Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Stuhi dëbore

– Isha në fshat te gjyshja dhe po rrinim në oborr me gjithë familjen, kur papritur filloi një stuhi dëbore. Theksoj që ishim me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte gjelbërim gjithandej dhe dukej atmosferë pranvere. Filluam të mblidhnim të gjitha gjërat që kishim në oborr, duke filluar nga rrobat e nderura, tavolinat, karriget që kishim nxjerrë për të qëndruar në diell e gjithçka tjetër. Stuhia ishte aq e madhe sa ne nuk shikonim dot njëri-tjetrin dhe përplaseshim. Ashtu, nga sikleti i madh, u zgjova nga gjumi. Jam në pritje të parashikimit tuaj. Sara

Dëbora në ëndërr ka disa kuptime. Ju po kaloni një periudhë të bukur në familje, por kjo, fatkeqësisht, nuk do të zgjasë shumë sepse diçka do ta prishë këtë atmosferë. Jo më kot thonë që ndonjëherë e keqja dhe e mira janë shoqëruese të njëra-tjetrës. Kjo s’do të thotë që duhet të bini në pesimizëm, pasi periudha negative që vjen pas kësaj aktuale, do të jetë kalimtare. Duhet t’i jepni kurajo vetes sepse nuk bëhet fjalë për fatkeqësi, por për zhgënjim nga njerëz shumë të afërt. Gjithsesi, uroj që në fund të fundit, ëndrrat të ngelen ëndrra; asgjë s’është e vërtetë në to. Ju uroj shëndet!

Advertisement

Shpatulla e majtë

– Pashë në ëndërr gjyshen time e cila ka vdekur. E mbaja për krahësh dhe ajo kishte të gjitha karakteristikat e një fëmije të sapolindur; vetëm fytyra i dallohej që ishte ajo. Më buzëqeshte me një ëmbëlsi që unë nuk e përshkruaj dot. E pyeta se si ishte me shëndet dhe ajo më tha se kishte shumë dhimbje në shpatullën e majtë. Pastaj e pashë gjyshen sikur po më përkëdhelte kokën. Kur ia tregova këtë ëndërr një shoqes time, më tha që është paralajmëruese dhe tregon që jam shtatzënë. Aurela

– Vetëm koha do ta tregojë, e dashur Aurela, nëse shoqja juaj kishte të drejtë në lidhje me paralajmërimin e një fëmije. Unë mendoj se bëhet fjalë për një shqetësim shëndetësor në lidhje me diçka që po ju mundon shumë. Nuk duhet të alarmoheni sepse pas disa ditësh do të shikoni që çdo gjë do të jetë si më parë dhe ju nuk keni asgjë nga ato çfarë keni menduar. Ndërsa figura e gjyshes tregon nevojën tuaj për të pasur dikë që t’ju përkëdhelë dhe t’ju dojë ashtu siç vetëm ajo dinte ta bënte. Mjafton që këtë gjë t’ia kërkoni mamasë tuaj dhe do të shpërbleheni me atë dashuri dhe vëmendje që keni kohë që e kërkoni nga familja. Gjithë të mirat!

Sikur isha grua

– Kam parë në ëndërr sikur do të lindja një fëmijë, ndërkohë që unë, në realitet, jam djalë dhe s’kam aspak dëshirë të jem grua. Isha përpara një vile që po e shikoja nga jashtë, e cila më bëri përshtypje sepse ishte shumë e bukur. Sipas ëndrrës, sikur ishin Krishtlindjet dhe unë, papritur, u gjenda në krahun e një burri, ndërsa unë isha grua. Ai më çoi në spital për të lindur dhe i porsalinduri ishte shumë i shëmtuar. Duke qenë se isha i ndërgjegjshëm që isha djalë, nga sikleti i madh, u zgjova nga gjumi. A ka ndonjë kuptim gjithë kjo ëndërr se kam frikë mos janë shenja për homo? Taulanti

– I nderuar Taulant; kjo ëndërr është interesante, por ka edhe shumë kuptim. Ajo tregon që ju jeni në një moshë transformimi, që do të thotë se, pak nga pak, po rriteni dhe do të bëheni vërtet burrë, por tani për tani, duke qenë se jeni vetëm 16 vjeç, jeni shumë i ndjeshëm dhe i dashur, siç mund të jetë një femër. Duke qenë i tillë, shpesh ju lind dyshimi në vetvete nëse jeni heteroseksual apo keni shije të tjera. Mos u shqetësoni, çdo gjë po shkon ashtu siç duhet për ju. Ju nuk keni tendenca tërheqjeje ndaj meshkujve, sepse këto që po kaloni ju, i kalojnë të gjithë moshatarët tuaj dhe ju siguroj që nuk janë aspak shenja homoseksualizmi. Prandaj, shijojeni këtë periudhë transformimi në favorin tuaj, sa të mundeni. Ju uroj shumë fat!

Në spital

– Isha në spital me nënën time dhe aty, një infermiere iu afrua duke i thënë: “Je shumë e zhurmshme dhe aspak e rregullt”. Nëna ime ishte shumë e sëmurë dhe mezi lëvizte, e shkreta. Unë, ngaqë m’u dhimbs shumë nëna, i fola shumë keq infermieres dhe pastaj, shpërtheva në të qara në krahët e nënës. Dua të di kuptimin e kësaj ëndrre. Lora.

– E dashur Lora, ëndrra tregon që ju po i shmangeni diçkaje dhe kjo gjë ju bën të ndiheni akoma më keq. Duhet të përballeni një herë e mirë me të vërtetën, sado e dhimbshme të jetë. Vetëm në këtë mënyrë, do të ndiheni më e qetë shpirtërisht. Nëse keni nevojë për ndihmë, këtë fare mirë mund t’ia kërkoni një pjesëtari të familjes që ju ka shumë për zemër. Gjithë të mirat!

Tradhti

– Shoh vazhdimisht në ëndërr burrin tim që fatkeqësisht nuk jeton më, sikur më thotë që më do shumë, por që kishte edhe një dashnore. Çfarë kuptimi ka, se kjo ëndërr më persekuton gjatë gjithë kohës?

– Tradhtia që përmend yt shoq, në fakt, i referohet vdekjes së tij, pra, është “tradhti” ndaj jetës. Ëndrra flet për një tradhti simbolike, pasi ai, duke vdekur, nuk ka jetuar edhe disa vite të tjera me ju. Tjetër nuk di çfarë t’ju them, meqë ëndrra që më keni përshkruar, nuk është shumë e detajuar. Gjithë të mirat!

Me ish-të dashurin

– Isha në një dhomë me ish-të dashurin tim, të cilit po i thoja: “Ishe ti që u largove nga unë”. Ai më thoshte: “E bëra këtë gjë sepse kisha disa probleme të miat që duhet t’i rregulloja”. Duke qenë se isha e shqetësuar se mos vinin prindërit e mi, e pyeta se çfarë do t’u thoshte nëse ata do të na shikonin bashkë dhe ai m’u përgjigj: “Do t’u them që dua të rri me vajzën e tyre”. Prindërit e mi nuk hynë në dhomën time, por në fakt e pashë përsëri ish-të dashurin që fliste qetësisht me babain tim. Do të doja një interpretim nga ju, e dashur astrologe. Tatjana

– E dashur Tatjana, ëndrra nuk është gjë tjetër veçse një dëshirë juaja për të vënë paqe si me veten, ashtu edhe me atë që dashuroni. Për momentin, nuk shikohet ndonjë arritje e mundshme e realizimit të dëshirës tuaj. Në raste të tilla, nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’ju themi që ta mblidhni veten sepse njohje më interesante do të keni në të ardhmen.

Parashutë

– Së pari, ju përshëndes! Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur po fluturoja me parashutë bashkë me vajzen time 4 vjeçare. Na pëlqente të dyjave dhe i gëzoheshim kësaj gjëje. Teksa po uleshim në tokë, ramë në ujë dhe u lagëm nga vithet. Më vonë e pashë veten në vendin tim të punës, që kishte ndryshuar komplet. Edhe shefi nuk ishte më i njëjti dhe banjot ishin komplet të pastra, ndërsa ish-kolegia ime më përshëndeste, më dha dorën dhe zgjati dy bileta me mesazhe, por unë nuk e mbaj mend se çfarë shkruhej në to. Më ktheni përgjigje këtë javë, ju lutem.

– Ëndrra juaj ka të bëjë shumë me punën dhe pjesa e parë tregon dëshirën tuaj për t’u çliruar një herë e mirë nga vështirësitë dhe pakënaqësitë që ju shkakton kjo punë. Ndërkohë, nga ana tjetër, tregon për jetën tuaj private, që do donit ta kishit më të rregullt dhe më të pasur shpirtërisht e seksualisht. Ju uroj shëndet!

Karfica të vogla

– Më ka ngelur në mendje një ëndërr që e kam parë kohët e fundit. Isha me tezen time që e doja shumë, por që nuk jeton më. Në ëndërr, ajo m’u shfaq shumë e re, por nuk ishte shumë mirë me shëndetin. Flokët i kishte të mbledhura me shumë karfica, por e shikoja që e mundonin. I thashë se do t’ia hiqja unë të gjitha që ajo të ndihej rehat kur të shtrihej në krevat. Flokët i kishte shumë të ngatërruara nga karficat dhe më vinte keq për të. Aty, duke i hequr karficat, u zgjova nga gjumi. Valentina

– E dashur Valentina, mendoj se e gjithë ëndrra ka lidhje me shëndetin tuaj. Ka shumë mundësi që ju të vuani nga një dhimbje e lehtë koke e vazhdueshme, por që nuk i keni dhënë shumë rëndësi. Përveç kësaj, ëndrra tregon që kjo dhimbje koke ju vjen nga mendimet e shumta që ju rëndojnë në kokë. Atëhere, ëndrra ju ka dhënë një mesazh shumë të mirë nëpërmjet imazheve që keni parë. Duhet t’i largoni këto mendime nga koka pak e nga pak, në mënyrë që një ditë, të ndiheni e çliruar si nga dhimbja e kokës, ashtu edhe nga mendimet shqetësuese. Siç mund ta kuptoni, tezja që keni parë jeni po ju, ndërsa karficat, janë mendimet e rënda, dhimbja e kokës, shqetësimet, të cilat duhet t’i largoni. Gjithë të mirat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Letër nga burgu; Nuk e meritoja këtë që më ndodhi!

Next Post

4 sëmundje që mjekët i ngatërrojnë

Advertisement