Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
9 këshilla për të përballuar dimrin
John Krasniqi me këngë nga diaspora, i rri afër atdheut
Na ndau vjehrra...

John Krasniqi me këngë nga diaspora, i rri afër atdheut

Këngëtari me origjinë nga Drenica e Kosovës, John Krasniqi, ka pasion këngën popullore e folklorike, mjet me të cilin ngroh shpirtin e dashamirëve të margaritarëve të folklorit në diasporë, në ShBA.

Kënga për Z. Krasniqi është më shumë se pasion, është jetë, jetë të cilën me këngë atdhetare ia falë mërgimtarëve, në festivale dhe tubime ku flitet dhe këndohet shqip.

Këngët e ekzekutuara nga ky folklorist i shquar, lënë mbresë të jashtëzakonshme tek pjesëtarët e diasporës të cilët folklorin e kanë bukë të përditshme shpirtërore, për t’i mbetur sa më afër atdheut dhe ndjenjave atdhetare shqiptare.

Advertisement

Këngët e ekzekutuara nga John Krasniqi vlejnë të përmenden ato që i ekzekuton në festivale të ndryshme të folklorit si Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, ku me shumë sukses ekzekutoi Këngën për Nënë Terezën.

Në repertorin e Z. Krasniqit janë visaret e folklorit dhe motivet patriotike të këngës shqipe se kënga për Dedë Gjo Lulin, apo edhe këngë popullore dhe duet me këngëtare si ajo me Diana Vajushi por dhe këngëtarë tjerë.

John Krasniqi bart vlerat e emocionit dhe tingullit të pastër burimor për motivet patriotike të këngëve që ai me pasion i ekzekuton në mesin e diasporës shqiptare, jo vetëm në ShBA por kudo që ka shqiptar, të etur për tingujt e këngës patriotike, si burim i pashtershëm dhe lidhjes me atdheun dhe kombin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

9 këshilla për të përballuar dimrin

Next Post

Na ndau vjehrra...

Advertisement