Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta kaloj periudhën e vështirë të ndarjes?


Përshendetje psikologe Orjola! Shpresoj që të jeni mirë dhe ju uroj shumë suksese në punën tuaj. Të ndjek në media dhe lexoj çdo artikull tuajin me shumë interes. Reflekton mirësi në çdo fjalë që thua. Të adhuroj për qetësinë që të karakterizon. Kam besim tek ti dhe do të ndjek çdo këshillë tënden me rigorizitet. Po kaloj një përiudhë të vështirë ndarje. Unë do dëshiroja nësë do me jepnin disa këshilla se si të dal nga kjo gjëndje.

Orjola Plaku, psikologe në Fshatin e Fëmijëve Sos, e-mail: plakuoriola@gmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj për besimin që keni tek unë por e kuptoj se sa situatë të vështirë po kalon. Në fakt një nga të vërtetat që nuk do dëshironin të pranonim se disa marrëdhënie shkojnë drejt fundit disa mund të vijnë nga vetë zgjedhjet tona dhe në disa raste të tjera vijnë sepse situata ka dal jashtë kontrollit. Shkëputja nga një individ për të cilën jemi kujdesuar apo shprehur afeksion mund të shkaktojë traumë derisa ne të gjejmë mënyra se si duhet t’ia dalim apo të shërohemi emocionalisht.

Advertisement

Nesë do të sforcohesh, traumat intime do të përsëriten dhe do ta kesh të vështirë të dalësh dhe gjesh një marrëdhënie të shëndetshme.

Një mënyrë e mirë për të kuptuar veten pas një ndarje/divorci është që të dëgjojmë veten për humbjen. Duhet menduar se nësë diçka përfundon është sepse nuk keni gjetur kuptueshmërinë mes jush. Nga eksperienca ime profesionale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, kam dëgjuar një sërë pohimesh nga klientë të ndryshëm pas një zgjidhje martese. Prandaj, do të sygjeroja se është shumë e rëndësishme të kuptosh se nësë ju,nuk arrini të bëni diçka aktualisht kjo nuk është dashuri, por varësi psikologjike. Në një marrëdhënie të shëndetshme individi funksionon normalisht dhe nuk cënohet mirëqënia psikikologjike.

Për çdo kënd eksperienca e një ndarje mund të përjetohet në forma nga më të ndryshme. Mendoj se ju duhet kohë për t’u shëruar emocionalisht. Të mbajturit një ditar të rutinës tuaj të përditshme do të ndihmonte emocionalisht. Por ka edhe grupe suporti që mund të kërkosh të përfshihesh siç është terapia në grup. Nësë percepton se ndenjat e juaja sa vjen e bëhen më të forta, të lutem kërko takim me terapistin. Për çdo gjë më shkruani sërish!Ju uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Feliksa Jakaj: Më frymëzojnë Kardashian-ët…!

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (19)

Advertisement