Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mamaja më ndau nga gruaja ime!

Tani që po e rikthej pas të shkuarën, ndihem edhe më keq për ato që kanë ndodhur. Elona ishte dashuria e jetës sime dhe unë e doja atë më shumë se gjithçka tjetër. Çdo gjë dukej perfekte deri në momentin kur ne u martuam dhe Elona erdhi të jetonte në shtëpinë time. Ime më nuk e duronte dot praninë e saj dhe unë këtë e kuptova atëhere kur ishte tepër vonë dhe gjatë asaj kohe Elona kishte vuajtur urrejtjen e mamasë sime dhe timen gjithashtu. As tani nuk e kuptoj pse ime më nuk e ka pëlqyer asnjëherë Elonën pasi nuk kishte asnjë arsye për të patur këtë ndjenjë ndaj saj. Gjitahshtu, nuk e kuptoj se pse unë filllova të dyshoja te besnikëria e saj e shtyrë nga ime më. Elona më thoshte gjithnjë: “Së shpejti do të martohemi dhe atëhere do të jemi gjithnjë pranë njëri-tjetrit”. Ajo mezi e priste martesën e po ashtu edhe unë, pa e ditur që kjo martesë do të kthehej në vuajtje për Elonën e cila asnjëherë nuk më kishte treguar për marrëdhënien që kishte patur me mamanë time. Ditën e martesës, që të dy ishim shumë të emocionuar pasi kjo ishte një ditë shumë e veçantë. Edhe ime më më dukej shumë e lumtur për ne të dy. Gjatë muajit të parë të martesës, gjithçka shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme dhe unë i gëzohesha çdo dite që kaloja pranë Elonës. Tani, pasi e gjitha kjo ka kaluar dhe Elona më ka treguar vështirësitë që ka kaluar, vendosa t’i ndaja me ju lexues të gazetës…

Elona vinte nga një familje e thjeshtë, mami i saj ishte shtëpiake dhe babai punëtor, ndërsa motra e saj e vogël ishte në gjimnaz. Ishte një familje tepër e thjeshtë, por me parime, ndaj dhe Elona i gëzonte cilësitë për t’u cilësuar vërtet një vajzë e mirë. Pikërisht me këto cilësi me tërhoqi edhe mua që u dashurova marrëzisht pas saj, por mesa dukej, ime më nuk mendonte kështu. Për të ishte problem fakti që familja e saj nuk i përkiste një shtrese të lartë. Më kishte kundërshtuar shpesh për lidhjen me Elonën dhe e pranoi këtë lidhje vetëm kur pa vendosmërinë time për t’u martuar me Elonën. “Niku, je i ri dhe mund të gjesh një vajzë që vjen nga një familje e mirë”, më thoshte, por unë nuk doja t’ia dija fare. Dashuroja Elonën dhe do të martohesha me të, me apo pa pëlqimin e mamasë sime. Im atë kishte vdekur para disa vitesh dhe unë, pas vdekjes së tij, rashë në depresion. Njohja me Elonën më riktheu gëzimin që më kishte munguar prej kohësh. Preferoja t’i kaloja ditët me Elonën dhe jo i mbyllur në shtëpi apo duke bërë diskutimet e bezdisshme me time më. Ajo shpesh më thoshte: “Niku, ka ardhur koha të formosh familjen tënde, je në moshën e duhru për t’u martuar dhe nuk duhet të qëndrosh kështu, pa bërë asgjë”. Ajo nuk e dinte që unë kisha njohur Elonën sepse kisha preferuar të mos i thoja asgjë pa u bërë lidhja serioze. Por, po kthehem te marrëdhënia e mamasë sime dhe Elonës e cila kishte qenë gjithmonë e tensionuar. Pavarësisht tentativave të shumta të Elonës për ta rregulluar këtë marrëdhënie të tyre, nuk kishte patur sukses. Mamaja gjithmonë e kishte gjetur një shkak për t’u konfliktuar me të. Unë isha shumë pak i pranishëm në shtëpi sepse puna më merte pjesën më të madhe të kohës dhe kthehesha i lodhur, ndaj dhe nuk kam qenë i vëmenmdshëm ndaj asaj që ndodhte në shtëpi. Nuk ia vura re kurrë vuajtjen e as dhimbjen Elonës dhe, si të mos mjaftonte kjo, ka patur momente që edhe unë jam sjellë shumë keq me të, gjë që nuk ia fal kurrë vetes. Ime më do të gjente shkakun më banal për ta kritikuar. Edhe nëse gjella nuk kishte kripë mjaftueshëm apo nëse nuk ishte bërë gati ushqimi në orën e caktuar, do t’ia hidhte fajin Elonës e cila shpesh, menjëherë pasi ishte grindur me mamanë, futej në tualet dhe qante. Më kujtohet që disa herë e kam parë me sytë e skuqur, por ajo nuk më thoshte të vërtetën sepse gjithmonë kishte menduar se unë do të mbaja anën e mamasë sime dhe nuk donte të zihej edhe me mua. Muajt e parë Elona e kishte patur shumë të vështirë, madje disa herë kishte tentuar të largohej nga shtëpia, por nuk e kishte bërë këtë vetëm për mua.

“Nëse unë do të largohesha nga ti, atëhere ne do të duhej të divorcoheshim pasi ti do të zgjidhje mamanë tënde dhe unë nuk do të mund ta duroja ndarjen sepse të dua”, më pati thënë Elona. Unë nuk kisha arritur kurrë ta doja ashtu siç më kishte dashur ajo mua dhe ishte e vërtetë se unë atëhere ndoshta do të zgjidhja mamanë, ndërsa tani, nëse do të më duhej të zgjidhja, nuk do ta mendoja dy herë, por do të qëndroja krah Elonës, i sigurtë dhe krenar për zgjedhjen që kam bërë. Mamaja, edhe pas martesës nuk e pranonte faktin që Elona vinte nga një familje shumë e thjeshtë dhe ankohej tek unë sa herë që Elona ndodhej në dhomën tjetër apo ishte duke bërë diçka në kuzhinë. Unë isha lodhur duke i kthyer përgjigje çdo ankese të saj dhe tashmë nuk i ktheja përgjigje, vetëm dilja nga dhoma sepse nuk mund t’i dëgjoja më ankesat e saj të përhershme. Çuditesha se si nuk lodhej edhe ajo vete duke i përsëritur aq shpesh. Elona, e mërzitur në shtëpi ku gjatë gjithë ditës bënte vetëm punë, një ditë më tha se dëshironte të fillonte një punë pasi i kishte ardhur në majë të hundës duke e kaluar kohën çdo ditë e mbyllur në shtëpi. Edhe unë isha dakord që të fillonte një punë, pasi kështu do të ndihej më mirë dhe do të kishte të ardhurat e saj, por mamaja filloi të kundërshtonte me zjarr sapo mori vesh që Elona donte të futej në punë.

Advertisement

“Ne nuk kemi nevojë për paratë e saj, ajo duhet të bëjë punët e shtëpisë sepse unë jam e moshuar tashmë dhe nuk ia dal dot e vetem”, tha.

“Elona do të fillojë një punë dhe kjo është vendosur tashmë”, i thashë, ndërkohë që Elona dukej shumë entuziaste dhe më shikonte gjithë dashuri. E dashuroja atë dhe buzëqeshjen e saj e cila i shndriste në fytyrë dhe mua më bënte të ndihesha krenar për. Pas kësaj, mamaja e pa që edhe unë isha i vendosur e i bindur që Elona të fillonte punë dhe e pranoi këtë fakt. Me ndihmën e një mikut tim, Elona filloi punë si sekretare në një firmë private. Ishte shumë entuziaste për ditën e saj të parë të punës dhe dukej si ata fëmijët me lule në dorë në ditën e parë të shkollës. Dolëm bashkë atë ditë sepse edhe unë do të nisesha në punë pasi të përcillja Elonën.

“Shpresoj të mos mërzitesh që ditën e parë”, i thashë duke buzëqeshur.

“Do ta shohësh që do të më pëlqejë sepse është më mirë sesa të qëndroj në shtëpi gjithë ditën”, ma ktheu ajo. E përcolla, por nuk e takova dot shefin e saj sepse u bëra vonë për në punë. Mezi prisja që të kthehesha në shtëpi dhe ta pyesja Elonën se si ia kishte kaluar në punë, por kur u ktheva ajo po flinte sepse sa ishte kthyer, kishte bërë të gjitha punët e shtëpisë, e detyruar nga ime më. Kështu më tha pasi u zgjua. Megjithëse kishte fjetur, dukej shumë e lodhur, por më tha se dita e parë e punës i kishte vajtur shumë mirë dhe më falenderoi që i kisha gjetur pikërisht atë punë. E putha dhe e përqafova. Më dukej se jeta ime tashmë ishte sistemuar dhe ndihesha shumë i lumtur. Dëshiroja shumë që të kisha një fëmijë. Dëshira për t’u bërë baba më kishte pushtuar të tërin. Kur ia thashë Elonës, ajo më tha se nuk ishte akoma gati për të patur një fëmijë sepse për momentin, po i përkushtohej plotësisht punës.

“Unë nuk dua që ta lë punën sepse sapo e fillova dhe po mësohem me të, por do të vijë moment që do të bëhemi prindër, të premtoj”.

Fjalët që më tha, më bindën për momentin, por mendjen e kisha akoma te dëshira për të patur një fëmijë. Për mua, kishte ardhur momenti i duhur, por Elona nuk mendonte kështu dhe kjo më bënte të ndihesha keq vërtet. Megjithatë, e doja ndaj vendosa ta respektoja vendimin e saj dhe ta mbështesja që ta kishte më të lehtë edhe me punën. Ime më, sapo mësoi që unë dhe Elona kishim vendosur të mos bëheshim me fëmijë për momentin, gati çdo ditë kishte nisur të diskutonte me Elonën për këtë temë dhe ia kishte hedhur të gjithë fajin asaj. Kjo e kishte stresuar çdo ditë Elonën e cila vazhdonte të lodhej në punë dhe në shtëpi.

“Unë po lodhem shumë në punë dhe si të mos mjaftojë kjo, sa herë që kthehm nga puna, jam e detyruar të bëj të gjitha punët e shtëpisë sepse mamaja jote, nga inati, m’i lë të gjitha mua. Imagjino pasatj sikur përveç këtyre, të kem edhe një fëmijë, atëhere nuk do t’ia dilja dot edhe nëse ti do të më ofroje ndihmën tënde”, më tha. E dija që të gjitha ato që më tha, ishin të vërteta,  por e pyeta se kur do të vinte ky moment në të cilin ne do të mund të bëheshim prindër. “Të kem punuar për disa kohë sepse nëse marr leje që tani, do ta kenë shumë të lehtë të më zëvendësojnë me dikë tjetër dhe kështu, mbetem edhe pa punë”, më tha

Kështu e kaluam atë ditë duke diskutuar dhe ramë dakord se nuk ishte koha e duhur për t’u bërë prindër. E fiksova këtë ide në kokë dhe u përqendrova në punë. Mamaja ishte shumë e inatosur me këtë vendim që ne kishim marrë. “Dua të bëhem gjyshe para se të vdes, por ju nuk doni t’ia dini për këtë. Zemra mund të më lërë nga moemnti në moment dhe nëse kjo ndodh pa e njohur akoma nipin tim të parë, fajin e ke ti!”, i kishte thënë Elonës e cila, meqë ishte mërzitur shumë nga ai diskutim me nënën time, kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj. Më telefonoi që të shkoja ta merrja në orën 5. “Mbarova punën dhe mendova të shkoja të takoja prindërit sepse nuk i shihja prej kohësh”, më tha në makinë kur po ktheheshim. “Mirë bëre. Si ishin?”. “Mirë dhe të bëjnë shumë të fala, madje na ftuan edhe për darkë kur të kemi kohë”, tha. Kur u kthyem në shtëpi, mamaja ishte futur në dhomën e saj dhe nuk dilte që andej, ishte mërzitur me ne. E luta që të hapte derën dhe të bisedoja me të, por më kërkoi ta lija të qetë sepse donte të flinte. Ditët kalonin dhe Elona tashmë shkonte vetë në punë e kthehej vetë po ashtu. Unë kthehesha para saj sepse e kisha punën më afër, por e dija se në orën 5 Elona do të ishte në shtëpi, ndaj ngrohja drekën të cilën ajo e kishte përgatitur që në mëngjes dhe e hanim bashkë me mamanë. Mamaja çuditej kur shihte sa kisha ndryshuar qëkur isha martuar. “Më parë nuk bëje kështu, isha unë ajo që ta përgatisja ushqimin, ndërsa tani je ti ai që gatuan”. “Dhe i gjithë ky ndryshim i dedikohet Elonës”, i thashë, ndërkohë që vura re se ajo më pa shtrembër, por nuk i vura aspak rëndësi. Erdhi Elona dhe filluam të hanim. Më falënderoi për drekën dhe u shtri të flinte. “Kjo punë po e lodh Elonën, do të ishte më mirë ta linte”, më tha mamaja. U mendova dhe kur e shihja Elonën e cila sapo kthehej nga puna shtrihej për të fjetur, fillova t’i jepja të drejtë nënës time, por e dija se nëse do t’i thoja Elonës që ta linte punën, nuk do të ishte dakord, aq më tepër tani që ishte mësuar me të. Si fillim, vendosa të mos i thoja asgjë dhe në fundjavë shkuam te prindërit e saj të cilët na kishin ftuar për darkë. Gjatë darkës biseduam për punët tona dhe mamaja e Elonës papritur na pyeti se kur kishim ndërmend t’i dhuronim një nip. E pashë që Elona u zverdh në fytyra, por e theva heshtjen duke thënë se së shpejti do ta njihnin nipin e tyre sepse edhe ime më po e kërkonte me ngulm. Më pas e zhvendosa bisedën tek ata duke i pyetur për veten. Në orën 11 të mbrëmjes u kthyem në shtëpi dhe atë natë nuk e hapëm më bisedën për fëmijë, as Elona nuk bëri asnjë koment. Të nesërmen, mamaja as nuk na pyeti se si kaluam darkën e mbrëmshme, akoma vazhdonte të kishte të njëjtin mendim për familjen e gruas sime, por edhe Elona dukej se ishte mësuar me indiferentizmin e saj. Koha kalonte dhe më dukej sikur nuk kishim folur asnjëherë për fëmijë. Elona po i jepte shumë përparësi punës dhe tani më dukej sikur ishte shumë e pavarur dhe m’u duk sikur nuk mund të isha më aq i rëndësishëm për të. Ajo më fliste shpesh për punën, kolegët dhe shefin e saj i cili, sipas saj, ishte njeri shumë i mirë. Normalisht, nuk më vinte aspak mirë kur fliste për shefin e saj dhe jo për ne dhe fëmijën, madje fillova të dyshoja se Elona po më tradhtonte me shefin e saj. Këtë dyshim ma futi në kokë ime më e cila më tha se Elona po më tradhtonte, prandaj vazhdonte të mos pranonte që të bëheshim me fëmijë. Kjo ndjenjë dyshimi po më brente përbrenda, edhe pse nuk doja ta jepja veten. Edhe pse Elona kthehej në shtëpi si çdo herë, në orën 5, unë përsëri isha i bindur se mes saj dhe shefit kishte diçka më shumë se thjesht marrëdhënie pune. Kjo situatë ishte tepër e vëhstirë për mua dhe nuk mund të vazhdoja të bëja sikur nuk dija asgjë. Kështu, i tregova Elonës për dyshimet e mia, por ajo i mohoi dhe më tha se i dhimbte shumë që pikërisht unë po dyshoja në besnikërinë e saj, por sa më shumë ajo kundërshtonte, aq më shumë dyshoja. Tashmë e kisha krijuar bindjen se Elona po më fshihte diçka. Martesa po tensionohej gjithnjë e më tepër. Unë nuk e doja këtë dhe kishte momente që i kërkoja të falur, madje një natë e ftova që të darkonim jashtë. Me shumë mund arrita ta bindja të darkonte me mua. Elona më tha se kishte mbetur shumë e zhgënjyer nga unë dhe se, në këtë mënyrë, po e lëndoja. Si të mos mjaftonte kjo, edhe ime më diskutonte shpesh me Elonën dhe e qortonte duke e akuzuar për tradhti. I kërkova që atë natë të mos flisnim për tradhti, por për ne të dy dhe pas disa gotave verë, na zgjoi zilja e orës 7.30. Të dy ishim vonë për të vajtur në punë. Para se të ngriheshim nga krevati, e pamë njëri-tjetrin në sy për disa çaste, por nuk folëm asnjë fjalë. Bëmë dush dhe dolëm nga shtëpia. Mendova shumë për atë natë, por i kisha mendimet e turbullta. E mendoja Elonën në çdo moment të ditës dhe më dukej sikur e gjithë dashuria më ishte kthye në fiksim. Sa herë që e mendoja, buzëqeshja me veten, por kjo buzëqeshje me largohej menjëherë nga fytyra sapo e imagjinoja me shefin e saj. Kështu, edhe atë ditë, kur Elona u kthye në shtëpi, unë isha i ngrysur dhe nuk ia ktheva puthjen. “Po tani çfarë ke? Akoma mendon se të kam tradhtuar?”, më pyeti. Nuk iu përgjigja, por preferova të shikoja televizor. Menjëherë më pas ajo kishte diskutuar me mamanë dhe unë e dëgjova të qante. Akoma isha i nxehur dhe nuk vajta për ta qetësuar. Pas një ore, pashë Elonën me valixhe në dorë duke u nisur për të ikur te prindërit e saj. Nuk mund ta lija të largohej sepse kështu do ta humbja përgjithmonë. Iu luta të mos më linte, i premtova se do të ndryshoja dhe u deshën dy orë që Elona të bindej. Më pas, ime më më qortoi se nuk duhet të isha treguar aq i dobët para saj, duhet ta kisha lënë të ikte sepse do të kthehej vetë shumë shpejt, mendonte ajo, por unë nuk mund të rrezikoja sepse ajo mund edhe të mos kthehej. Megjithëse Elona vendosi të qëndronte, marrëdhënia jonë nuk ishte më si më parë. Ditët në vazhdim filloi të kthehej më vonë nga puna dhe e justifikoi këtë duke thënë se kishte shumë punë. Unë fillova të dyshoja përsëri dhe i kërkova që ta linte punën. Në momentin që ia thashë, Elona mbante një zarf në dorë. Më pa gjithë indiferentizëm, e hodhi zarfin përpara meje në tavolinë dhe u fut në dhomë. E hapa dhe pashë se ishte një test shtatzanie. Elona ishte shtatzënë! I vajta në dhomë dhe e pyeta se pse nuk më kishte thënë asgjë më parë. “Sepse këto ditë fillova të kisha simptomat dhe nuk doja të thoja asgjë pa qenë e sigurtë, por tani më duket se njësoj është sikur të mos e kisha thënë”, më tha. Ia dhashë lajmin mamasë dhe prisja që ajo të ishte shumë entuziaste, por ajo më pyeti nëse isha i sigurtë që fëmija ishte i imi. Dyshimi i saj më turbulloi edhe më shumë; doja të isha i qetë dhe i sigurtë, ndaj e pyeta Elonën: “I imi është?”. “Mallkuar qofsh ti, bashkë me mamanë tënde!”, më tha. E qëllova me shuplakë dhe dola nga shtëpia. Ajo filloi të qante. Më pas, gjatë kohës që unë nuk isha në shtëpi, edhe mamaja i kishte folur për dyshimet e saj duke më dhënë të drejtë mua që dyshoja. Në gjendjen që ishte, Elona kishte marrë rrobat e saj dhe kishte dalë nga shtëpia. Mbi tavolinë kishte lënë një letër shumë të gjatë. Isha i nevrikosur që më kishte lënë dhe harrova fare ta lexoja letrën. Kishte vajtur te prindërit e saj dhe nuk mendonte që të kthehej më tek unë. Ishim lënduar shumë që të dy nga kjo ndarje, por më shumë Elona. Kisha humbur besimin tek ajo për shkak të xhelozisë sime të sëmurë. E prisja pas punës, gati çdo ditë dhe sa herë mundohesha të flisja me të, më largohej. E dija që edhe ajo po vuante, por nuk mund të ma falte. Pas dy muajsh mësova që Elona kishte kryer abort. Kishin kaluar dy muaj dhe ne nuk kishim komunikuar akoma. Një pasdite, kur u ktheva në shtëpi, më zunë sytë letrën që më kishte lënë Elona. U drodha i tëri dhe nuk kisha guxim ta lexoja. Isha bërë tjetër njeri qëkur mësova se ajo kishte abortuar fëmijën për të cilin kisha dyshuar se ishte i imi, por në fund e lexova atë letër ku ajo kishte shkruar për gjithë vuajtjet që kishte kaluar gjatë martesës, të cilat unë i shkrova në gazetë. Ndarja jonë ishte përfundimtare dhe unë kam mbetur shumë i lënduar…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

Si ta bëj për vete një mashkull?

Advertisement