– Doktor Evi, së pari, ju përshëndes. Së dyti, a mund të më shpjegoni se si ka mundësi që ka disa vajza që kanë shumë dëshirë për seks, nuk ngopen kurrë? Është sëmundje kjo gjë? Nëse e frenojmë këtë vajzë, çfarë mund t’i ndodhë asaj nga ana psikologjike apo fizike? E bëj këtë pyetje sepse kam një vajzë 24 vjeçe e cila tundohet prej gjithë meshkujve, flirton me këdo dhe është gati të bëjë seks, nuk përmbahet dot. A ka ndonjë mjekim që t’ia ulë aktivitetin seksual asaj? Ju lutem, më ndihmoni, se jam në hall të madh. Një prind.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- – I nderuar prind, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe do të mundohem t’ju jap një shpjegim. Aktiviteti seksual është një gjendje psikologjike e veçantë (neurovazale) në terren hormonal. Kjo gjendje varet dhe nga gjendje të veçanta të çdo personi, nga edukimi i një personi apo faktorët psikologjikë të tij. Vihet re edhe në disa sëmundje psikike apo fillimet e këtyre gjendjeve, që fillon me rritjen e dëshirës për të bërë seks. Problematika është pak e veçantë dhe delikate. Për të qenë i sinqertë, jam vënë paksa në njëfarë vështirësie për ta shprehur këtë nëpërmjet letrës tuaj. E kuptoj shqetësimin tuaj si prind, por për të marrë një informacion më të hollësishëm, do kisha dëshirë të më takonit për të bërë më të mirën për vajzën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here