Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është “ngjitës” divorci?

– Kam një pyetje për redaksinë. Ju lutem, më thoni, a është ngjitës divorci në njëfarë mënyre? Kam dëgjuar për shumë divorce kohët e fundit… Anita.

Redaksia:E dashur Anita, faleminderit për pyetjen. Më bën përshtypje që ti pyet a është “ngjitës” divorci, si të jesh duke folur për një sëmundje… Në fakt, i ke rënë pikës!

Një studim i sociologëve dhe psikologëve të universiteteve Harvard, Broun dhe Kaliforni ka arritur pikërisht në këtë përfundim: Divorci është ngjitës, si një virus!

Advertisement

Sipas këtij studimi, rritet deri në 75 % mundësia për t’i thënë lamtumirë partnerit kur miqtë e ngushtë apo të afërmit kanë vepruar kështu. Ja se si komentohet divorci nga këta kërkues: Divorci është një sëmundje ngjitëse. Nëse një çift ka një mik, të afërm ose koleg që divorcohet, do të rritet në mënyrë të befasishme mundësia që ai të ndahet. Nga ana tjetër, divorci i një “mikut të mikut”, apo një të njohuri, rrit me 33% mundësinë për t’u divorcuar. Prania e fëmijëve ka një efekt moderues mbi këtë formë “kontaminimi social”, ashtu siç e përshkruajnë mjekët amerikanë: influenca e një  divorci ne rrethin e ngushtë të miqve reduktohet në proporcion me numrin e fëmijëve që ka në çift. Me pak fjalë, sa më shumë fëmijë të ketë, aq më i vogël është efekti kur sheh miqtë dhe kolegët të ndahen. Që një divorc të “kontaminojë”, nuk është e nevojshme që ai të ndodhë afër. Edhe fundi i një martese të ndodhur mijëra kilometra larg në distancë, por në një çift miqsh apo të afërmish, mund të të shtyjë të sillesh ndryshe.

– Studiuesit amerikanë i kanë bazuar këto përfundime në statistikat e nxjerra prej një grupi të madh personash të dy sekseve, për 32 vjet. “Divorci duhet studiuar dhe kuptuar si një fenomen kolektiv që shtrihet përtej atyre që përfshihen direkt”, mbyllet studimi i kryer nga docentët e sociologjisë dhe psikologjisë së tre universiteteve prestigjioze amerikane. Është i njohur fakti se të famshmit divorcohen më shpesh, por teoria e “divorcit ngjitës” gjen një tjetër konfirmim në sjelljen e shumë çifteve të martuara që, kur dikush nga miqtë e tyre ndahet, ndërpresin çdo lloj raporti me të divorcuarit dhe në përgjithësi mendohen mirë para se të ftojnë për darkë beqarë të divorcuar. Deri tani mendohej se ky vendim ndiqej për të mos pasur një shembull të keq, por tani është e qartë: kërkojnë dëshpërimisht të evitojnë kontaminimin. Trauma e një divorci nuk harrohet lehtë. Një  ndarje nuk lë vetëm shenjë në nivel psikologjik dhe ekonomik, por sjell me vete edhe shqetësime e probleme fizike, shpesh, shumë të rëndësishme. Specialistët thonë se gratë janë ato që preken më shumë nga sëmundjet e divorcit dhe kryesisht, nga dhimbjet e kokës. Kjo dhimbje prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra e për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë për t’u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen as fëmijët. Njerëzve që u dhemb koka në mënyre kronike, ashtu si specialistet, e dinë shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen kollaj, nëse për një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve të ndryshme për të gjetur qetësi. “Gratë që e përjetojnë keq divorcin, preken me shpesh nga kjo lloj sëmundjeje. Mesatarisht, atyre u dhemb koka rreth 2-3 herë në javë, por nuk përjashtohen rastet kur vuajnë nga dhimbja kronike dhe e përditshme e kokës.

“Burrat janë më të fortë në këtë aspekt. Ata preken më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe përqindja e vdekjeve nga infarkti te të divorcuarit është më e lartë”, shpjegojnë specialistët. Po ashtu, një tjetër shqetësim përbën edhe tensioni i lartë i gjakut për të dyja palët. Si te burrat, ashtu edhe te gratë e divorcuara, vihej re një rritje e tensionit të gjakut, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me stresin e tepërt. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur. Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike. Për shembull, për shume vite me radhë, studimet kanë treguar se ata që janë beqarë, kanë një rrezik më të vogël për t‘u sëmurur në mënyrë serioze dhe si ata, edhe personat që kanë fatin të jetojnë për gjithë jetën në krah të njerëzve të duhur.

– Për gjithë të tjerët, këshilla e ekspertëve është: “Të punosh shumë, derisa martesa funksionon dhe ka jetëgjatësi, me kusht që kjo të mos jetë një lidhje shkatërruese”.  Kush zgjedh të martohet për herë të dytë pas një divorci, është e detyrueshme ta zgjedhë me kujdes partnerin dhe t‘u qëndrojë larg njerëzve që në çfarëdolloj mënyre të kujtojnë lidhjen e vjetër. Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias, faktori më i rëndësishëm për “lumturinë martesore” të grave është ai që bashkëshortët te përfshihen në emocionet e tyre dhe kjo është madje edhe më e rëndësishme sesa ndarja e detyrave. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin është të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur. Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sëmundja që më solli dashurinë

Next Post

Si jetoj me gruan e tim shoqi

Advertisement