Romina Aliaj është këngëtarja mjaft e dashur për publikun sepse me potencën e zërit që ka dhe me stilin e të kënduarit ka bërë për vete këdo e ka dëgjuar të këndojë. E shumëkërkuar në Shqipëri e sigurisht edhe jashtë saj, Romina ka menduar që të mos i ndahet publikimit të klipeve. Duke qenë se edhe festa e dashurisë po afron ,ajo ka menduar që t’i bëjë publikut të saj një tjetër dhuratë, një tjetër klip, një kolazh me titull “Paske lotët gurë-gurë” me orkestrim të Rino Boçit, ajo ka publikuar disa foto nga xhirimet e tij ku shfaqet mjaft sensuale, gati-gati si një hyjneshë. Kujtojmë se kolazhi i fundit i publikuar nga Romina “Gjëmon kënga” ka vetëm një muaj që është publikuar dhe është mjaft i suksesshëm.
Sensuale dhe si hyjneshë, Romina Aliaj gati për klipin e radhës…!

