të ndryshohet apo të preket nga të tjerët. Argjendi simbolizon thesaret e fshehura që ka në vetvete çdo person; mund të jetë ajo që thashë më sipër, ndonjë talent ose ide për të ardhmen. Veç të tjerash, tregon dëshirën për të qenë sa më mirë në sytë e të tjerëve. Në qoftë se ju keni parë në ëndërr sikur jeni duke mbajtur një objekt argjendi, ëndrra tregon se në të ardhmen do ta keni pak të vështirë të gjeni qëndrimin e duhur dhe të mbani një sjellje model gjatë gjithë kohës. Ata që janë rreth jush do ta kuptojnë se shumë gjëra ju i keni sipërfaqësore. Në qoftë se shikoni një gur të çmuar të veshur me argjend, do të thotë që ju e vlerësoni shumë shoqërinë dhe ajo ju vlerëson shumë juve. Në qoftë se merrni dhurata argjendi, ëndrra tregon që keni shumë simpatizantë rreth jush, ama duhet të keni kujdes që të mos mashtroheni nga lajkat. Gjithçka duhet të jetë me masë dhe si të tillë, duhet ta pranoni.

Iu kthye ish-e dashura

– Kam parë në ëndërr sikur të dashurit tim i ishte kthyer ish-e dashura nga Gjermania dhe ai rrinte me atë në një tavolinë para meje, ia plotësonte të gjitha asaj, ndërsa mua jo. Ai s’më fliste fare; vetëm më shihte ndonjëherë serioz. Mua më vinte plasja dhe thosha me vete: “Këtë nuk ia fal!”.

– Ju ndikoheni shumë nga e kaluara e të dashurit tuaj. Kjo ju sjell shumë probleme në të tashmen dhe do t’ju sjellë edhe në të ardhmen. Jeni shumë xheloze, por kjo nuk është vetëm pjesë e karakterit; kjo xhelozi ju është ushqyer paksa edhe nga i dashuri, ndoshta sepse ai ju përmend ish-të dashurën ose ajo që ka pasur, po mundohet të kontaktojë sërish me të. Ju keni shumë frikë se mos e humbisni dhe ëndrra e tregon qartë se do të keni konflikte. Prandaj, veç të tjerash, ëndrra ju këshillon të keni kujdes nëse nuk dëshironi ta humbisni personin që keni në krah. Mos i jepni shumë rëndësi ish-të dashurës së tij, duke e diskutuar disa herë këtë çështje, sepse kjo vetëm sa ju ul në sytë e të dashurit tuaj dhe ai mund të ftohet ndaj jush. Kini shumë kujdes, nëse nuk dëshironi ta humbisni djalin e zemrës. Ruani qetësinë dhe falini aq dashuri sa e meriton, mos e doni më shumë se veten.

Fara luledielli

– Në ëndërr pashë sikur isha mbrapa shumë fëmijëve djem dhe para tyre ishte një burrë që i pyeti: “A keni nevojë për Zotin?”. Unë isha mbrapa fëmijëve dhe i dhashë një djali fara luledielli. Kaq pashë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?

– Ju keni shumë plane për të ardhmen; fëmijët që keni parë, përfaqësojnë idetë tuaja, vetëm se keni pak frikë e ankth, prandaj edhe në mënyrë të pandërgjegjshme kërkoni një mrekulli nga Zoti. Keni nevojë për mbështetjen e Zotit, ama nuk e kërkoni siç duhet atë. Filloni të besoni në realizimin e planeve tuaja dhe shpreheni hapur nevojën që keni për të Plotfuqishmin. Farat e lulediellit tregojnë sukseset që do të arrini falë besimit që do të keni në vetvete, aftësive tuaja dhe te Zoti. Do të keni të ardhme të mirë!

Më humbën këpucët

Kam parë në ëndërr sikur shkova në një institucion për të paguar një taksë shkolle dhe për të marrë një vërtetim. Më pas shkova në një dyqan dhe aty takova mësuesen e historisë e dy shoqe të miat. Ata më takuan dhe më pas, ikën. Papritur, unë kisha hequr këpucët dhe shitësja m’i kishte fshehur. Unë kërkoja ngado, por këpucët e mia nuk i gjeja. Në dyqan shihja shumë këpucë, por unë doja të miat. Më pas dola nga dyqani me këmbë zbathur dhe shkova në një dyqan tjetër, ku pashë një bluzë të bardhë që vendosa ta provoja. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

Ju po kaloni një periudhë të vështirë dhe jeni shumë konfuz përsa i përket të ardhmes suaj, sidomos asaj profesionale. Këpucët kanë shumë kuptime në ëndërr, por në rastin tuaj, që i keni humbur, tregojnë stres dhe humbjen e diçkaje që mund të jetë shpirtërore, materiale ose thjesht, shqetësimet e kësaj periudhe që keni, ju shfaqen në këtë mënyrë. Do t’ju jepen shumë mundësi për të larguar stresin që keni, por ju vazhdoni të ngulni këmbë në mënyrën tuaj, e cila me sa shikojmë në ëndërr, nuk është zgjidhja e duhur për ju. Pranoni të ndihmoheni edhe nga dikush tjetër. Duke qenë se po kaloni një periudhë të vështirë, keni nevojë për mbështetje, por po nuk e kërkuat ose nuk e pranuat, nuk keni si të dilni nga kjo gjendje. Bluza e bardhë tregon pikërisht mundësinë që do t’ju jepet për të ndryshuar taktikë të menduari apo të ecuri në jetë. Kjo do t’ju ndihmojë të gjeni atë çfarë keni kërkuar prej kohësh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më vdiq i fejuari

Next Post

Si i gjeta motrat e mia të humbura

Advertisement