
Prej disa kohësh pritej një klip i ri nga këngëtarja simpatike Juventila Dashja apo siç njihet në muzikë si Juvi, por duket se ka ardhur moment i duhur, edhe pse admiruesit e saj mezi e presin. Sapo ka nisur xhirimet e klipit të ri me një titull sat ë veçantë po aq edhe domethënës, “Pis”. Me tekst nga vetë Juvi, muzika dhe aranzhimet nga Alsked Rrenja, ajo ka vendosur që klipin ta xhirojë në Zvicër tek “Focusdream”, një zgjedhje e veçantë nga ç’jemi mësuar të shohim klipet e këngëtarëve shqiptare deri tani. Në veshjet e zgjedhura prej saj për klipin dominojnë ngjyrat fosforeshente, ngjyra që Juvi ka guxuar dhe ka realizuar një plan perfekt për klipin e saj. Presim “Pis-in” e Juvit dhe zbulojmë më pas edhe kujt i është dedikuar kjo këngë..!

