Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndava një çift, por fitova një shok

Jam Egla. Kam lindur në Fier, por kam disa vite që kam ardhur në Tiranë dhe këtu, tashmë, kam krijuar jetën time. Jam 30 vjeçe dhe jetoj me prindërit e me dy motra të tjera, edhe ato të pamartuara. Në gjimnaz më pëlqente të dilja me shoqërinë dhe të rrija edhe në orët e vona jashtë. Në fillim, kur fillova shkollën e mesme, kisha disa probleme të vogla me prindërit sepse ata e kishin problem që unë të rrija deri vonë, sepse shkollë e re, mjedis i ri, shoqëri e re dhe derisa e njohën shoqërinë time, nuk më linin të rrija shumë jashtë. Që në moshën 17 vjeçe, rashë në dashuri ose më saktë, simpatizoja dikë që quhej Arbri. Arbrin e donin dhe e pëlqenin të gjitha vajzat e shkollës. A ishte maturant, ndërsa unë në vit të tretë dhe as që më shkonte ndërmend se unë dhe ai mund të takoheshim ndonjë ditë nga afër e të bisedonim, aq më pak të bëheshim të dashur apo të fejoheshim. Koha kaloi shumë shpejt dhe bukur sepse në mëngjes kisha një arsye për të shkuar në shkollë. Kjo nuk ishte dëshira për mësime, por fakti që do të shihja Arbrin. Regullohesha para pasqyrës një orë në mëngjes dhe doja të dukesha sa më e bukur kur t’i kaloja pranë. Ndonjëherë, ai edhe më hidhte ndonjë sy dhe unë ndihesha më e lumtura në botë. Ai ishte maturant. Mbaroi shkolla, pastaj vera dhe kur do të nisnim vitin e ri shkollor, nuk kisha dëshirë fare të shkoja në shkollë. Nuk e kisha me qejf fillimin e shkollës sepse e dija që aty nuk do të ishte më ai, arsyeja për të cilën unë shkoja me qejf në shkollë. Me mësime, siç ju thashë, nuk kam qenë shumë mirë, ama as nuk bija më shumë se aq sepse duhej edhe të paraqitesha dhe të justifikohesha te familjarët e mi. Sot e kuptoj që kam bërë shumë gabim, por ja që, kur je adoleshente, çfarë fluturon hahet dhe çdo gjë është e bukur dhe e justifikueshme, nëse dikush të pëlqen. Kështu, filloi viti i katërt dhe unë shkoja në shkollë sa për të thënë sepse rrija gjithë kohës duke menduar për të e nuk më bëhej as të futesha në mësim. Shoqja ime e ngushtë, Erida, më rrinte gjithmonë afër dhe më bindte të shkoja në mësim sepse të gjitha të tjerat rregulloheshin. Asnjë djalë tjetër nuk më binte në sy edhe pse kisha shumë pretendentë sepse pamja fizike nuk më mungonte. Unë dhe shoqja ime Erida dilnim gjithmonë bashkë dhe shkonim kudo, nuk linim eskursion apo shëtitje me klasën pa bërë; kudo ku organizoheshin mbrëmje apo festa ne të dyja ishim të parat që do thonim “po” për çdo gjë. Kështu, një ditë kur po bëheshim gati për Krishtlindje, shkuam nëpër dyqane me Eridën dhe blemë disa dhurata të vogla, sigurisht, unë për familjarët e mi, ndërsa ajo, për familjen e saj. Nuk harruam t’i blinim dhurata njëra-tjetrës. Ishim shumë të gëzuara dhe hynim e dilnim nëpër dyqane, kur një moment unë shtanga dhe nuk po lëvizja nga trotuari. Erida më shkundi, ndërsa unë, që nuk po më dilte zëri, bëra me gisht përpara. Ajo pa andej nga kisha drejtuar gishtin unë dhe edhe ajo si unë, shtangu. Përpara nesh ishte Arbri duke u puthur dhe përqafuar me një shoqen e klasës sonë, që e dinte shumë mirë që unë e adhuroja atë, madje kishte qenë ajo vetë që më kishte thënë disa herë ta hiqja nga mendja. Ajo kishte edhe një të dashur në klasën paralele dhe, me sa dinim ne, vazhdonte të ishte e lidhur me atë. Ashtu të shtangura siç ishim të dyja, ecëm rrugës dhe asnjëra nuk foli për një kohë të gjatë. Shkuam në një lokal me lulishte dhe u ulëm e biseduam me orë të tëra. Edhe pse i ftohti ishte i acartë, ne nuk e ndjenim, por vetëm flisnim dhe bisedonim për atë që kishim parë. Kaluan disa kohë dhe unë, kur shkoja në shkollë, habitesha tek e shihja shoqen time që puthte të dashurin e saj dhe sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë e urreja, për dy arsye; e para sepse ajo më kishte grabitur dikë që unë e kisha shumë për zemër dhe ajo këtë e dinte shumë mirë, e dyta sepse ajo po e tradhtonte të dashurin e saj dhe ai, që dukej se e donte me shpirt, nuk dinte asgjë. Kaluan edhe disa ditë dhe filloi shkolla. Unë dhe shoqja ime menduam të shkonim ta takonim Arbrin dhe ta ftonim për një kafe. Shkuam aty ku edhe studionte ai, e pritëm që të dilte nga mësimi dhe ja tek u shfaq te shkallët, i bukur si kurrë më parë. O Zot, më dukej sikur vetëm ai ecte aty, edhe pse fakulteti ishte i mbushur me studentë. Në fillim u tremba sepse mendova se nuk do të na njihte, por ai erdhi dhe na foli vetë, edhe pse nuk e dinte që ne kishim shkuar për të. Na përshëndeti dhe na ftoi për kafe pa harruar të na pyeste nëse kishim ardhur të takonim dikë apo për qejf. I shpjegova se kishim shkuar pikërisht sepse donim të flisnim me të. U ulëm dhe në muhabet e sipër ai na tregoi që kishte një lidhje shumë të bukur dhe që mendonte të fejohej me atë vajzë dhe të krijonte familje, edhe pse ishte i vogël në moshë. Aty më erdhi keq dhe fillova t’i tregoja se sa shumë e kisha simpatizuar atë dhe, edhe pse e dija që po bëja gabim, duhet t’i tregoja që vajza që ai kishte në krah, takohej edhe me dikë tjetër. Ai nuk po e përmbante dot veten, iu mbushën sytë me lot e filloi të fliste përçart. Pasi u qetësua, i treguam vendet ku e kishim parë atë dhe i përshkruam edhe djalin tjetër me të cilin ajo dilte. U çuam nga lokali me shpresën se kishim bërë diçka të mirë për atë djalë, por edhe unë për veten time sepse më vinte shumë inat që ajo e merrte për budalla atë njeri të mrekullueshëm. Kur shkova në shtëpi, ndihesha shumë keq sepse e dija që ai do ndahej nga ajo sepse ne ia vërtetuam me shumë mënyra që ajo kishte lidhje tjetër. Disa ditë më vonë, mësuam që Arbri ishte ndarë vërtet dhe se ia kishte treguar të gjitha ato që i kishim thënë, por jo që ia kishim thënë ne. U ndjeva e çliruar që unë dhe shoqja ime nuk kishim dalë në shesh. Nga ana tjetër, u ndjeva mëkatare që kisha prishur një lidhje, por një lidhje që kishte mashtrim dhe gënjeshtra gjithë kohës. Unë nuk u lidha kurrë me Arbrin, por e kam shok të mirë prej vitesh dhe jam shumë me fat për këtë.

Egla, Tiranë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta kaloj depresionin nëpërmjet ushtrimeve?

Next Post

Kam probleme me penisin

Advertisement