Këngëtari i njohur i muzikës latine ka festuar ditëlindjen e partneres së tij ditën që lamë pas. Urimi që ai i dedikoi Natalias ishte shumë emocionues dhe i veçantë. Krahas fotos që këngëtarja nuk do të donte ta shikonte njeri ai ka shkruar: “Është ditëlindja jote, por dhurata më është dhënë mua me praninë tënde çdo ditë. Të dua Natalia. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. (e di që do më vrasësh për këtë foto)”.
Pas urimit, nuk kanë munguar momentet nga festa e ditëlindjes, e cila duket se ka qenë tepër private.
Dy të dashuruarit kanë publikuar momente të ëmbla në krahët e njëri-tjetrit teksa puthen. Çifti i njohur është një ndër më të diskutuarit në showbiz-in botëror. Ata e zyrtarizuan lidhjen vitin që lamë pas.