Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Atrologia shpjegon..!
Pse çdo grua duhet ta bëjë mamografinë?
Çfarë ndodh pas divorcit?

Pse çdo grua duhet ta bëjë mamografinë?


Të gjitha gratë e dinë tashmë se është e rëndësishme të bëhet periodikisht mamografia për të kontrolluar gjoksin. Por, a dini ju gjithçka mbi të? Shkrimi i mëposhtëm është bazuar pikërisht në dhënien e përgjigjeve për pyetjet më të shpeshta që bëjnë gratë për mamografinë.

–     Pse duhet ta bëj mamografinë?

Advertisement

–     Mamografia bëhet jo që të mos sëmuresh nga kanceri i gjoksit, por për ta zbuluar atë që në fazat e para dhe për të evituar më të keqen.

–     Çfarë është mamografia dixhitale?

–     Mamografia sot bëhet dixhitale, sepse kështu merret një cilësi më e mirë, më e pastër dhe më e saktë e figurës.

–     Nëse bëj mamografinë, rrezikoj të pësoj kancer për shkak të rrezeve që përdoren në të?

–     Rrezatimi që pëson gjatë mamografisë nuk e kalon atë të një udhëtimi me avion. Sot, në mamografinë dixhitale përdoren deri në 75% më pak rreze në krahasim me metodën e vjetër të mamografisë. Për më tepër, numri i grave që i shpëtojnë kancerit me këtë mënyrë është shumë herë më i madh se ato që rrezikojnë të pësojnë kancer për shkak të mamografisë.

–     Në familjen time nuk ka pasur të sëmurë nga kanceri i gjoksit. Kjo do të thotë se unë nuk rrezikohem?

–     Trashëgimia në kancerin e gjoksit ndikon vetëm në 5-8% të rasteve. Faktorët e ashtuquajtur të rrezikut të ulët dhe të mesëm (mjedisi, ushqimi, stresi), janë të paparashikueshëm dhe të pasigurtë. Për më tepër, shumica e kancereve të sotme konsiderohen si të rastësishme.

–     Nëse bëj mamografi, do të më dhembë gjoksi?

–     Sa më i madh të jetë presioni që ushtrohet në gjoks, aq më e vogël do të jetë doza e rrezeve që përdoret dhe aq më të mira do të jenë të dhënat e marra nga mamografia, në mënyrë që asgjë të mos i shpëtojë kontrollit.

–     Në çfarë moshe duhet të bëj mamografinë e parë?

–     Tashmë, mosha e bërjes së mamografisë së parë ka rënë nga 40 në 38 vjeç. Gratë që janë nën 38 vjeç dhe kanë ndonjë njeri në familje që ka vuajtur nga kanceri i gjoksit (mamaja, motra, tezja, etj.), ose e vezoreve nën 45 vjeç, duhet ta bëjnë mamografinë e parë në moshën 32-35 vjeçare.

–     Mamografia bëhet në një ditë të caktuar të ciklit menstrual?

–     Këshillohet të bëhet në ditët 4-12 të ciklit menstrual, së pari sepse duhet evituar mundësia e një shtatzanie dhe së dyti, në këtë periudhë gjoksi është më i butë dhe dhemb më pak.

–     A është më mirë të alternoj në mënyrë të tillë: Një vit të bëj mamografi dhe vitin tjetër, ekografi të gjoksit?

–     Ekoja, megjithëse nuk përdor rreze, konsiderohet si një metodë dytësore për kontrollin e gjoksit (përdoret për të larguar ndonjë dyshim ose për vëzhgime të mëtejshme) sepse nuk është aq e saktë sa mamografia. Në rastin kur nuk gjendet diçka, ekoja përdoret për kontrollin midis dy mamografive (6 muaj nga mamografia). Kjo është metoda që përdoret për vajzat e reja, nën 30 vjeçe, që nuk e kanë në trashëgimi kancerin e gjoksit. Edhe në këtë rast këshillohet të bëhet në ditët 4-12 të ciklit, kur gjoksi është më i qetë.

–     Ekziston një metodë e re, e quajtur elastografi. Çfarë është ajo?

–     Kemi të bëjmë me një teknikë me ultratinguj, në të cilën një gjetje në gjoks vlerësohet në bazë të fortësisë së saj. Kjo teknikë tredimensionale bën të mundur të vlerësohet rezultati i dalë nga ekografia me tre dimensione dhe brenda një kohe reale.

–     Më mirë të bëj një skaner për t’i parë të gjitha?

–     Skaneri është metoda të cilën e përdorim për të kontrolluar rezultatet ose të mamografisë, ose të ekos, nëse nuk kemi arritur në asnjë përfundim. Ajo bëhet në raste të veçanta, kur nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

–     Çfarë janë kalcifikacionet?

–     Imagjinojini sikur të ishin kokrra rëre brenda gjoksit. Nganjëherë, ato janë shenja e parë e kancerit, prandaj nganjëherë propozohet të bëhet biopsia e tyre. Asnjë metodë tjetër nuk i sheh edhe anomalitë më të vogla të gjoksit si mamografia. Megjithatë, jo të gjitha kalcifikacionet e gjoksit janë kanceroze dhe është doktori ai që vendos nëse duhet bërë biopsia, apo jo.

–     Bëra mamografi dhe më thanë të bëj edhe një tjetër.

–     Mos u trembni.Shpesh një imazh shtesë zgjidh problemet dhe dyshimet. Nganjëherë propozohet që të bëhet 6 muaj më vonë. Mos nxitoni ta bëni 2-3 muaj më vonë, sepse në 90% të rasteve nuk do të ketë ndonjë ndryshim të vlefshëm. Gjithashtu, 10 muaj më vonë nuk do të kishte kuptim kontrolli i ndërmjetëm. Në fund ekziston edhe metoda e tomosintezës, që bën të mundur studimin e gjoksin në thellësi të ndryshme. Megjithëse përbëhet nga shumë imazhe, teknika është e tillë që rrezatimi me rreze bëhet vetëm me një shkarkesë të vetme.

–     Çfarë nënkuptojmë me fjalët “dendësi gjoksi”?

–     Imagjinojeni gjoksin si një lloj peme: Sa më të reja jemi, aq më shumë gjethe ka, por këto mund të pengojnë qartësinë e analizës. Gratë me gjoks të dendur është mirë të bëjnë ekografinë e gjoksit. Dendësia e gjoksit ndryshon me moshën; sa më e madhe të jetë ajo, aq më shumë “zbrazet” gjoksi. Termi “mastit kistik” do të thotë se ke gjokse në shpërpjestim me moshën reale, jo në pamje, por në dendësi. Shpesh përdoret një ekografi pas 6 muajsh, për një monitorim të ndërmjetëm.

–     A shkakton kancer fekondimi artificial?

–     Nuk ka ndonjë studim shkencor që e konfirmon këtë lidhje. Këto shqetësime rrjedhin nga fakti që kohët e fundit janë shtuar gratë që kanë përdorur fekondimin artificial dhe kanë patur kancer në gjoks. Sidoqoftë, para se të provoni një fekondim, është mirë të bëni një mamografi.

– Kam vënë silikon. Mund ta bëj mamografinë?

–     Patjetër, por vetëm duke përdorur teknikën e duhur. Kini parasysh se nuk na intereson silikoni, por zona e gjoksit rrotull tij. Silikoni nuk rrezikon të çahet gjatë mamografisë. Para se të bëni plastikën e gjoksit, duhet të bëni një mamografi.

–     Si mund të bëj vetëkontroll kur nuk jam doktor?

–     Ju duhet ta njihni trupin tuaj. Jeni ju të parat që duhet ta lajmëroni doktorin për ndonjë ndryshim të mundshëm të trupit, vetëm mos bëni vetëkontroll gjatë periudhës së ovulimit. Gjithashtu, mos iu shmangni kontrolleve të rregullta të gjoksit, një herë në vit, ose një herë në gjashtë muaj.

–     Duhet të shkoj te specialisti?

–     Për mamografinë, palpitacionin, ose ndonjë ndërhyrje kirurgjikale duhet të drejtoheni patjetër te doktori specialist për gjoksin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Atrologia shpjegon..!

Next Post

Çfarë ndodh pas divorcit?

Advertisement