Ka qenë aktorja dhe modelja e njohur kanadeze ylli Sunny Leone e cila ka mahnitur të gjithë duke parakaluar në tapetin e kuq me një super fustan unik në Filmfare Awards 2019 në Bollywood. Bukuroshja e shoqëruar nga bashkëshorti i saj më pas është komentuar duke u vlerësuar për veshjen më të mirë, ku ne mësojmë edhe nga video që ajo ka dhënë në intervistë për media se është veshur nga dy dizenjatorët e njohur shqiptar Kujta&Meri, ku gazetari i huaj e ka pyetur për fustanin e bardhë ajo i është përgjigjur duke përmendur çiftin e artistëve që e kanë bërë dhe origjinën e tyre, Kosovën. Më pas mediat e huaja gjatë dy ditëve janë duke komentuar veshjet e personazheve në këtë event të madh, ku rradhitet si veshja më e mirë ajo e Sunny Leone kuruar mjaft mirë nga Kujta & Meri. Kjo është hera e tretë që çifti shqiptar vlerësohet në ngjarjet më të mëdha të botës për artin e tyre, ndërsa kujtojmë janë të parët që me punën e tyre unike e artistike bënë që Kosova të përmendet në botë sidomos në Hollywood dhe Bollywood.
Advertisement