Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Lokal kërcimi

– Kam parë një ëndërr vërtet të bukur; sikur kisha dalë për shëtitje dhe ndërkohë, u futa në një lokal sepse më tërhoqi muzika. Aty kërcehej muzikë latine. Shumica ishin burra dhe mes tyre ishte një djalë që mendohej të ishte princ. Ky princi më ftoi për të kërcyer dhe ishte shumë joshës. Më tha që kisha një parfum shumë të mirë. Gjithë kohën më pëshpëriste fjalë të bukura dhe unë sikur fluturoja kur kërceja me të. Më vonë sikur hoqa sutjenat, pasi më pengonin kur kërceja. Ndihesha si në qiellin e shtatë. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Irena

– E dashur Irena, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë filmi me princ që ju ka bërë përshtypje kohët e fundit, unë ëndrrën tuaj do ta interpretoja në këtë mënyrë: Ëndrra tregon që jeni vajzë që ëndërroni shumë dhe besoni shumë lehtë te fjalët e bukura. Veç të tjerash, ëndrra të tilla me princ, tregojnë dëshirën tuaj për t’u harruar në krahët e një dashurie, por në thelb, ëndrra ju paralajmëron, duke ju thënë: Në vend që të hidheni në krahët e një princi fallco, i cili në vend të puthjes përdor kafshimin, mundohuni të hapni sytë dhe të tregoni që jeni në kërkim të një personi me karakter. Gjithë të mirat!

Advertisement

Koshi i plehrave

– Ëndrra që kam parë ishte shumë e sikletshme, t’ju them të vërtetën. Pashë sikur isha në një lagje dhe përpara meje, më shfaqeshin vetëm kosha plehrash. Unë duhet të pastroja gjithçka që më dilte përpara. Mbaja në krahë pesha shumë të rënda, që mbanin shumë erë dhe i hidhja nëpër kosha. Pashë edhe lypësa dhe, sipas mendjes sime, edhe ata duhet t’i spostoja në një qoshe, afër koshave të mbeturinave. Ashtu, duke u marrë me atë lloj pune, u zgjova nga gjumi nga sikleti. Edi.

– I nderuar Edi, mund të them që ëndrra juaj mund të ketë lidhje me pesha të rënda shpirtërore dhe psikologjike nga të cilat e ndjeni që ka ardhur koha të çliroheni. Mendoj se ka të bëjë me situata jo të mira që i kaloni në punë. Nëse e ndjeni që duhet t’i bëni një pastrim thelbësor jetës tuaj ose më saktë, punës, çfarë prisni? Bëjeni! Ky duhet të jetë edhe mesazhi që ju transmeton ëndrra. Hiqni dorë dhe besoj se do të keni mundësi të reja, më të mira. Ju uroj fat!

Pasuria

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr gjyshin, sikur më tha: “Pasurinë mos e lër pas dore” dhe një plak sikur më drejtoi diku e më tha: “Mat 5 hapa, stop! O majtas, o djathtas”. Pastaj u gjenda në një tunel. Më jepni një përgjigje, ju lutem. Faleminderit.

– I nderuar lexues, ëndrra ju transmeton një mesazh shumë të qartë; duhet t’u kushtoni rëndësi të mirave që keni dhe t’i shfrytëzoni ato duke vënë një pasuri të paluajtshme për të ardhmen, vetëm se përpara çdo hapi që do të hidhni, matuni mirë, mos ecni pa u menduar dhe pa plane të llogaritura mirë. Gjithë të mirat!

Pasqyra

– Përshëndetje astrologe. E shoh shpesh në ëndërr të dashurin tim. Mbrëmë pashë sikur isha në një vend dhe me copa pasqyrash po vizatoja fytyrën e të dashurit tim, dhe papritur sikur m’u shfaq para syve i gjallë, duke dalë nga dizenjot e mia. Më pas e pashë duke rrëshqitur në akull, pra, duke bërë patinazh dhe më shikonte ngultas në sy. Dukej sikur më thoshte: “Unë jam këtu për ty e për vete dhe s’kam ndërmend të iki larg”. Po kështu, një ditë më vonë e pashë përsëri në ëndërr; po më priste mua dhe thoshte që në zemër më kishte vetëm mua. Pres përgjigje nga ju. Barbi.

– E dashur Barbi, mendoj se ëndrrat që shikoni me të dashurin nuk janë gjë tjetër veçse mesazhe ngushëlluese. Ju me siguri jeni vajzë shumë e ndjeshme dhe qëndroni gjithnjë me frikën e braktisjes nga ana e tij. Ëndrra, me mesazhet e saj domethënëse, ju bën të ndiheni më e sigurtë, kështu që mos u shqetësoni, përjetojeni lidhjen qetësisht. Gjithë të mirat!

Vila e vetmuar

– Kam parë sikur hyra në një shtëpi të vjetër e cila dukej e braktisur nga të gjithë. Kur hyra, u mahnita sepse brenda saj ndodhej një vilë shumë e bukur, por e vetmuar. Ishte antike, e vjetër dhe në muret e saj kishte afreske shumë të bukura e piktura të një cilësie të mahnitshme. Para se të martohesha, shikoja gjithnjë shtëpi, por moderne. Pasi jam ndarë, shikoj po shtëpi, por të vetmuara. A mund ta di çfarë kuptimi ka? Faleminderit.

– E dashur lexuese, ëndrra tregon që ju jeni vazhdimisht në kërkim të shtëpisë ideale që gjithmonë e keni ëndërruar. E keni të vështirë ta shikoni veten në një shtëpi të mirë dhe me njerëz të besueshëm rreth jush. Duke qenë e tillë, edhe ëndrra është pasqyrim i asaj çfarë përjetoni dhe dëshironi realisht, me shpirt. Ju uroj të gjeni vërtet atë që kërkoni.

Xhelozi

– Kam parë në ëndërr sikur po shkoja diku (në të vërtetë, ngjante si uji i Semanit). Ishte vend i errët ku kalonte një lumë i turbullt. Prapa ishte një shtëpi (vetëm kjo e rrethuar me pemë) ku banonte dikush. Në këtë vend, kisha shkuar me makinë, por nuk e mbaj mend nëse e drejtoja vetë. Nuk dija ku ta kaloja natën dhe më tutje, pashë vajzën që më pëlqen në realitet, e cila më fliste përçart dhe sikur më kërcënonte. Ishte shumë e zbehtë dhe unë mendoja se mund të kishte pirë drogë. Unë sikur u shkëputa për të shkuar në një pemë ulliri dhe pata ndjesinë se atje do të gjeja dikë tjetër. Vajza po largohej me shokët, por kokën e mbante pas dhe më shihte me xhelozi, sikur unë kisha ndonjë vajzë tjetër. Si shpjegohet ëndrra ime, ju lutem? Fatosi.

– I nderuar Fatos, mendoj se e gjithë ëndrra ka lidhje me të kaluarën tuaj dhe gjithçka sillet rreth një historie dashurie, tashmë të mbyllur. Në fakt, ajo histori ka lënë gjurmë në jetën tuaj dhe ju e kujtoni çdo ditë, edhe pse tashmë nuk jeni pranë kësaj vajze. Keni kaluar momente të trishtuara, gjë që shfaqet fare qartë edhe në ëndrrën tuaj, por kjo s’do të thotë që edhe e ardhmja do të jetë e tillë. Lumi që keni parë në ëndërr, megjithëse i turbullt, tregon se ju do të arrini t’i kapërceni vështirësitë dhe frikën, do të dini si t’u rezistoni turbullimeve të ditës dhe indiferentizmit të personit që e keni për zemër. Një ditë të bukur do të jetë ajo që do të mundohet t’ju afrohet dhe do të bëhet vërtet xheloze për ju. Ju qëndroni indiferent dhe mos e jepni veten se jeni i interesuar për atë person. Do të shikoni se gjithçka do të kthehet në favorin tuaj. Gjithë të mirat!

Rrezikoj

– Më ndodh shpesh të shoh në ëndërr sikur bëj veprime të rrezikshme dhe as vetë nuk di si shpëtoj prej tyre. Vetëm një gjë është e çuditshme; të nesërmen s’i mbaj mend ngjarjet. Çfarë paraqet rreziku në ëndërr, përgjithësisht? Jam në pritje të përgjigjes. Faleminderit.

– Rreziku në ëndërr ka disa kuptime dhe shpjegohet në varësi të personit që e shikon atë. Rreziku, përgjithësisht nuk është asgjë tjeëtr veçse reagim i fortë i emocioneve tuaja ndaj një realiteti të vërtetë ose të imagjinuar, ose në rastet kur realisht ndihet i/e kërcënuar në familje, jetën private ose vendin e punës. Nga ana tjetër, një ëndërr e tillë shpreh atë pjesë të karakterit të brendshëm të personit që e ndjen se e ka të shtypur dhe që revoltohet, por në mënyrë të heshtur dhe, për pasojë, ajo lufta e brendshme shfaqet në ëndërr.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Po e paguaj me para këtë lidhje!

Next Post

Nxemja e muskujve, e domosdoshme para stërvitjes

Advertisement