Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ai më detyroi të vidhja
8 gjëra që duhet t’i dini para se të joshni dikë në Facebook
Humba shoqërinë për një dashuri të kotë

8 gjëra që duhet t’i dini para se të joshni dikë në Facebook


Me sa duket, Facebook-u shërben edhe për të krijuar lidhje sentimentale. Ia keni vënë syrin ndonjërit? Kini kujdes… Pak mister, pak joshje, pa teprim! Kjo funksionon në jetën reale, ndaj do të funksionojë edhe në atë virtuale. Më poshtë, keni 8 pyetje që duhet t’ia bëni vetes dhe detaje që duhet t’i verifikoni para se të filloni të joshni dikë në Facebook…

1. E kam shkruar mirë biografinë time?

Advertisement

“Beqare”, “e martuar”, “në çift”. Informacioni që zgjidhni të përmendni në të dhënat tuaja, është i rëndësishëm.

Ç’duhet të bëni: Nëse e përdorni Facebook-un për të krijuar lidhje të reja, shkruani që jeni beqare.

Ç’nuk duhet të bëni: Evitoni të përzgjidhni statusin “është e ndërlikuar”, sepse rrezikoni të frenoni ata që do t’ju vijnë rrotull.

Dëshmi:

Viktori, 32 vjeç: “Unë shoh së pari foton e profilit, pastaj biografinë. Nëse ajo ka shkruar që ka qenë e martuar, apo ka qenë çift me dikë, nuk bëj asgjë. Nuk kam dëshirë të kem të bëj me ish-in e saj!”.

2. E kam zgjedhur mirë foton e profilit?

Fotoja tregon mjaft gjëra për personalitetin dhe qëllimet tona. Sigurisht, nuk ia vlen të thotë as më shumë se ç’duhet.

Ç’duhet të bëni: Vini një foto ku dukeni bukur, por edhe që ju ngjan.

Ç’nuk duhet të bëni: Të vini një foto ku keni dalë në plazh, vetëm ose me shoqe, me rroba banjoje… Ok, ju pëlqen plazhi, bikini dhe nxirja, por duhet t’i lini pak vend (sado të vogël), edhe misterit! Evitoni gjithashtu  fotot shumë personale, sepse edhe punëdhënësit e vizitojnë herë pas here Facebook-un.

Dëshmi:

Viktori: “Një foto e mirë profili, është një foto pushimesh, për shembull. Me fotot shumë neutrale, e ke të vështirë të kuptosh se ç’do realisht personi tjetër”.

Dritani, 33 vjeç: “Më pëlqejnë fotot e thjeshta, nëse është e mundur, me një buzëqeshje. Fotoja me rroba banjoje është fakultative, nuk jam kundër saj”.

Andi, 37 vjeç: “Një vajzë që vë shumë foto, mbase është narciziste ose i mungon besimi në vetvete. Kjo më bën dyshues”.

3. I kam mbyllur mirë të dhënat e mia personale?

Mos vini 72 foto të vetes, por mund ta hapni pak profilin, edhe për ata që s’janë miqtë tuaj.

Ç’duhet të bëni: Lërini të shihen 2-3 foto tuajat, jo më shumë, as më pak.

Ç’nuk duhet të bëni: Mos e hapni gjithë profilin; ju nuk e dini kush qëndron pas ekranit!

Dëshmi:

Andi: “Nëse ka ndonjë foto në miniaturë, tek e cila nuk mund të klikosh për ta zmadhuar, kjo më inkurajon për të shkuar më tutje”.

4. Do ta pranoj menjëherë kërkesën për mik?

Shoku i një shoku me të cilin jeni kryqëzuar në një mbrëmje, ju bën kërkesë për mik. Para se ta pranoni si mik, trajtojeni pak subjektin, duke shkëmbyer disa mesazhe private. Kjo do t’ju evitojë ndërlikime të mundshme…

Ç’duhet të bëni: Keni shkëmbyer disa mesazhe private dhe ju duket në rregull? Propozojini një takim. Gjërat virtuale nuk zgjasin shumë.

Ç’nuk duhet të bëni: Mos u nxitoni për t’iu përgjigjur. Jeni e disponueshme, por keni edhe jetën tuaj jashtë Facebook-ut (nuk jeni një “no-life”, si quhen ata që rrinë gjithë ditën në internet).

Dëshmi:

Albi, 24 vjeç: “Filluam të shkëmbejmë mesazhe private, si miq në fillim, pastaj filluam joshjen… deri te ndjenjat dashurore”.

5. Do t’i bëj “poke”?

Poke (“gudulisja”) nuk është miku më i mirë i njeriut në Facebook, pasi nuk dihet mirë dobia e saj.

Ç’duhet të bëni: Bëjini “poke” një të njohuri, vetëm nëse e keni të domosdoshme.

Ç’nuk duhet të bëni: Mos i bëni poke një “objektivi”. Kjo praktikë është me të vërtetë shumë e dyshimtë për të çuar përpara gjërat.

Dëshmi:

Dritani: “Poke në ditët e sotme nuk përdoret shumë, ngaqë krijon një situatë jo të këndshme, sidomos nëse do të joshësh dikë. Më shumë përdoret edhe nga miqtë e zakonshëm që me anë të saj të thonë: “Më ka marrë malli për ty”.

Viktori: “Nuk e kam përdorur dhe nuk ma kanë bërë kurrë “poke”-n. Preferoj më shumë që të më dërgojë një mesazh”.

6. E kam përdorur mirë drejtshkrimin?

Gabimet drejtshkrimore, gjuha e shkurtuar e sms-ve, statuset enigmatike, të gjitha këto janë pengesa, qofshin ato në profil, në mur, apo në mesazhe private.

Ç’duhet të bëni: Keni një dyshim? Është e thjeshtë, mos e publikoni këtë status.

Ç’nuk duhet të bëni: Hiqni dorë nga statuset që duhen dëshifruar, si për shembull “E kuptoj veten…”.

Dëshmi:

Viktori: “Nëse shoh gjuhën e sms-ve në timeline, ose gabime drejtshkrimore me thes, më pritet vrulli menjëherë…”

7. Kam një jetë reale?

Me një fjalë, kam një jetë jashtë kompjuterit, ku nuk e kaloj kohën duke komentuar?

Ç’duhet të bëni: Publikoni vetëm informacione që i mbështesni 2000% dhe bëni kujdes me “like”-t tuaja. Për shembull, mos i bëni “like” (pëlqej) një kandidati politik. Kjo mund të kthehet kundër jush. Do të keni kohë të diskutoni divergjencat tuaja politike pasi të jeni lidhur!

Ç’nuk duhet të bëni: Rezistoni dhe mos shkruani në status “Jeta ime është e mrekullueshme”. Fakti që keni ngrënë një picë me 4 djathëra për drekë, ju përket vetëm juve!

Dëshmi:

Aldo, 27 vjeç: “Një vajzë që komenton faktin dhe gjestin me të vogël të jetës së saj, më bën të iki me vrap!”.

Ardi: “Nëse një person më intereson, filloj të kërkoj pak më shumë në fotot dhe biografinë e saj. Nuk jemi të detyruar të kemi të njëjtat shije dhe dëshira, sigurisht, por nëse nuk kemi asgjë të përbashkët, kjo i ndërlikon gjërat. Kështu, shoh pak faqet që i pëlqejnë asaj”.

8. I kam krijuar listat?

Miq, kolegë, familje… Gjithë këta njerëz jetojnë në harmoni në kontaktet tuaja. Për të evituar që shefi të mos hyjë në këtë status pak si shumë personal, ose tezja të mos komentojë këtë foton ku dukesh kaq bukur, krijoni lista!

Ç’duhet të bëni: Krijoni një listë “profil i kufizuar”, para se të pranoni çfarëdolloj gjëje dhe këdo. Ju nuk e dini se kush ju adresohet dhe kufizojeni pra pak hyrjen në informacionet tuaja, gjë që do t’ju evitojë mjaft bezdira…

Ç’nuk duhet të bëni: Mos ua pranoni të gjithëve kërkesën për mik.

Dëshmi:

Andi: “Unë e përdor kryesisht Facebook-un për të mbajtur marrëdhënie profesionale me kontaktet e mia dhe për të promovuar blog-un tim, por nuk e mohoj se mund të lindë një joshje në të. Facebook-u është një “vend” si të tjerët për të takuar dikë të cilën ke dëshirë ta joshësh”.

Viktori: “Një vajzë që ka shumë miq, do të thotë se i pranon kujtdo. Nuk ka të njëjtën vlerë nëse ajo pranon kërkesën time dhe ka një numër të kufizuar kontaktesh”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ai më detyroi të vidhja

Next Post

Humba shoqërinë për një dashuri të kotë

Advertisement