Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam fajtor për vdekjen e saj

Jam Arseni, 38 vjeç. Kam qenë gjithmonë një djalë i këndshëm, ama edhe shumë i prapë. Si të gjithë moshatarët e mi, edhe unë, kur isha 18 vjeç, dashurova një vajzë, Klodianën.

Ajo ishte 15 vjeçe. Ishim të dy në një shkollë. Asnjë nga shokët nuk më besonte se unë e doja me të vërtetë atë vajzë.

Duke më njohur mua, ata të gjithë mendonin se unë isha duke u tallur me të, aq më tepër që ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Pas shumë përpjekjesh, ajo pranoi dhe u bë e dashura ime. Ishte një vajzë shumë e ëmbël dhe një nxënëse e shkëlqyer. Ajo ishte në vitin e dytë, kurse unë, në të katërtin. E doja me gjithë zemër dhe isha i gatshëm t’i shkoja në shtëpi te prindërit, por ajo nuk pranonte pasi për shkak të moshës, familja e saj nuk do të ishte dakord. Për çdo gabim timin ajo më qortonte e nuk më përkrahte asnjëherë dhe shokët e mi habiteshin se si unë po ia kaloja aq mirë me të. Kaluan tre muaj dhe ne ishim shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por kjo lumturi mori fund kur familja e saj e mori vesh për lidhjen tonë. Klodiana prishi marrëdhëniet e mira që kishte me familjen vetëm e vetëm për të dalë në mbrojtje të lidhjes sonë. Ata u sollën shumë keq ndaj saj dhe arritën deri aty sa e mbyllën edhe në shtëpi vetëm që të mos takohej me mua, por ajo gjente mënyrën për të më takuar, kur shkonte te tezja e saj apo edhe te ndonjë i afërm tjetër. Në shkollë, vinte e sillte mamaja e saj dhe e merrte babai; me roje nga mbrapa gjithë kohës. Kur e kuptuan që unë takohesha me të, pasi mbaroi shkolla, e dërguan në Sarandë te gjyshja e saj. Kjo ka qenë periudha më e keqe e jetës time. Më dukej gjithçka bosh. Nuk e di si i kalova muajt e verës, por ja që kaluan. Filloi shkolla, ajo në vit të dytë, ndërsa unë e kisha mbaruar të mesmen. Askush nuk më ndihmoi për lidhjen time, madje u mblodhën të gjithë familjarët e saj dhe më rrahën si mos më keq. Nuk e kisha as mbështetjen e familjes sime sepse ata ishin me familjen e Klodianës. Isha bërë gjysmë njeriu…

Advertisement

Ajo arriti të ikte dhe nga shtëpia, por kur nuk gjetëm as mbështetjen e familjes, ngelëm në mes të rrugës. U detyrova t’i kërkoja shtëpinë për pak ditë një shokut tim që kisha, derisa të rregulloheshim. Ajo rrinte shumë e mërzitur dhe unë ndihesha shumë fajtor. Familjes së saj i vinte më shumë keq për fjalët që flisnin njerëzit sesa për vajzën e tyre. Pas disa ditësh, unë fillova punë si banakier te lokali i një mikut të familjes time. Kështu, kaloi një vit, me punë dhe me kërcënimet që vinin nga familjarët e Klodianës. Gjatë asaj kohe më ka qëndruar pranë vetëm motra ime e vogël e cila nga lekët që i jepnin për në shkollë, më jepte edhe mua. Vinte shumë shpesh e qëndronte me Klodianën dhe na mbështeste pa masë. Unë do t’i jem mirënjohës për gjithë jetën dhe s’do ta harroj kurrë.

Klodiana mbaroi vitin e tretë dhe me ndihmën e një shokut tim, ne u nisëm për në Greqi. U nisëm me mendjen për një të ardhme më të mirë dhe për një qetësi që të dy e kishim shumë të nevojshme në atë kohë. Zoti ishte me ne dhe çdo gjë na vajti më së miri. Arritëm shëndoshë e mirë dhe na mori te shtëpia e tij një shoku i babit tim. Në shtëpinë e tij ndenjëm dy muaj e pastaj unë gjeta punë dhe morëm shtëpinë tonë. Ajo mërzitej shumë, qante sepse i merrte familjarët e saj në telefon dhe ata kurrë nuk i përgjigjeshin. Me kalimin e kohës, mamaja e saj filloi të fliste me të në telefon dhe unë gëzohesha sa herë që e shihja të qeshur. Babai dhe vëllai i saj i madh nuk pranuan kurrsesi që të flisnin me të. Më vinte shumë keq për Klodianën sepse vuante jashtë mase, rrinte gjithë ditën në shtëpi dhe kur vija unë nga puna, e gjeja gjithmonë me lot në sy. Mundohesha t’ia hiqja mendjen dhe nuk e lija asnjëherë mbas dore. Edhe pse kisha një punë shumë të lodhshme, çdo ditë dilnim dhe kënaqeshim. Isha njeriu më i lumtur në botë se përkrah kisha atë që kisha ëndërruar gjithmonë. Vetëm një gjë nuk ia falja vetes, që ajo la shkollën për mua. Iu betova se ajo do të shkonte në shkollë në momentin më të parë që do të na jepej mundësia. Ikën dy vjet dhe ne nuk kishim ardhur asnjëherë në Shqipëri dhe nuk jua shpjegoj dot lumturinë dhe gëzimin tonë kur Klodiana më tha se do të bëheshim prindër, ndonëse na vinte keq që këtë lajm duhet ta ndanim vetëm me njëri–tjetrin. Atë ditë dolëm për të festuar vetëm ne të dy. Isha shumë i lumtur sepse do të ndjeja kënaqësinë e të qenit baba, unë, djali rrugaç! Nuk e merrni me mend gëzimin tim. Isha shumë i gëzuar, por ky gëzim u kthye në tragjedi.

Atë ditë ne pësuam aksident. Mbaj mend vetëm që u përplasëm me një makinë tjetër dhe kaq. Në spital, kur hapa sytë, dëgjova disa fjalë që dilnin nga doktorët përreth. Për një moment, m’u mblodh gjithçka në grykë dhe nuk dëgjoja asgjë rreth e përqark. Pas pak, erdhi mjeku që na kishte marrë në mbikqyrje dhe më tha që Klodiana kishte humbur fëmijën. Nuk dëgjoja më asgjë, e kërkoja me sy Klodianën, por nuk e gjeja askund. Fillova të bërtisja, të ulërija me të madhe, sepse e kisha të pamundur të mos qaja. Nuk isha i sigurtë ende nëse Klodiana ishte gjallë sepse mendoja që po më gënjenin, mos më kishte vdekur dhe ajo! Desh u çmenda, derisa më çuan te dhoma e saj dhe pashë që ishte mes tubave të oksigjenit dhe injeksioneve të tmerrshme. Kështu, u qetësova që ishte gjallë dashuria ime dhe u mërzita jashtëzakonisht që ajo që unë e prisja me aq gëzim nuk do të dilte kurrë në dritë. Ajo ishte dhurata më e bukur që mund të më bënte Zoti, por ma mori dhe nuk ma dha kurrë.

Dolëm nga spitali, por asgjë nuk ishte njësoj. Ajo qante më shumë se më përpara. Një ditë u zumë kaq shumë saqë nga mërzia i thashë se të qarat e saj na kishin sjellë deri në këtë pikë, të qarat e saj kishin sjellë vetëm kob, vetëm zi. Ajo u mërzit shumë, por unë ika nga shtëpia, dola pa e kthyer kokën pas. Një telefonatë më tronditi gjithë jetën. Më mori ai shoku im dhe tha që Klodiana ishte shumë keq. Më shpejtësi shkova në shtëpi dhe e gjeta të shtrirë në mes të krevatit me një letër pranë saj, ku shkruhej: “Po iki nga kjo botë sepse vetëm keq kam sjellë, ndoshta nuk i duhem askujt. Do të të dua Arsen, përgjithmonë”.

Këto ishin fjalët që më bënë të kaloja në depresion. Ajo vdiq. Vrau veten. Askush nuk erdhi në varrimin e saj. Edhe pse babai ishte gjëja më e shtrenjtë, ai i duroi vuajtjet dhe nuk erdhi as në varrimin e saj. Nuk e pa vajzën e tij për herë të fundit. Nuk arriti t’i vinte dorën në ballë dhe t’i thoshte se e kishte falur, që ajo të shkonte e qetë bashke me fëmijën e saj të cilin nuk ia besoi kurrkujt. Edhe pse ne u munduam dhe bëmë shumë sakrifica, ajo nuk është me mua. Dolëm kundër të gjithëve dhe prapë s’jemi bashkë. Tani unë jetoj në Tiranë, i vetëm. Jetoj me kujtimin e saj që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, edhe pse e di që unë jam fajtori që ajo nuk jeton më. Ajo vuajti për mua dhe u dorëzua vetëm prej fjalëve të mia. Nuk gjej guximin të bëj atë që bëri ajo dhe të jem me të edhe në botën e përtejme. Me dhembje e vuajtje. Arseni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ia vlejti ajo që bëre?

Next Post

Motra e tij është xheloze për ne!

Advertisement