Dikush sheh lepurin, dikush patën, e ka të tillë që i shohin të dy.
Më me rëndësi është se sa shpejt mund të lëvizni me shikim rreth këtyre dy vizioneve dhe më ç’lehtësi e bëni këtë.
Versioni më i hershëm i këtij vizatimi daton nga viti 1892 nga “Fliegende Blätter”, revistë satirike gjermane, e më vonë ka shërbyer si mjet për të përshkruar dy mënyrat e ndryshme të shikimit: shoh se/ shoh si.
Në hulumtim është konstatuar se ata që lëvizin me lehtësi ndërmjet vizionit të lepurit e patës janë shumë më kreativë se ata të cilëve kjo gjë u shkakton mundim.
Sa me lehtësi po lëvizni ju?