Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Unë që ju shkruaj jam 17 vjeçe dhe jam shumë e turpshme, s’kam pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale. A është normale kjo gjë?

– Sigurisht që është normale, çdokush ka personalitetin, karakterin e natyrën e vet dhe hapin drejt marrëdhënieve seksuale, e hedh kur e ndjen.

Prandaj nuk keni pse të shqetësoheni apo t’ju vijë turp nga kjo gjë. Nuk janë të gjitha vajzat njësoj, edhe pse moshataret tuaja tashmë do ta kenë kaluar atë fazë. Është tjetër gjë nëse në mes të kësaj qëndron frika juaj. Këtu ju duhet të kuptoni se çfarë ju pengon drejt këtij hapi. Do t’ju bënte mirë të flisni me një person shumë të besueshëm të familjes tuaj për këtë gjë, sepse të hapurit me dikë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Advertisement

– Kam probleme me përmasat e penisit. Kam komplekse dhe kam frikë se nuk do të arrij të kënaq asnjë vajzë. Si t’ia bëj?

– Duhet t’i jepni kurajo vetes dhe t’i hiqni këto lloj kompleksesh që keni në vetvete sepse nuk janë përmasat ato që të japin kënaqësi. Siç e kemi thënë edhe herë të tjera, organi femëror është elastik, kështu që centimetrat e penisit nuk kanë rëndësi fare. E rëndësishme është ndjenja, kënaqësia dhe cilësia e marrëdhënieve seksuale.

– Unë jam pak e shëndoshë dhe kur vjen puna te marrëdhëniet seksuale me të fejuarin, kam ndrojtje sepse s’më pëlqen trupi im. Jam bërë me fiksime sepse shoh që i fejuari im komenton femrat me trup të bukur që shikon në televizor.

– Ju duhet të qetësoheni, sepse jo më kot ju ka zgjedhur si të fejuarën tuaj, partneri që keni në krah. Kjo do të thotë se ju dashuron, gjë që është shumë e rëndësishme. Ai ju konsideron si femrën e jetës së tij, ju pëlqen në krevat etj., prandaj s’e kuptoj se pse i keni këto komplekse për trupin. Duhet të dini që trupat e përkryer të femrave që shohim në TV, internet, reklama, revista etj. janë fotografi joreale të bukurisë femërore. Ato fotografi apo imazhe të përkryera që komenton i fejuari juaj, kalojnë nëpërmjet shumë procedurave fotoshopi apo rregullimi nëpërmjet teknologjisë kompjuterike, përpara se të dalin në pah për shikuesit si ne. Pastaj, mos u dëshpëroni nga komentet që bën ai. Meshkujt përgjithësisht tërhiqen në pamje të parë nga imazhi. Më pas, është tjetër gjë që i bën të bien në dashuri, siç është rasti juaj, që ju ka zgjedhur për të fejuar. Përpiquni t’i hiqni nga mendja këto gjëra sepse mund të ndikojnë për keq në marrëdhënien tuaj seksuale. Mendoni se jeni perfekte, keni trup shumë joshës dhe se i fejuari juaj ju do vërtet.

– I dashuri im s’e ka problem të eksitohet, por kur bëjmë marrëdhënie seksuale, ai nuk arrin në orgazëm. Kemi provuar metoda të ndryshme, por asnjëherë s’ka arritur të prishet. Kjo gjë po më mërzit shumë sepse më duket sikur është faji im. Jam në hall. Si të veproj?

– Së pari, duhet ta lini mënjanë kërkimin se kush e ka fajin. Nuk është as faji yt, as faji i tij. Shpeshherë, është stresi ai që shkakon probleme të tilla seksuale. Mund të jenë shumë arsye, mund të jenë fizike; ndoshta merr ilaçe për ndonjë gjë dhe këto ndikojnë. Sidomos antidepresantët, shkaktojnë probleme të tilla. Mund të jetë ndonjë frikë e pashpjegueshme nga ana e tij etj. Në shumicën e rasteve, ky problem ka natyrë psikologjike dhe pjesa tjetër mund të jetë problem shëndetësor. Flisni hapur me të dhe kërkojini t’ju tregojë çfarë i pëlqen më shumë në krevat, bëni lojëra paraprake seksuale. Lëreni të dashurin tuaj të shprehet lirshëm, mos shfaqni frikën e ndonjë shtatzanie para tij, kaloni sa më shumë kohë së bashku, lexoni informacione mbi seksin, largoni shqetësimet e streset e ditës në momentin që jeni në intimitet dhe ndoshta të gjitha këto do t’ju ndihmojnë ta kaloni këtë fazë. Nëse edhe pas këtyre përpjekjeve, partneri vazhdon të ketë të njëjtin problem, do t’i rekomandoja një konsultë me andrologun për të përjashtuar mundësinë e një problemi fizik shëndetësor ose me psikologun, për terapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Do t’i kërkoj falje në 1000 mënyra!

Next Post

Velina e re e ‘Xing me Ermalin’ bie në mes të skenës

Advertisement