Thuhet se
ngjyrat janë valë energjie që lëshojnë vibracione specifike që përhapen në
qelizat e trupit. Kjo është teoria që mendojnë terapeutët që përdorin ngjyrat,
si natyropatët, refleksologët dhe disa psikologë, megjithëse shumica e mjekëve
e shohin me mosbesim. Thuhet pra se ngjyrat nuk të shërojnë, por lehtësojnë dhe
ndikojnë në sjelljen tonë. E verdha, e kuqja, bluja, jeshilja, një ngjyrë të
qetëson, të trishton, ndërkohë që tjetra supozohet të ketë efekte të tjera tek
ne. Gjeni edhe ju ngjyrën që preferoni, atë që ju përcakton në mënyrë të pandërgjegjshme.
1. Ylberi ju shtyn të mendonim për:
a. Një fiongo me ngjyra
b. Shallin e një perëndeshe
c. Një fenomen atmosferik
d. Një rrugë me gurë xixëllues.
2. Kundrejt çfarë gjëje jeni më i ndjeshëm:
a. Inteligjencës.
b. Vullnetit
c. Sharmit
d. Energjisë
3. Çfarë planeti preferoni ju?
a. Diellin
b. Jupiterin
c. Afërditën
d. Marsin
4. Cili është për ju sinonimi i lirisë:
a. Një unazë
b. Një çadër dielli
c. Një kartmonedhë
d. Një skeptër
5. Jemi në vitin 503 para Jezu Krishtit. Cilën perëndi do të zgjidhnit juve?
a. Perëndinë Ra të egjiptianëve.
b. Zeusin e grekëve.
c. Quetzalcoalt e aztekëve.
d. Shivën e hinduve.
6. Sipas jush, fjala fantazi ka lidhje me:
a. Meditimin
b. Ëndrrën
c. Imagjinatën
d. Seksin
7. Çfarë përzierje pëlqeni ju:
a. Limon dhe fara luledielli
b. Zambakë, lila.
c. Eukalipt, manxuranë, borzilok.
d. Speca të kuqe, hudhra dhe mente.
8. Cili peisazh ju ekzalton më shumë:
a. Egjipti, piramidat dhe shkretëtira.
b. Një tajfun në gjirin e Meksikës.
c. Fushat e pamata të Irlandës.
d. Las Vegasi i ndriçuar nga dritat.
9. Natyra ju duket më shumë:
a. Befasuese
b. E rrezikshme
c. E mrekullueshme
d. E panjohur
10. Çfarë menyje do të kompozonit ju:
a. Gjithçka e verdhë: Vezë, pulë me ftonj dhe tortë me ananas.
b. Gjithçka blu: fruta deti me guacka, troftë blu dhe cheesecake me boronica.
c. Gjithçka jeshile: kastraveca me mente, lepur me speca jeshile dhe tartë me çaj jeshil
d. Gjithçka e kuqe: karkaleca me domate dhe salcë kokteji, rosë me qershi dhe tiramisu me luleshtrydhe.
11. Çfarë guri të çmuar do të vinit:
a. Topazin
b. Zafirin
c. Smeraldin
d. Rubinin
Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Ju i përkisni ngjyrës së verdhë.
E verdhë si dielli, topazi, e diela dhe ari, ju i përkisni ngjyrës së bujarisë dhe inteligjencës. Jeni gëzimi, optimizmi, drita dhe fjalët. Ju pëlqen dituria e filozofisë hinduiste, drita e diellit, arësyetimet e sofistikuara të psikanalizës, shija e thartë, problemet psikologjike, bota e kulturës dhe artit dhe gjithashtu personaliteti juaj, sepse keni një ego të fortë. E verdha shpreh fitore, triumf, gëzim, besnikëri, por është edhe simbol i dinjitetit, inteligjencës, pasurisë materiale dhe shpirtërore dhe përpjekjeve të vazhdueshme drejt autenticitetit dhe progresit. Në Kinë ajo u rezervohet veshjeve perandorake dhe ishte ngjyra e bashkëshortëve në Greqinë antike. Emblemë e diellit, e perëndisë Mithra të iranianëve që mbretëronte në botën e nëndheshme, e perëndisë hinduiste, Brahma, të lindur nga një vezë e artë që shkëlqente si një yll me mijëra rreze, ajo është e lidhur edhe me Horusin, perëndinë e diellit në Egjipt. Jezu Krishti e ka kokën e rrethuar me flokë biondë të artë që tregojnë rolin e tij hyjnor. Valët vibruese të të verdhës përdoren nga kromoterapeutët për të favorizuar tretjen e mirë dhe një ekulibër të mirë nervor. Sipas mjekësisë indiane veedike, ajo harmonizon çakrat. Si çdo ngjyrë ka edhe ajo aspektin e vet negativ. Është simbol i së vërtetës, (drita e diellit tregon të vërtetën), por edhe tradhëtisë, sepse dielli ndriçon edhe dredhinë, mashtrimin, dinakërinë. Atëherë ajo tregon tradhëtinë bashkëshortore, mungesën e ndërgjegjies, xhelozinë dhe në të njëjtën kohë evokon shkretëtirën dhe thatësirën. Në Mesjetë ishte simbol i zemërimit. Kështu, gëzimi juaj i jetës mund të kthehet në mërzi sapo të mos ndjeheni më i/e pasioniuar për atë që përjetoni. Ngjyrë e bukës, e mjaltit, e të verdhës së vezës, e misrit, e diellit. Ju që i përkisni kësaj ngjyre jeni i/e sinqertë, i ngrohtë, i afruar, keni shumë empati për njerëzit që ju rrethojnë, e refuzoni vetminë dhe dini të dëgjoni të tjerët. Nëse kureshtia juaj intelektuae pa kufi ju çon nga një subjekt tek tjetri me të njëjtin entuziasëm, sensi i drejtësisë mund t’ju bëjë të papërkulshëm. Shtoni pak blu dhe të kuqe në të verdhën tuaj.
Nëse keni më shumë përgjigje b. Ju i përkisni ngjyrës blu
Blu si Jupiteri, zafiri, e enjtja dhe kallaji. Ju i përkisni ngjyrës së qiellit dhe detit. Bluja ka lidhje me ujin, përfaqëson jetën shpirtërore, qiellin e pafund, absolut. Burrë ose grua zog, ju fluturoni shpesh në botën tuaj imagjinare. Bluja evokon pastërtinë dhe kërkimin e përkryerjes morale, por është edhe simbol i ëmbëlsisë, qetësisë, soditjes dhe krijimtarisë. Ajo i bashkangjitet zambakut dhe Jupiterit si edhe intelektualizmit të qytetërimit egjiptian. Perënditë mitike dhe djajtë e pavdekshëm në Kinë janë paraqitur me një kokë dhe trup blu. Në Europën Qendrore, bluja është mister dhe iluzion. Në budizmin tibetan ajo është simbol i diturisë. Xhengis Khan konsiderohej nga populli i vet se kishte lindur nga një drenushë dhe një ujk blu dhe përfaqësonte forcat qiellore. Zeusi dhe Yaëhe i kanë këmbët e vendosura në blu. Bluja përfaqëson gjithashtu pasigurinë dhe harmoninë. Ndryshe nga e kuqja, ajo është e kundërta e lëvizjes dhe dhunës. Simbol i paqes, ajo është ngjyra e diplomacisë, por, kur kalon në ekstrem, është e pasivitetit dhe heqjes dorë. Bluja ka një gjatësi vale të shkurtër, është një ngjyrë interte dhe ngadalëson ritmet e jetës. Egjiptianët e trajtonin mungesën e energjisë duke pirë ujin që ishte ekspozuar për një kohë të gjatë në rrezet e diellit. Sipas teksteve indiane, bluja është qetësuese, freskuese dhe e shoqëruar me dehjen. Kështu, në gjermanisht, «të jesh blu» do të thotë të jesh i dehur, ndërkohë që të ndjesh një «frikë blu» do të thotë të përballesh me vdekjen. Gjithashtu të «ndjehesh blu», do të thotë të jesh me humor të keq, depresiv. Ngjyrë e perëndive dhe e pavdekshmërisë, ajo ju jep shijen e qetësisë dhe sigurisë dhe ju eviton aventurat e pamenduara. Ju jeni i ndjeshëm ndaj besnikërisë në martesë, ndaj butësisë, sharmit dhe poezisë. Megjithëse imagjinata, liria dhe ëndrra janë koncepte të lidhura me blunë, ju jeni shpesh dhe fshehurazi melankolikë. Kështu, mundohuni të hidhni pak të kuqe në blunë tuaj.
Nëse keni më shumë përgjigje c. Ju i përkisni ngjyrës jeshile
Jeshile si Afërdita, e premtja, smeraldi, deti dhe forca, ju i përkisni ngjyrës së krijimtarisë dhe ambicjes. Ashtu si një pemë që thith karbonin e atmosferës dhe e transformon në klorofil, me një rezistencë të jashtëzakonshme, ose si një lumë që fut në ujin e vet maksimumin e energjive të mundshme, ju merrni vendime praktike dhe materialiste. Jeshilja për aztekët e lashtë përfaqësonte Quetzalcoalt, perëndinë-zog të pjellorisë. Gjithashtu, smeraldi jeshil që priftërinjtë egjiptianvë vinin nën gjuhë, u lejonte atyre të flisnin me shpirtrat. Kjo ngjyrë është simbol i asaj që çdo gjë në këtë botë është kalimtare, simbol i fatit, i shansit, i aftësive seksuale (mbreti francez Henri IV, mbiquhej Xhentëlmeni Jeshil). Në Indi, Ganeshi, perëndia me kokë elefanti, mjeshtër i diturisë, është i rrethuar me jeshile. Jeshilja simbolizon edhe lirinë e kalimit, ndryshe nga e kuqja që tregon ndalimin mistik, është ngjyra e profetit dhe veshjeve të tij në fenë myslimane. Jeshilja është ngjyrë e ftohtë, që simbolizon rinovimin, jetën, shpresën që qetëson ankthet. Në Kinë, jeshilja simbolizon pranverën dhe elementin dru që del nga toka e zezë e dimrit dhe përgatit të kuqen e verës. Ajo mund të jetë edhe ngjyra e të çmendurve, e djallit, e të keqes, e dragonjve dhe legjendave të vdekjes. Kjo shpregon reagimet instinktive të evitimit që disa persona kanë kundrejt jeshiles. Për shembull, aktorët refuzojnë të vishen me jeshile. Ky supersticion vjen nga Mesjeta, ku aktorët kishin frikë se bojërat e përdorura për veshjet përmbanin substanca të rrezikshme për lëkurën, si arseniku. Jeshilja është ngjyrë familjare dhe e çuditshme, tonike dhe misterioze, qetësuese dhe shqetësuese, të siguron dhe të kërcënon, ekuilibron dhe shqetëson. Ajo është e kundërt me të kuqen, ashtu si uji është e kundërta e zjarrit. Ata që i përkasin asaj janë krenarë, të pavarur, kërkues, që shkojnë deri tek intoleranca dhe kokëfortësia. Kështu, mundohunim të fusni shumë blu dhe të verdhë në jeshilen tuaj.
Nëse keni më shumë përgjigje d. Ju i përkisni ngjyrës së kuqe.
E kuqe si Marsi, rubini, e marta dhe hekuri. Ju i përkisni ngjyrës së zjarrit dhe gjakut. Ju jeni energjia, shijet e forta, veprimet autoritare dhe sensuale, djegia, ndryshimi i gjendjeve shpirtërore. Ngjyra e kuqe i bashkangjitet verës, traditave, ideve të bazuara tek praktika dhe siguritë. Ja përse juve ju pëlqen gjithçka që kërkon vullnet dhe përpjekje. E kuqja është edhe simbol i lëvizjes dhe krijimit, ngjyra e dashurisë, e fuqisë, gëzimit, vitalitetit seksual, luftës dhe revolucionit. Në Kinë dhëndri dhe nusja vishen me të kuqe, në Egjipt kjo ngjyrë ishte e lidhur ngushtë me idenë e dhunës. Ngjyra e kuqe, e njohur që prej epokës së akullnajave në formën e oksidit të hekurit, është përdorur në pikturat e shpellave parahistorike në të gjithë spektrin e saj. Në planin psikologjik ajo konsiderohet si ngjyra më dinamike. Ajo shton presionin e gjakut dhe përshpejton ritmin e zemrës. Thuhet se ajo perceptohet brenda 0,02 sekondash, kundrejt 0,06 për blunë. Thuhet se ajo tërheq njerëzit instiktivë, ata që janë më afër natyrës, fëmijëve dhe kafshëve. Dinamizmi i saj i madh bën që të vijë në vend të dytë për nga preferencat, pas ngjyrës blu. Vagneri afirmonte se mund të kompozonte vetëm me dritë të kuqe, megjithatë ajo e laboratorëve të fotografive mund të shkaktojë shqetësime. Gjithashtu është konstatuar se përdoruesit e telefonave publikë, kabina e të cilëve ishte lyer me ngjyrë të kuqe, bisedonin shumë më pak kohë me bashkëbiseduesit e tyre ! I/e pajisur me një vullnet të fortë, ju keni etje për dashuri dhe popullaritet. Ngjyrë e impulseve pak a shumë të nënshtruara, ose të ndrydhura, ngjyrë e shenjtë, simbol i shpirtit dhe jetës, simbol i gjakut, përfaqësuese e vdekjes dhe pastrimit të shpirtit, e kuqja është emblema e nevojës për të dominuar dhe vepruar. Ju veproni me instinkt, jeni krijues/e dhe i pushtetshëm. Ju karakterizojnë ngrohtësia, zjarri, guximi dhe dëshirat e dhunshme. Këto gjëra ju shtyjnë nganjëherë të keni qëndrime pasionante, por nganjëherë i nënshtroheni një disipline të rreptë, gjë që ju bën shumë të ngurtë. Vini pak blu dhe të verdhë në ngjyrën tuaj të kuqe.