E nderuar gazeta Intervista dhe në veçanti psikologet tuaja që nuk lodhen çdo javë të jenë pranë lexuesve dhe atyre që kanë nevojë, si unë në këtë rast. Jam Bela, jam 25 vjeçe dhe dua një përgjigje më shumë për veten time por besoj se ka edhe shumë të tjerë që e vuajnë këtë gjë që vuaj unë dhe do i ndihmonit edhe ata. Kam mbaruar fakultetin që doja, jam në një punë të mirë, nuk më mungon asgjë e megjithatë, ndihem e mërzitur, e ndihem bosh. Me siguri, ata që më njohin dhe shohin do të donin që të ishin si unë, por nuk janë e megjithatë, shumë prej tyre janë më të gëzuar se unë. Po ashtu, shoh shumë njerëz të mërzitur, sidomos të rinj dhe më është bërë si obsesion që të gjej se pse ndihem kështu edhe pse nuk kam arsye. Ju lutem, më ktheni një përgjigje: Pse shumë njerëz ndihen të mërzitur edhe pse nuk u mungon asgjë? Me respekt. Bela
Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:-Përshëndetje Bela! Të falenderoj për pyetjen. Do ta nis duke të thënë që më shumë se sa këshilla për të gjetur ekuilibrin që ti kërkon,do të duhet të pranosh që efektivisht ekziston një problem që duhet zgjidhur. Është shumë e rëndësishme sepse nevoja për të bërë gjëra të ndryshme për të futur rutina të reja, do të na ndihmonte për të kuptuar mërzinë dhe faktin që ndjeheni bosh. Të ndalosh për të parë çfarë nuk shkon, të merresh me veten dhe të kuptosh se kush janë pikat që të bëjnë të pa lumtur. Nëse e kupton që je e mërzitur duhet të kuptosh që je futur në një rutinë ditore që të merr shumë kohë nga jeta dhe për më tepër që kjo të ndodh pa e kuptuar dhe nuk ke kohë që të mendosh përse.
Shpesh herë ekziston një hapësirë e madhe midis asaj që dëshirojmë në mënyrë racionale ,asaj që dëshirojmë për shkak të kulturës në të cilën jetojmë dhe asaj që dëshirojmë efektivisht,që mund të na bëjë të lumtur. Nuk është rastësi që zgjedhjet që bëjmë, në dukje na kënaqin, e më pas të kuptojmë që janë atovetë që na bëjnë të pa lumtur, pavarësisht nga profesioni apo puna që bëjmë. Po sa shumë raste mund t`ju përmënd që i dini dhe ju, njerëz të suksesshëm që bëjnë shumë aktivitete dhe të jenë viktima e parë e aktiviteteve që bëjnë. Që janë të frustruarnga rutina e përditëshme dhe nuk e ndjejnë më të vetën atë që bëjnë dhe sa të tjerë do të donin të ishin sikur një moment në vëndin e tyre. Normalisht jetojmë jetën tonë mbi zgjedhje të “duhura”zgjedhje që duhet t’i bëjmë dhe zgjedhje që i kemi në përgjegjësi. Do të thoja zgjedhje që ndikohen nga miq, kolegë,prindër, partner, fëmijë, nga statusi social dhe nga kultura e vëndit ku jetojmë. Të gjithë këto faktorë për mua janë shumë të rëndësishëm sepse ndikojnë në mënyrë të pa vetëdijshme dhe na bëjnë jo të lumtur. Zgjidhja është të zbulosh përtej çdo justifikimi që mund të bësh me veten, dy gjëra shumë të rëndësishme që unë shpesh ja bëj dhe vetes. Kush je ti si person dhe çfarë të bën ty të lumtur. Mbi të gjitha të kuptosh çfarë ta jep ty lumturinë përballë gjërave që të frustrojnë dhe që janë vërtetëtë domosdoshme dhe të justifikushme për të qënë aty. Si puna,shkollimi,qyteti ku jeton apo njerzit që të rrethojnë.
Të fillosh të dalësh me hapa të vegjël nga kjo rutinë dhe të shohësh nëse gjërat përmirësohen sepse efektivisht gjërat ndryshojnë për mirë nëse fokusohemi tek vetja. Mund të zgjedhësh të jetosh në harmoni me veten apo me të tjerët, dhe në mënyrë të pa vetëdijshme zgjedh njërën pasi të dyja nuk mundesh. Kjo bën që të pranosh veprime, sjellje, qëndrime që meqë i pranon shumica bëhen të justifikueshme ti pranosh dhe ti apriori por që nuk janë në përputhshmëri me atë që ti vërtet do.Dhe pa e kuptuar bëjmë zgjedhje të gabuara që na bëjnë të pa lumtur. Gjithmonë e më shumë jetojmë në një botë ku na diktohet dhe na thuhet çfarë duhet të bëjmë, gjithmonë të shtyrë drejt suksesit, në kërkimin tonë për të bërë atë që duhet dhe jo ajo që na bën ne të lumtur. Nëse reflektojmë dhe kuptojmë se çfarë është më e mira për ne, do të na ndihmonte për të vendosur ekuilibrat e munguar, do të na lejojë të fillojmë një udhëtim tëgjatë drejt të qënit mirë me veten dhe për pasojë më të lumtur.
Ju uroj gjithë të mirat !