Jam kurioze të di përgjigjen e disa pyetjeve të cilat po i rëndis si më poshtë : Ku mbaron zgjuarsia e ku fillon budallallëku ? Dikush lind i zgjuar apo bëhet? Edukimi lindte ne apo edukohemi duke jetuar? Ne e kontrollojme trurina po truri neve ? Nëse vdekja fshin gjithçka , ç’kuptim do t’i mbetej jetës ? Ndërgjegjja drejton jetën apo jeta ndërgjegjen ? Kur diçka quhet e drejtë dhe kur e padrejtë ? Ku qëndron ndryshimi midis së mirës dhe së keqes ? Më falni se u zgjata por janë pyetje që më ziejnë gjatë gjithë kohës …!
Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com:- Faleminderit për pyetjen e drejtuar! Në fakt këto janë pyetje të përgjithëshme që mendohen pothuaj nga të gjithë e normalisht. Jeta s’është e lehtë ndonjeherë ka na bën ne të jemi qënie relative në realitet. Ka frustrime të ndyshme pasi i zgjuar njeriu lind që në krijimin e tij. Po ta vësh re fëmijët e sotëm janë shumë të zgjuar. I zgjuar lind e do bëhesh ai/ajo që të ka përcaktuar fati të bëhesh pavarësisht pengesave të ndryshme që hasen rrugës . Ndërsa buadallallëku s’ka kufij realisht është shumë i përhapur . Vallë përse ne jemi kaq pasiv si njerëz? Pse sulmojmë njëri tjetrin? Pse ndodhin vrasjet e ndryshme? Pse sulmojmë këdo që del përpara nesh?
Të marrim me radhë pyetjet e tua. E para, ku ndryshon budallallëku nga zgjuarsi? Në fakt gjithmonë ka pse ose çfarë por marrëzia s’ka fund, ka ekzistuar e do vazhdojë të ekzistojë përpos fakteve të ndryshme apo përparimit të teknologjisë ne përsëri mbetemi të pafuqishëm. Konkretisht ndërsa përsa i përket i zgjuar lind apo bëhesh . I zgjuar lind nuk bëhesh, pavarësisht nëse ti je i pasur ose i varfër . koefiçenti i inteligjencës s’varet nga shtresëzimi social , përshembull Albert Ajnshtajn është një nga rastet që një njeri inteligjent lind. Madje një nga theniet me të mira të tij është:“ Ti s’mund të fajësosh forcën e gravitetit për të rënë në dashuri ‘’ edhe pse si i tillë ai vlerësohej si një nga nxënësit më të dobët, të klasës e shkollës. Madje në ditët e sotme është më e lehtë të masësh kofiçentin e inteligjencës, për shkak të teknologjisë. Jeta jonë është në provim të vazhdueshëm ç’ka na bën ne të jemi ndonjëherë më të dobët ndonjë herë të fuqishëm psikologjikisht .
2. Përsa i përket pyetjet nëse e kontrollojmë trurin apo truri neve ? Çështja është që truri është pjesë e sistemit nervor qëndror . E truri i njeriut është truri më i përsosur, truri është i përbërë në 5 pjesë , truri i madh , truri i mesëm , truri i ndërmjetëm , truri i vogël dhe palca kurrizore. Përveç kësaj truri ynë është një pjesë e panjohur për ne, duke qenë se njeriu realisht mund të përdori vetëm 10 ose15 % max 20 % mund të përdorim në trurintonë . Ne e kontrollojmë trurin tonë por edhe kjo varet nga koefiçenti i inteligjencës që ne zotërojmë ose e kemi të lindur .
3.Nëse vdekja fshin gjithçka , ç’kuptim do ti mbetej jetës? Në fakt jeta jonë s’përfundon me vdekjen tonë. Jeta jonë fillon përsëri edhe pas vdekjes është një jetë e tjetërsuar e super relative, super e fuqishme e hyjnore , por jeta jone s’është pa kuptim ne kemi ardhur për të plotësuar peripecitë e ndyshme ose ndryshe fatin tone. Ne jemi të destinuar të jetojmë ose të bëhemi, atë që është e shkruar të bëhemi qoftë për mirë ose keq. Nëse biem në depresion e rëndësishme është të kërkojmë ndihmë ose terapist , por pa ndërprerë jetën tonë. Vdekja është fundi në këtë botë që ne ekzistojmë jo në botën e përtejme . Èshtë diçka e panjohur për ne në realitet, duam apo s’duam ne, herët apo vonë do të ndodhë si fenomen .
4. Ndërgjegja drejton jetën apo jeta ndërgjegjen . Është ndërgjegja ajo që drejton jetën sot për sot , asgjë s’është deçizive . Kur sot që jemi në epokën e teknologjisë e njerëzit janë bërë materialista .Ndërgjegja ekziston me njerëz të rrallë që kanë ndërgjegje ose sedër e janë të lindur të tillë. Ndërgjegja vlerësohet si interes personal me pak kripë e sheqer brenda. Kjo është ndërgjegja? Ndërgjegja drejton jetën tonë për mirë ose keq gjithçka varet nga zgjedhjet tona
5. Kur diçka quhet e drejtë dhe kur e padrejtë? Diçka quhet e drejtë kur ti ose ajo bën një veprim të drejtë dhe nuk cënon tjetrin ose në rastin më të mirë, tjetrit i vijnë benefite shpirtërore ose matëriale. Përshembull, i drejtë quhet një njeri që është i mirë shpirtërisht , shikon jetën e vetë, të mos ndërhyjë në jetën e të tjerëve në aspektin social e psikologjik. Njerëz të drejtë ka sa të duash , ndërsa diçka quhet e padrejtë kur një njeri mundohet të sulmojë dikë tjetër pa arsye. Thjesht e bën për ego ose e ka inat si pëlqen si njeri, pram und të ketë faktorë të ndryshëm . Është më i/e mirë se ai ose ajo ( liria jote përfundon aty ku fillon liria e tjetrit )
6. Ku qëndron ndryshimi midis së mirës dhe së keqes. Ndryshimi midis së mirë së keqes është që e mira s’ka fund , kur dikush është i mirë ai është i mirë. Ndërsa i keq bëhesh kur të duash, ç’do gjë është e lindur në shpirt. Prandaj është mirë që ne të ushqejmë shpirtin pastaj mendjen e të jetojmë të lumtur. Ne mund të flasim në realitet për shumë çështje të ndryshme por asgjë s’është infinit në këtë botë e këtë jetë që ne po jetojmë . E jo pa shkak çdo të mirë ose të keqe që ne bejmë na kthehet mbrapsh, është universi ai që punon për ne për të na kthyer mbrapsh çdo gjë si për mirë e keq. Janë njerëzit ose mendja njerëzore qëështë e panjohur për ne e realisht si kuptojmë ndonjëherë njerëzit. Ne duhet të vlerësojmë njerëzit që kemi rreth e perqark, të jemi mirënjohës e të mundohemi të jemi të lumtur me njerëz që na duan e vlerësojnë. Uroj të jem përgjigjur pyetjeve të tua! Gjithë të mirat!