Nëse nje arqitekt në një zonë të caktuar banimi projekton, rrugë, kopshte,apo pallate për banorët, apo një biznesmen ngren rrjetin e tij tregtar t’i shërbejë qytetarit , po ashtu dhe një specialist i policisë kriminale nderton infrastrukturën e informacionit që t’i shërbejë me përkushtim rendit dhe qetesisë kundër kriminalitetit, i cili mund të shfaqet në zonën ku operon ai.
Nuk më kanë hutuar dhe coroditur asnjëherë ngjarjet e rënda. Kështu ndodhi dhe atëhere kur sapo u ktheva nga leja e zakonshme,të cilën e kisha bërë në 15 ditëshin e dyte të vitit 1992. Në takimin e mengjesit me shefin tim, Dullen si u pershendetëm,ai hyri direkt në temë:
– Cimi parmbrëmë rreth orës 19.00′, në afërsi të Selvisë, por jo në zonën tënde ka ndodhur një vrasje.- dhe si nxorri disa fletë formati te shtypura në makinë shkrimi, shtoi – Këtu janë disa deklarime, qe tregojnë rrethanat si ka ndodhur vrasja e Erold Ezmerit nga Petrit Shajaku. Në deklarime del qartë natyra e vrasjes.Duhet patjetër të kapim autorin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur.
– Domethënë shef paskam ardhë me këmbë të mbarë ! – i thashë, duke marrë në dorë deklarimet që mi dha shefi.
– Cimi ti do i studiosh vetë materialet, por është e vërtëtuar katërcipërisht që Petriti ka qenë në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.Ti e di që Petriti është banor në zonën tënde.
– Si ! Është tentuar të qëllohet ai ? – pyeta unë.
– Jo krejt ashtu – foli me një zë bindës shefi – kanë debatuar njëri me tjetrin me fjalë në fillim dhe kur ka plasur grushti Eroldi ka nxjerrë pistoletën, por Petriti ka qenë më i fuqishëm dhe më i shkathët,duke i shtërnguar kycin e dorës dhe ia ka kthyer atë bashkë me tytën e pistoletës në drejtim të Eroldit. E ka qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend !Kemi bërë kontroll në banesë dhe në lidhjet e tij të afërta, por Petriti nuk gjendet.
– Ok shef ! Po përgasis planin,si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për kapjen e tij.- Si u mendova pak i thashë – nga mesdita t’i sjell për miratim.
– Mirë! Dalim pijmë një kafe !
Dhe në bar tek gjerbnim kafen biseda rreth vrasjes nuk na u nda.
– Ky profesioni ynë është i cuditshëm shef. Dhe në kafe kur jemi dy veta bashke, tavolina këtu kthehet si ambient zyre. Dhe nëse je vetëm, duke ecur në rrugë mëndjen tek puna e kemi.
– Sëmundje profesionale bos – buzëqeshi shef Dulla,i cili kishte qejf të në thërriste kështu dhe ia bëri.- Hajde cohemi se kemi një mal me punë!
Shkuam secili në zyrë të tij. Me vëmëndje shihja materialet në ngarkim të Petritit. Djalë i vetëm, i sapo martuar, me origjinë nga Tirana. Nuk ishte më parë njeri, që kishte sjellë shqetësime, por dihej një fakt ai ishte lidhje e ngushtë e personave me tendenca të theksuara kriminale. Për një tabllo më të qartë të personalitetit të tij thirra puntorin e policisë së zonës, i cili e njihte mirë atë.
– Ylli si e njeh Petritin, sepse unë nja dy herë e kam takuar kur i kanë marrë patentën e motorrit të vet, ngaqë i jepte me shpejtësi në lagje.- kërkova sqarime nga Ylli, puntori policise, një djalë i zgjuar,i shmathët dhe i përpiktë në njohjen e situatës në zonë përsa i përket kriminalitetit.
– Shiko, o bos! Petriti është nga këta cunat e fortë të lagjes, por nuk merret as me grabitje, as me vjedhje. Është lidhje shoqërore e personave, që janë autorë vrasje.
– Ke ndonjë informacion ku rri?- ndërhyra unë.
– Ai ka një motër të martuar, por nuk shkon atje. Gjithashtu dhe prindërit e gruas së tij këtu afër i ka. Ne i kemi kontrolluar këto dy banesa që atë natë që ndodhi vrasja.
– Për gjithcka rreth këtij personi merr informacion ! Nuk ka orë, dite apo natë të takohemi bashkë nësë kemi ndonjë gjë të rëndësishme.
– Patjetër boso ! – foli Ylli , duke i rënë lehtë me dorën e mbledhur grusht tavolinës,e cila na ndante ne bashkbiseduesit.
– Për hajër na qoftë kjo punë ! Cohemi !
Ditët e javët kalonin. Muajt gjithashtu. Asnjë informacion për vendodhjen e Petritit.
Vendet e tij të mundësme ku mund të strehohej ishin në darën e punës sonë. Por dhe ai nuk ishte i mefshët, por mjaft i zgjuar.
U transferua shef Dulla dhe pas tij erdhi për pak kohë shef Shkëlqimi e më pas shef Jani,i cili ishte shef me eksperiencë, dhelpër në zanatin tonë.Një ditë prej ditësh më thotë:
– Cimi nuk të heq nga goja Dulla, duke të lavdruar, por Petritin ama nuk po e kap !
– Shef Jani kam organizuar punën në mënyrë të atillë që ai të bindet të dorëzohet vetë.- i thashë,duke i pasqyruar një tabllo mbi informacionet e grumbulluara.
– Dakort more dakort, por asgjë nuk kemi – foli shefi i pakënaqur.
– Shef ! Ti e di që ai nuk rri pa nënën e vet Sanijen ! Nënë e bir e kanë pikë të dobët njëri tjetrin. Këtu do jetë dhe hallka e dobët e tij. Informacionet e fundit janë që ndodhet në Itali dhe së shpejti do kthehet në shtëpi.
– Mirë, ti e di !
U ndava nga shefi dhe menjëherë thërres puntorin e policisë Yllin.
– Ylli tani urgjent të dy do të shkojmë tek shtëpia e Petritit. Ka mundësi ta kapim bashkë.
– O bos unë nuk e kam problem, por shkojmë me grup të gatshëm!
– Jo Ylli ! Dua ta kap ne befasi.
Si ramë dakort u nisëm të dy! I bie ziles së portës,pasi dera ishte mbyllur me çelës ndonësë ishte ora 10 ! Derën e hapi vetë nënë Sanija.
-Mirëdita, nënë !
– Mirëdita! – dhe me dorën të nderë e të drejtuar nga banesa tha – Urdhëroni brenda !
– Petriti e ke në shtëpi ?
– Jo me të keqen nona! Petriti ka ik ne Itali ! – u përgjigj ajo dhe shtoi- Hajde pini një kafe se nuk rrihet në komë në oborr!
U futëm mbrenda në atë ndërtesë dy dhoma dhe një guzhinë e vogël, e cila ishte mobiluar thjeshte, por bukur! Me nje të parë të binte në sy pastërtia kudo.
– Si bëri kafete nënë Sanija filloi e para:
– Ju siguroj qe Petriti nuk është këtu, ka ikur në Itali. Ti sa herë ke ardhë për kontroll nuk e ke gjetur. I kemi fol të dorëzohet si dajat e vet, pra vëllëznit e mi ashtu dhe haberet që i kam cu unë. Me këputi malli për cunin ! – tha ajo dhe sytë iu mbushën me lot.
– Unë dhe herë të tjera të kam thënë që djali ka rrethana lehtësuese . Ai vetëm se mundohet kot,se një ditë do të kapet . Ai rri pa familjen dhe mbi të gjitha pa ty!
Nuk desha të zgjatesha më tej dhe u larguam unë bashkë me Yllin.
– Ylli, kemi arritur deri me atë pikë që Petriti do të vijë dhe të dorëzohet tek unë.
– I fortë je për nder ! E ke organizuar punën në një mënyrë të atillë, që ai të bindet të dorëzohet!
– Pa ndihmën tënde shok dhe të miqve tanë që kanë autoritet tek Petriti nuk bëhet kjo pune.
Nuk kaluan as 10 ditë me shefin e komisariatit , Gjergjin merr takim një shoku i tij i ngushtë dhe në bisedë e super i thotë:
– Ke një specialist të policisë kriminale me emrin Çimi?
– P.o. ! – tha Gjergji.
– Do të dorëzohet Petrit Shajaku, por vetë nuk vjen ! Ka dy ditë që ka ardhur nga Italia dhe me një palë gjyslyke në sy del lirshëm bulevardit. Vetë nuk dorëzohet.
– Mirë! Faleminderit,se e zgjidh unë këtë punë.
Vonë natën dy makina shërbimi të komisariatit, në bashkpunim me forcat RENEA rrethojnë shtëpinë e Petritit dhe nga muri rrethues i banesës hidhen direkt në oborr.
– Hapet dera e oborrit me celes dhe futem unë. Një nga specialët më thotë:
– Ky ësbtë?
-Po! – i them.
– Shef Çimi kujdes nonën!- foli me zë të lartë Petriti, i rrëthuar nga një grup specialësh me maska ! Në koridor ishte nënë Sanija.
– Mos u shqetëso nënë ! Gjithcka për mirë bëhet !
– Çimi, nuk ka pa shtëpia ime këtë qamet me policë të tillë!-fliste ajo me zë të dridhur.
– Hajde tek dhoma djalit ! – i thashë unë dhe e pyeta. – Ku është nusja e Petritit tek njerëzit e vet ?
-Po !
Në këtë çast shef Jani filloi kontrollin rutinë të banesës. I them:
– Shef! Kontrolli le të jetë tani me letra, por mos kontrollo kot se e gjithë kjo shtëpi është e hedhur në dosje dhe ti e di mirë këtë!
-Shko me të arrestuarin në komisariat,se mbërritëm dhe ne – urdhëroi shefi.
Ora kishte kaluar mesnatën. Të lodhur ishim të gjithë. Shkova në shtëpi me mendjen përsëri tek ku nuk e kisha. Në radhë të parë tek nënë Sanija që ishte e tronditur,më pas tek rrethanat që do deklaronte për qëllimet e hetimit Petrit Shajaku.
Të nesërmen në prani të Ilirit, ndihmësit tim, Petriti deklaroi rrethanat si e kishte kryer vrasjen, i detyruar nga rrethanat e çastit,pasi ai nuk kishte patur pistoletë,por e kishte vrarë Eroldin me pistoletën e tij. Si plotesova dokumentet e duhura proceduriale, i erdhi radha procesverbalit të kontrollit personal.
-Shef Çimi shkruaj që nuk kam asgjë me vete !- tha Petriti dhe shtoi- Pasaportën amanet çoja nonës, ndersa ty për vete të dhuroj- tha dhe nxorri nga xhepi xhaketës së tij portofolin me 60 mijë lekë. – Këta jane të tuja, gjithashtu urdhero dhe varësën e floririt,orën Seiko5,si dhe unazen e floririt.
Si i la të gjitha sendet mbi tavolinë shtoi:
-Dhe motorri Jamaha që kam në oborr është i joti!
– Mirë dakort ! – i thashë.
E përshëndeta,duke u ndarë miqësisht dhe në këmbë pa makinë mora rrugën për në zonë, e cila ishte shtëpia ime e dytë. I rashë ziles së portës . Doli vetë ajo nënë Sanija. M’u hodh në qafë me lot në sy. U preka,por nuk e dhashë veten.
-Do pi kafen këtu si gjithmonë !- thashë kështu dhe mora rrugën vete në kuzhinë në ato ambiente që sa e sa herë kisha hyrë. U ula në divan dhe i dhashë pasaportën e Petritit dhe më pas shtova: – Shiko me kujdes nënë Sanije! Ky është 60 mijë lekëshi që kishte në xhep, varësja e floririt, unaza e floririt dhe ora Seico5. Dhe motorrin që ke në oborr i takon vetëm Petritit.
Kishin kaluar dy vjet që Petriti vuante dënimin në burgun e Tiranës. Një natë vonë kthehesha në shtëpi. Diku në kryqëzimin e rrugës Brigada e tete me Vaso Pashën shoh një të padëshiruar nga ana ime,Andin veshur me rroba shajaku ngjyrë të zezë,i cili,sapo më sheh më thote :
-Ku je Çim Mesiti!
-Këtu jam ! Urdhëro !- dhe i hedh një vështrim indifferent,por mjaft i vëmëndëshëm që të reagoja shumë e shumë më shpejt se ai.
– Shef Çimi nuk mërzitem që më ke futur në burg,por i gjithë burgu zien për ty ! Si mor burrë i dheut të fali Petriti gjithë ato gjëra dhe nuk mbajte asnji gjë ! E di si thotë kapo jonë,në burg Abdyli,duke çuar fjalë në zonën ku shërben ti që mos vidhni në zonën ku shërben shef Çimi se të gjitha do ia themi dhe ju piu e zeza.
-Nuk më duhen keto muhabete mua ! More vesh ! – I dhashë dorën për mirësjellje dhe hyra në shtëpi !
Nuk e di por isha shumë i gëzuar me një gjëndje shpirtërore që e shprehja duke i ledhatuar deri në bezdi dy vajzat e mija. Domosdo kjo kënaqësi shpirtërore burimin e kishte ngaqë dija përfekt një gjuhë, atë të komunikimit korrekt me njerëzit. Ishte vonë teper vonë. Vura kokën rehat në jastëk. Te mblidhja forcat se një ditë e re do shfaqej të nesermen, qeë i ngjan vales së detit duke mos ditur ku do të përplasesha, por kurrë nuk do të fundosesha .