Përshëndetje! Sapo jam bërë nënë e kam lindur një fëmijë shumë të bukur e të shëndetshëm por ndihem shumë keq. Shpesh bëhem nevrike pa shkak, dua të di mos më ka zënë depresioni i paslindjes? A ekziston vërtet një depresion i tillë apo kjo është thjesht një shpikje? Si bie një njeri në depresion dhe si shërohet ai?
Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com:- E dashur të falënderoj për pyetjen e drejtuar! Gjatë periudhës së shtatzanisë në trupin tonë ndodhin ndryshime të shumta fizike dhe hormonale . Por pasi lind fëmija situata ndryshon trupi ynë siç ka qenë më format e mëparshme. Është e vërtetë që e gjithë vëmendja i shkon të porsalindurit, po ashtu edhe vëmendja e partnerit ose familjarëve. Netë të tëra pa gjumë sidomos muajt e parë, një stil jetese komplet ndryshe e kujdesi për veten është gjëja e fundit që ne mendojmë. Çdo njeri e përjeton ndryshe atë ç’ka ndjen, disa e marin me sportivitet, disa e marin me stres e bien në depresion. Pra, që do të thotë depresioni post –partum që ose i paslindjes ekziston probaliteti që një në dhjetë femra të preket nga ky lloj depresioni. Muajin e parë që është akoma më e vështirë e qara e fëmijës ndryshimet fizik , problemet e shumta që lindin me gjidhënien e foshnjës. Gjithësesi këto duhen parë dhe janë probleme të përkohshme pasi shumë shpejt gjëndja kthehet në normalitet . Përpos faktit që nevrikosesh pa arsye thjesht nga situata, lindja e fëmijës është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë njeriut. Unë do të këshilloja që të kërkosh ndihmë që edhe këtë situatë ta kalosh shpejt si nga bashkëshorti ose famijarët e tu . Fol, tregoi për situatën dhe do marrësh suportin e duhur, qoftë mbështetje psikologjike apo edhe emocionale. Depresioni i paslindjes ose depresioni post –partum ekziston si fenomen dhe e perjetojnë pothuaj të gjithë femrat, fatkeqësisht disa nga mungesa e informacionit. Disa kërkojnë ndihmë nga familjarët e të afërmit ose kërkojnë ndihmën e një psikoterapisti ose terapisti , në mënyrë që ta kalojnë si fenomen. Nëse nuk i kushtohet vëmendje, depresioni i paslindjes mund të shkaktoj psikozë dhe shumë probleme të tjera. Shtatëzania dhe lindja e bebes është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e femrë. Gjatë kësaj periudhe femrat ngarkohen me presionin fizik dhe psikologjik. Po ashtu lindja me vështirësi e bebes, ushqyerja me gji natën etj.
Arsyet psikologjike ku mjekët theksojnë se gratë me depresion paslindjes kanë vështirësi të përshtaten me rolin e ri të nënës dhe të kapërcejnë presionin e shkaktuar nga gjidhënia e përkujdesja ndaj bebes. Duke pasur parasysh se presioni i grumbulluar gjatë shtatëzanisë dhe shqetësimet e mëdha. Pra, ky depresion ekziston e për fat sot ekzistojnë gjithashtu metoda të ndryshme , për t’i ardhur në ndihmë femrës që përjeton këtë lloj depresioni. Familja është faktori kryesor i kapërcimit të këtij problemi, suporti që jep familja. Të krijojë optimizëm përballë diçkaje që duket se është e vëshire por aq edhe e bukur njëkohësisht. Sigurisht që s’është një shpikje pasi ka shumë raste të ndryshme që flitet për këtë fenomen.Lindja e fëmijës, pavarësisht problemeve të shumta që hasim rrugës është një përvojë unike dhe e bukur.
Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak në këtë pjesë, gjithsesi edhe në fund dua të të them se për t’a kaluar këtë situatë të vëshirë por edhe te bukur një kohësisht nevojitet dashuria e familjes e të afërmëve ose ndihma e terapistit. Faleminderit dhe gjithë të mirat!