Sapo ka nisur sezoni i ri i emisioneve televizive dhe një prej tyre është edhe “Ditë e re” në Ora News, që shoqëron shqiptarët çdo mëngjes duke e kthyer mëngjesin në argëtim dhe buzëqeshje me Dajanën, Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn. Moderatorja Dajana Shabani, që është njëkohësisht edhe autorja e programit, tregon si do jetë ky sezon i ri i “Ditë e re” por tregon edhe disa gjëra rreth vetes së saj, që si gjithmonë e shoqëron me çiltërsi dhe buzëqeshje.
Fabjola Kuburi:- Përshëndetje Dajanë… Si shkoi dita sot dhe pse ia vlejti ta jetoje atë?
Dajana Shabani:- Përshëndetje! Sot ia vlejta ta jetoja sepse e para, e kam shumë të zënë axhendën me gjëra të bukura, e dyta për mua ia vlen ta jetoj çdo ditë sepse kam një ëngjëll si Marlena.
-Sapo ka nisur sezoni i ri televiziv, si e gjen Dajanën “Ditë e re”? Cilat janë risitë që do shoqërojnë emisionin e mëngjesit në Ora News?
– Sezoni i ri ka nisur shumë fuqishëm, më fortë se sezonin e parë duke qenë se një sezon njerëzit janë mësuar, vjen me një skaletë ndryshe dhe jemi përpjekur të jemi pak më serioze, edhe pse është problem sepse gjithmonë do gjehet diçka, kur bëhet serioze thonë pse bëhet dhe kur nuk bëhet thonë pse nuk bëhet. Më gjen sërish me energji të reja dhe me objektiva më të mëdha se sezoni i parë, që le të themi ishte një formë eksperimentale.
– Dajanë, sot je një ndër emrat më të rëndësishëm të ekranit… Po e vogël, çfarë ke dashur të bëhesh?
-Faleminderit për fjalët kaq vlerësuese. Kam dashur të bëhesha doktoreshë, kam qenë shumë mirë në kimi dhe biologji dhe të gjithë kishin shpresa që do bëhesha ose dentiste ose do vazhdoja për mjekësi por unë i “zhgënjeva” të gjithë dhe u mora me moderim.
-Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë?
–Padyshim Marlena, ajo është kryvepra ime dhe besoj se nuk do bëj asnjë kryevepër tjetër më të madhe se ajo.
– Po ajo që duhet ta kishe menduar më gjatë dhe për të cilën je penduar?
– Jam penduar për shumë gjëra, jam penduar për të harxhuarin kohë me njerëz që nuk ia vlejnë, pra koha duhet të ishte menaxhuar më mirë dhe të ishte me produktive për veten time. Mendoj se jam treguar më e mirë se ç’duhet!
Çfarë keni të përbashkët ti dhe televizioni, që nuk qëndroni dot larg njëri-tjetrit?
-Mendoj se unë dhe televizioni jemi një, kamerën e kam shoqe dhe ndihem sin ë shtëpi kur jam në televizion. Më jep emocione të bukura dhe kjo është lidhja që unë kam me të.
–Kushdo që e ka provuar televizionin, e di sa e vështirë është të jesh përditë në ekran me gjëra interesante. Është e lodhshme të bësh një program mëngjesi si ky?
– Është e lodhshme vetëm pjesa e zgjimit, pastaj pjesa tjetër është ajo pozitivja është se e vë ditën para dhe i bën gjërat mbarë.
– A është e vështirë të jesh Dajana?
-Në Shqipëri është shumë e vështirë, këtë problem nuk e has fare jashtë, sepse njerëzit janë më pak komplekse, të pëlqejnë edhe kur ti qesh me të madhe, edhe kur je ekzibicioniste siç jam unë dhe e shpreh veten time shumë më shumë. Është vëshirë të jesh Dajana sepse në fillim më keqkuptojnë dhe pastaj bëhemi miq, sepse më njohin dhe e pëlqejnë tipin tim.
– Ka pak apo shumë si Dajana?
– Ah, më vjen keq por jam vetëm unë.(Qesh)
– Çfarë ka për të mbetur gjithmonë e pandryshuar te ti?
-E pandryshuar ka mbetur mirënjohja dhe sinqeriteti, janë dy gjëra që ndonjëherë edhe më kanë penalizuar.
– Çfarë po përpiqesh të ndryshosh më shumë te vetja e nuk po ia arrin dot?
-Përpiqem të ndryshoj pak ndjeshmërinë, jam më e ndjeshme se ç’duhet dhe kjo më penalizon herë pas here.
– Ti je shumë aktive në mediat sociale… Nuk lodhesh ndonjëherë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz që i njeh e s’i njeh?
-Në fakt në rrjetin facebook kam që në 2010, ndërsa në instagram akoma nuk kam bërë vitin , megjithatë jam në kontakt gjithë kohën me ndjekësit, i kthej përgjigje gjithmonë edhe kur pyetjet duken jo të mira. Pastaj, nëse do rritet numri akoma nuk e di nëse une do arrij ta menaxhoj më mirë.
Kur bëhet e lodhshme kjo punë?
-Për mua puna në televizion asnjëherë nuk është e lodhshme.
-A ka ndonjë moment kur dëshiron thjesht, të vësh gjithçka në “Off” për disa kohë? Ke tentuar ndonjëherë ta bësh?
-Tentoj gjithmonë kur iki jashtë vendit, kur udhëtoj edhe pse nuk arrij të jem “Off” tërësisht, rëndësi ka që tentoj. (Qesh)
-Të pëlqejnë udhëtimet…por çfarë pasionesh të tjera ke?
-Unë i dashuroj udhëtimet, por pasion kam edhe baletin, kam kërcyer deri njëfarë moshe dhe mendoja se do e vazhdoja sepse më pëlqen shumë të kërcej. Udhëtimet, të lexuarit dhe baleti janë pasionet e mia më të mëdha.
-Një herë ke thënë që ke lënë Europën për Tiranën apo jo? Të pëlqen Tirana kaq shumë?
-Që ta sqarojmë këtë pjesë, sepse është keqinterpretuar. Im shoq jeton në Romë dhe pas lindjes së vajzës ai propozoi që të jetonim të tre në Romë por unë zgjodha Tiranën dhe kjo jo për faktin që më pëlqen shumë Tirana por për gjerat që bëj këtu, sepse aqto gjëra më mbushin dhe mendoj se ndoshta atje do kisha vdekur pak nga pak. Megjithatë kurrë nuk duhet thënë kurrë sepse jetës nuk i dihet.
-Në fund si do e mbyllim?
-Do ta mbyllim, duke falënderuar shqiptarët për të gjithë audiencën që më kanë dhënë, duhet ta vlerësojnë familjen, të jenë vetvetja dhe të heqin dorë nga të qenurit sipërfaqësorë siç po i bëhet këto kohë në rrjetet sociale.
Çfarë mendon Dajana kur…
…dëgjon për një këngëtare të joshur nga politikanët?
-As nuk e fus në xhep fare këtë gjë.
…mëson se një emision i mëngjesit ka ndihmuar dike shpirtërisht?
-Më bëhet qejfi por “Ditë e re” ka ndihmuar shpirtërisht shumë njerëz.
…skandali zgjat vetëm tri ditë?
-Skandali zgjat vetëm tre orë por ne i japim rëndësi skandaleve të vogla, ky është problemi.
…thonë se Dajana ka bërë operacione plastike?
-Përveç ekstejshënave(shtesave) të flokëve, asgjë tjetër nuk kam të huaj tek vetja.
…thonë se Dajanës i pëlqen shumë vetja?
-Po, sepse nuk respektova veten nuk do më respektojë njeri.
…dikush të nervozon aq shumë sa…
-Jam njeri goxha impulsiv por nuk ia jap kënaqësinë askujt të më shohë aq nervoze.
…thonë se Dajana nuk ka fare komplekse?
-Nuk kam fare komplekse, megjithatë duke ndenjur me njerëz kompleksivë detyrohem edhe unë të bëhem ndonjëherë.