“Dance with me” është spektakli i kërcimit i përvitshëm në të cilin personazhe të njohur kërcejnë për javë me rradhë dhe çdo javë ka një fitues. Një nga çiftet e këtij edicioni të ri është edhe çifti Eni Jani e Genci fuga, bashkëshortë prej shumë vite, aktorë shumë të mirë dhe prindër të dy vajzave Stina dhe Ajri. Eni Jani rrëfehet në këtë intervistë për spektaklin, jetën, vajzat dhe gjithçka tjetër!
Fabjola Kuburi:-Eni dhe Genci, ju njohim si aktorë, tani po ju shohim edhe si kërcimtarë. Si ndodhi që u bëtë pjesë e “Dance with me”?
Eni Jani:- Propozimi iu bë Gencit dhe ai duke ditur dëshirën time për kërcimin tha “po”. Atëherë i thash”mirë unë po ti që s’ja thua hiç me kërcimin?” U përgjigj: “Do ta kem sfide me veten . E të them të drejtën po më surprizon.(Buzëqesh)
– Dy aktorë bashkëshortë, çift edhe në kërcim. E keni marrë seriozisht këtë punën e këcimit?
– Joooo, e shijoj shumë javën e provave sidomos me Albin dhe balerinët. Të gjithë çuna e goca janëfantastikë. Por, nuk mund të them që s’jemi të përgjegjshëm për punën sepse duam që të kemi një numër sa më dinjitoz e serioz
– Eni si reagove kur mësove që do të kishe Gencin partner?
– S’më erdhi e papritur e dija se kjo ishte ideja të na merrnin çift. Po unë më shumë mbeta e befasuar me “po-në” e Gencit duke e ditur raportin e tij me kërcimin. E kam sfide me veten më tha e të pakten do mund të të shoqeëroj në kercim se deri më sot shumë rrallë më ka shoqëruar, në ndonjë vallëzim të lehtë, ndërkohë që unë jam komplet e kundërta.
– Përtej kënaqësisë që merrni nga “Dance with me” dhe asaj që na jepni ne në ekran, keni ndonjë sugjerim për spektaklin në përgjithësi?
– Do më kishtë pëlqyer të kishte më tepër kohe sepse për një javë është shumë e veshtirë të mësosh e ushtrosh një koreografi, hiq njeë ditë spektakël dhe prova gjenerale llogarit sa dite mbeten. Se di kush mund të ishte formula por unë do doja me shumë kohë.(Buzëqesh) Tek e fundit ky është një shou e duhet shijuar në të tërën sidomos në komunikim e marrëdhënia që kemi ne çiftet me njeri-tjetrin është një frymë shumë pozitive
– Sigurisht që kjo pjesëmarrje e ka ndryshuar rutinën e jetës tuaj… Çfarë, konkretisht?
– Këtë do ta përmbledh me një fjalë, “LËMSH”.
– Një kuriozitet kam… Pjesëmarrësit paguhen nga ky spektakël?
– Kjo është diçka personale e nuk shprehem dot!
– Të gjithë ata me të cilët kam folur për këtë intervistë, më kanë thënë: Do të kënaqesh, Eni dhe Genci janë shumë të këndshëm… edhe pse me ty Eni nuk është hera e parë që bëjmë intervista, tani jam e bindur që kështu është ! Si i bëhet për të qenë kaq simpatikë në sytë e të gjithëve?
– Ju falënderoj sinqerisht për respektin e vleresimin. Nuk di ç’të them është dicka e natyrshme, ështeë ajo çka na kanë injektuar dhe kultivuar në vite familja dhe raportet shoqërore. Thjesht duam të mirën vlerësojmë të bukurën e nxjerrin më të mirën tonën në çdo gjë që bëjmë!
– Duket sikur në “Dance with me” jeni si një familje… Jeni vërtet kështu apo kjo është ajo që na përcillet neve?
– Po ashtu jemi si një familje e mbase kjo e bën të bukur dhe të veçantë pjesëmarrjen tonë!
– Çfarë thonë fëmijët kur ju shohin duke kërcyer në ekran?
– Vajzat janë lumturia më e madhe pas spektaklin natën e parë që fituam më tha Stina. Jam shumë krenare për ju të dy kurse Ajri është 3 vjeç dhe e shpreh me thirrje gëzimi dhe hidhet përpjetë nga lumturia. Ndërsa këtëjave filloi ti bëjë vërejtje Gencit Stina, çfarë ndodhi, ç’pate?(Qesh) Nuk ka lumturi më të madhe kur dëgjoj reagimet e tyre pas spektaklit. Ia vlen kjo lodhje e kjo pjesëmarrje vetë për lumturine që sjell tek Stina dhe Ajri!
– Kush e ka ekskluzivitetin e humorit në çiftin tuaj?
– Sigurisht Genci, po gjella me kripë e kripa me karar dhe kjo është ajo që më pëlqen tek Genci!
– Në ç’role do të mund të kishit bashkëpunimin perfekt ju të dy?
– S’di ç’te them në film e në teater që e kemi provuar ka funksionuar. Pastaj ja dhe ketu jo keq! (Buzëqesh)
– Shikon çifti Fuga telenovela?
– Nuk kemi shumë kohë por ndonjëherë kur nëna (mamaja e Gencit) sheh e shoqëroj dhe unë!
– Si do të reagonit nëse do t’ju thoshin se ju kanë vjedhur rolin në një X shfaqje? Ka ndodhur ndonjëherë, nëse po si ke reaguar?
– Ohhhh ka ndodhur, i di të gjitha prapaskenat, tani s’më bën më përshtypje. S’kam reaguar ,çfarë do fitoja??!! Se nuk është se do kishin aq burrni të pranonin po kështu ta kemi bërë. Megjithatë me meënyrën si trajtohen artistët e hapësirat që janë, është e kuptueshme që këto do ndodhin. Punojmeë në klimë shumë të vështirë qoftëdhe me njeri-tjetrin!
– Për çfarë jeni penduar më shumë deri tani?
– Nuk më pëlqen ti them vetes që jam penduar sepse nuk do ia vlente për asgjë!
(Në gjëra të parëndësishme që as më kujtohet ndonjë moment)
– Çfarë mendoni se mendojnë të tjerët për Enin? Po për Gencin?
– Këtë e kam shumë të veshtire t’a them, s’di! Po shpesh njerëzit mendojnë në bazë të një rrethane e momenti të caktuar për teë përcaktuar personalitetin e një individi. Për vete kam dëgjuar dhe që jam mendje madhe (qe nuk është fare po fare e vërtetë) kurse për Gencin që është shumë i mirë!(Buzëqesh)
– Keni bërë ndonjë gjë kohët e fundit që ia vlen të mbahet mend?
– Ja kjo pjesëmarrje është për t’u mbajtur mend se ç’është më e bukura dhe nuk kam dashur, Genci më ka shtyrë të marr pjesë.
– Sa teatër bëjnë aktorët në jetë?
– Një pjesë e mirë, po. Por nuk mund t’i fus të gjithë në një kale. Ka aktorë të cilëti vlerësoj dhe i respektoj si aktorë në profesion por dhe si personalitet.
– Për cilën nga pyetjet më lart i jeni shmangur më shumë së vërtetës?
– Kjo është e “meta ime” që jam gjithmonë e sinqertë!
– Kam një pyetje së cilës, më mirë se ju, nuk mund t’i përgjigjet askush: A bëhet art sot?
– Sigurisht por me pikatore!
– Nëse do të mund t’i jepje një mesazh botës mbarë, çfarë do t’i thonit?
–Mendoni pozitivisht që të përcillni pozitivitet!