– Jam një qytetare shqiptare, me nënshtetësi italiane. Kisha probleme me bashkëshortin dhe tani jam ndarë përfundimisht, por kam akoma mbiemrin e burrit.
Çfarë duhet të bëj për të hequr mbiemrin në Shqipëri dhe të marr mbiemrin tim të vajzërisë? Gjykata Italiane më ka lëshuar dokumentin me vulën apostile.
A më duhet të bëj ndonjë gjyq në Shqipëri apo të shkoj direkt e në gjendje civile? Po në rast se s’kam mundësi të vij në Shqipëri, kujt mund t’ia jap dokumentet t’i paraqesë? Ju lutem, më thoni, çfarë duhet të bëj? Ju falënderoj për përgjigjen tuaj. Zonja Anila.
Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Përshwndetje Anila! Rasti që ju po më relatoni gjen zgjidhje. Nëqoftëse gjykata Italiane në vendimin e saj për zgjidhjen e martesës ka dispoznuar me ndryshimin e mbiemrit tuaj nga atë që morët pas martese në atë që kishin përpara martese atëherë, ky vendim duhet të njihet nga shteti shqiptar. Dokumentacioni që ju posedoni do t’i nënshkrohet kontrollit të ligjshmërisë për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të huaj nga Gjykata Shqiptare. Ky proces gjyqësor zhvillohet në Gjykatën e Apelit përkatës. Për këtë qëllim me kontakto personalisht që të mund të nisim procedurën sa më parë.