I lindur në Bajrë të Mitrovicës, Naser Mitrovica vjen nga një familje e vjetër qytetare. Ai ka filluar të këndojë që si fëmijë duke bërë kështu që talenti i tij të shkëlqejë thuajse në gjithë Kosovën. Vokali i tij oriental bëri që krahas muzikës shqipe, Naseri të këndojë edhe në gjuhën turke. Angazhimi i tij në muzikë është falë nënës së tij pasiqë ishte ajo që kishte shprehur dëshirë të madhe që djali i saj Naseri të meret me muzikë. Ndryshe Naseri njihet si ikona e muzikës shqiptare i famshëm bashkë me Ramadan Krasniqin – Dani dhe Sinan Vllasaliun e shumë këngëtarë të asaj gjenerate. Në vitin 1992 ai zhvendoset për të jetuar në Gjermani por duke mos e lënë anësh muzikën pasiqë performon atje ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. Në vitin 2016 publikoi albumin ‘Anita’ kurse në vitin 2017 ‘Fresh live’ derisa verën që shkoi ai publikoi këngën me klip ‘E gabuar’. Së fundi ai ka edituar edhe një videoprojekt mjaft të suksesshëm të cilin e ka titulluar ‘Nëna e fëmijëve të mi’, e me këtë rast është rikthyer edhe vet këngëtari me zërin melankolik, ndërsa për të ndjekur e dëgjuar atë mjafton të klikoni në vazhdim:
Advertisement