Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund të hiqet mëmësia?

Përshëndetje! Vëllai im ka qenë i martuar dhe ka një vajzë. Ata të dy janë divorcuar dhe vajzën e mori ky në kujdestari.

E ëma e vajzës as nuk e takuar fëmijën as nuk ka kontribuar për më shumë se dy vjet.

Ka disa muaj që vëllai është në burg në Greqi. Vajza e tij shkon në shkollë aty por tani e mban e dashura e tij. E kemi kontaktuar disa herë që të na japë të drejtën që ta adoptojmë ne por nuk do. Unë jetoj në Amerikë dhe dua ta mar vajzën e tij këtu dhe të kujdesem për atë. Ekziston ndonjë ligj që t’ia heqesh mëmësinë nënës për persona që nuk kujdesen dhe as nuk e kërkon. I shkruajta  para disa javësh të shkoj ta marë por nuk ktheu përgjigje.

Advertisement

Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:-  Përshëndetje! Amësia dhe atësia e fëmijës së lindur nga martesa provohen nga akti i lindjes, i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile. Kjo do të thotë se nëse prindërit e fëmijës janë të vërtetë, pra ata biologjikë nuk duhet të ngatërrojmë definicionin e amësisë, pra nuk mund të shprehemi se si mund të heqim mëmësinë. Nga ajo që ju relatoni kuptohet se bëhet fjalë për  një fëmijë i cili është i ekspozuar nga mungesa e përkujdesjes së nënës së tij por edhe e babait, për sa kohë ky i fundit vuan dënimin me burgim. Në këto kushte kuptohet se i mituri nuk ka një prind të “përgjegjshëm” që të ushtrojë përgjegjësinë prindërore. Më përgjegjësi prindërore kuptohet tërësia e të drejtave dhe detyrave që kanë për qëllim të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij. Fëmija ndodhet nën përgjegjësinë prindërore deri në arritjen e moshës madhore. Në kushte ideale përgjegjësia prindërore u përket dhe ushtrohet së bashku nga të dy prindërit në lidhje me fëmijën e lindur gjatë martesës së tyre ose jashtë martese, nëse është njohur nga të dy prindërit. Në qoftë se prindërit e fëmijës kanë vdekur, janë në pamundësi të ushtrojnë përgjegjësinë prindërore për shkak të pazotësisë për të vepruar, të mungesës ose për arsye veçanërisht të rënda, fëmija mund t’i besohet një anëtari të familjes, një personi të caktuar si kujdestar, një familjeje kujdestare ose edhe një institucioni të përkujdesjes. Në këtë rast merret mendimi i sektorit të ndihmës dhe shërbimeve sociale, sipas dispozitave për kujdestarinë. Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore. Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje. Gjykata vendos që heqja e përgjegjësisë prindërore të shtrihet mbi të gjithë ose mbi disa nga fëmijët e lindur para vendimit të gjykatës për heqjen e përgjegjësisë. Përgjegjësia prindërore mund të kthehet me vendim të gjykatës, kur pushon shkaku për të cilin është hequr kjo përgjegjësi. Ju uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në prag të martesës, zbulova që kishte fëmijë

Next Post

Çfarë të bëj për ta rifituar?

Advertisement