Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Nuk u zë dot besë meshkujve!


– Jam një vajzë 19 vjeçe. Problemi im është se nuk arrij t’i besoj asnjë djali. Në  fakt, në dy raste kam bërë mirë që s’u kam besuar se kanë qenë djem pa skrupuj. Një gjë tjetër është se djemtë që unë pëlqej, janë të gjithë donzhuanë. A do të arrij unë të pëlqej një djalë normal (jo donzhuan) dhe të krijoj 1idhje të qëndrueshme, pa dyshuar tek ai? Pres një përgjigje. Me respekt Ada.

Redaksia: E dashur Ada! Nuk i dimë eksperiencat e tua në jetë, për të mësuar nëse mosbesimi yt është pasojë e ndonjë zhgënjimi personal, apo thjesht, pasojë e asaj çfarë sheh përreth, e formimit dhe e karakterit tënd. Megjithatë, unë të këshilloj të mos shqetësohesh shumë për këtë mosbesim që ti e shfaq, siç thua, ndaj “çdo djali”. Mosbesimi është gjëja më normale në botë; është “arma” jonë e vetëmbrojtjes përpara rreziqeve që mund të na paraqiten në jetë. Sigurisht, njeriu nuk e di asnjëherë se çfarë e pret më tej, kështu që mosbesimi, nuk shfaqet vetëm në rastet kur vërtet nuk duhet t’i besojmë atij që kemi përballë, por në të gjitha situatat… Me sa shoh, kjo është ajo që të shqetëson. Unë jam e bindur se ti “nuk i beson asnjë mashkulli” sepse në të vërtetë, nuk ke takuar atë djalë që do të të bëjë “ta humbasësh mendjen” në atë farë feje, sa do t’i besosh plotësisht… Një mikes sime, shumë dyshuese nga natyra, i takoi të bënte një punë në të cilën njihte gjithfarësoj meshkujsh dhe, duke qenë tërheqëse, thuajse të gjithë i kishin propozuar të lidheshin; pa përjashtim nëse ishin të martuar, të fejuar apo beqarë. Kjo e bëri miken time të kultivonte brenda vetes një lloj mosbesimi të thellë ndaj të gjithë meshkujve dhe të “merrte vendimin” për të mos u martuar kurrë. Në fakt, ndodhi që u martua e para në grupin tonë shoqëror, sepse njohu një djalë që e deshi aq shumë sa nisi t’i besonte verbërisht; pikërisht ajo, që deri dje thoshte se s’kishte mashkull të mirë në këtë botë. Jam e sigurtë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ty, megjithatë, ashtu si mikes time, do të të këshilloj që, nga mosbesimi i plotë, të mos shkosh te besimi i verbër sepse që të dyja janë ekstreme dhe të gjitha ekstremet kanë rreziqet e veta.

Advertisement

Përsa i përket pyetjes tjetër, nëse do të arrish të pëlqesh ndonjëherë një mashkull që nuk është donzhuan, po të them se, sigurisht, do të mundesh. Vetëm ki kujdes! Nganjëherë, ata që kanë namin e donzhuanëve, që duket se u shkojnë prapa të gjitha femrave, janë më të qëndrueshëm se ata që hiqen të ndershëm dhe nuk i shohin femrat e tjera rrugës kur janë me ty. Pikërisht në radhët e këtyre të fundit, të jesh e sigurtë, mund të takosh shumë mashtrues. Të uroj fat në jetë Ada dhe, na shkruaj për çdo problem që ke.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U përpoqa të vrisja veten...

Next Post

Më tha "jam e paprekur"..Më gënjeu...!Ta lë?

Advertisement