Ka qenë i ftuar sipas marrëveshjes në një koncert organizuar në JAJA CLUB në Halmstad të Suedisë por nuk ka shkuar. Eshtë fjala për këngëtarin Afrim Muçiqi i cili edhe sipas njoftimit me poster do të ishte më datën 2 Mars pra të shtunën e kaluar së bashku me këngëtarët e tjerë Meda dhe Rina. Sipas organizatorit Sokol Rexhaj ky është një nënçmim dhe jo korrektësi nga ana e Afrimit që kishte thënë se deri në atë mbrëmje do të vinte e ndërsa i kontaktuar me anë të shumë mesazheve dhe telefonatave ai nuk është lajmëruar duke zhgënjyer shumë të pranishëm në publik. Për ne organizatori ka thënë se kurrë nuk i ka ndodhur që dikush nga artistët të gënjejë e aq më tepër se ka pritur kurrë nga Afrim Muçiqi këtë gjë. Megjithëse mbrëmja ka shkuar mjaft mirë me këngëtarët e tjerë drejtuesi i këtij eventi ka dashur të sqarojë e ka postuar këtë status në facebookun e tij. “PERSHENDETJE JUVE QE JU KAM MIQ NE FACEBOOK AFRIM MUQIQI KA PASUR TE MERR PJESË NE MBRAMJE RINORE NE HALMSTAD DHE DJE PAS DIT KA THEN SE DO JET GJITHQYSH PREZENT DHE U ZHDUK JU QE DINI PER TE JU KISHA LUT TE NA LAJMRONI TE DIM SE PAKU A ASHT GJALL NIHER ISHALLA SI KA NDODH KURGJA E NESE SI KA NDODH GJA PASTAI DUHET TE NA JEP NI SQARIM DHE TJU TREGOI PUBLIKUT QKA KA NDODH DHE QKA ASHT ARSYA QE NUK ASHT KAN PREZENT NE MESIN E JUVE”.
Advertisement