Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam turp nga njerëzit!

Përshëndetje e dashur Lorela.  Kam një problem shumë të madh me veten, jam  tip i qetë por shumë e mbyllur nuk flas shumë sepse më vjen turp nga të gjithë njerëz me vjen marre nga çdo person. Nuk mundem, nganjëherë as te flas sa qe kam frikë dhe djersitem shumë kur kam njerëz afër meje, sidomos duart. Ky është një problem shumë i madh, se nuk kam mundur të bëj asgjë në jetë, gjithmonë kam mbetur mbrapa. Jam shumë e ndjeshme nëqoftëse dikush më thotë ndonjë gjë të keqe unë s’mund të duroj dot por as nuk mund t’ia kthej në ndonjë meënyrë por vetëm mbyllem dhe qaj . Dua një përgjigje që t’më largojë nga kjo sepse vërtet s’mundem më. Faleminderit

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Në radhë të parë të falenderoj që na shkruan dhe për besimin. Jo përherë është e lehtë të pranojmë dicka që nuk na pëlqen tek vetja edhe ta ndajmë atë me dikë tjetër. Ky është një hap shumë pozitiv dhe i rëndësishëm, është hapi i parë dhe kryesor kur vjen puna për të përmirësuar aspekte të vetes.

Advertisement

Kjo që ti ke shkruar dhe paraqet shqetësim për ty, që të mund të të jepja një mendim më të saktë, do na duhej mbase të shqyrtonim pak më thellë dhe konkretisht, pse dhe kur kanë filluar këto ndjesi.

Duke u përqendruar tek kjo që ti thua, duket se është fjala për ankth dhe stres i cili shfaqet në castin që të duhet të ndërveprosh dhe me persona të tjerë, ankth që mund të jetë i vazhdueshëm apo irracional. Në këtë situatë, natyrisht që zgjidhja mbetet shmangia; shmangia nga mjediset dhe kontakti me njerëz të panjohur, duke qenë se këta të fundit shkaktojnë një lloj bezdie, parehatie apo turpi. Kjo është ajo që ndodh pra në rastet e ngjashme me tëndin, por sigurisht që evitimi i kontakteve sociale e raporteve ndërpersonale mund të shoqërohet me kosto dhe vështirësi të tjera.

Nuk e di nëse është një mungesë besimi që ka ardhur që në fëmijëri, apo ndonjë ngjarje specifike e ka shkaktuar atë. Ajo që ndodh është që shpesh vetëbesimi lidhet me performancën tonë psh në një aspect të caktuar të jetës, aspekt i cili ka shumë rëndësi për ne. Ideja është se disfata, vështirësi, humbje apo dështime që të gjithëve na ndodhin, mund të shërbejnë për të kuptuar që si disa ngjarje apo momente të jetës mund të ndikojnë në mënyrë direkte mbi atë që mendojmë për jetën dhe veten tonë.

Në fakt, të gjithëve na ndodh të dështojmë në jetë. Si në gjëra të vogla të jetës së përditshme, por edhe kur vjen puna tek vendimet e rëndësishme. Por, ajo që ka më shumë rëndësi, është të dimë të ecim përpara, duke provuar përsëri dhe parë anën positive. Me këtë dua të them se cdokush ka pika të forta, cdokush ka vlera, ka talente, ka aftësi, avantazhe dhe karakteristika personaliteti të mira e të këndshme. Janë pikërisht këto elementë që ti duhet të kërkosh tek vetja, sepse natyrisht që i ke. Askush nuk është perfekt, kjo dihet. Askush nuk thotë përherë gjëra “fantastike” dhe nuk ka një personalitet “të hatashëm”. Të jesh e bindur që cdo njeri ka frikërat e pasiguritë e veta, kjo është mëse njerëzore. Kështu që, ti mund të guxosh pak më shumë, në kuptimin që konsideroji marrëdhëniet njerëzore e sociale që ke, si mundësi për t’u rritur në njëfarë mënyre. Nuk është e thënë të shkëlqesh. Dashuria për veten fundja, është edhe të njohësh anën e brishtë të vetes, ta pranosh atë në origjinalitetin e saj.

Si cdokush, edhe ti je e vecantë. Vlerëso ato që ke pozitive dhe ndihu krenare. Në gjykimin tim, puno pak me veten duke nisur nga pikat e tua të forta, nga ato që mendon se di të bësh më mirë, nga ato gjëra që përvoja të ka treguar se ia ke dalë mbanë.

Sigurisht që mund të zgjedhësh të flasësh me një psikolog. Nëse, në të kundërt nuk vendos të flasësh me një psikolog, ajo që mund të bësh është të përpiqesh të kuptosh burimin e këtyre ndjesive tek vetja jote. Përse të tjerët e të panjohurit përbëjnë një “kërcënim social”, kur në fund të fundit janë njerëz të zakonshëm? Në gjykimin tim është me rëndësi të kuptuarit e shkakut, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndryshohet dhe perceptimi yt mbi marrëdhëniet sociale dhe pozicionimi yt në to.

Ajo që ka rëndësi është që rezultati të prodhojë një lloj rindërtimi të konceptit që ti ke për veten, duke rritur vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, sepse në themel të gjithë këtij “turpi” sic e quan ti, qëndron frika nga gjykimi dhe vlerësimi i të tjerëve. Për pasojë, e mira do të ishte të tregoheshe pak më “moskokëcarëse”, ta duash veten për pikat e tua të forta, e të “cdramatizosh” situatën, nuk mund të jemi perfektë, të na duan e të duam të gjithë.

Shpresoj të kemi ardhur në ndihmë dhe të uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nëse je ndarë... mos i bëj kurrë këto 10 gabime!

Next Post

Të mirat dhe të këqijat e kontraceptivëve

Advertisement