Sepje me mango dhe kërpudhë
Gazeta Intervista duke ju uruar gjithë të mirat dhe festat që janë në ardhje do doja të botonit një recete të ndonjë produkti deti që shoqërohet me fruta ekzotikë. Uroj të jetë e thjeshtë që të mund ta bëj edhe unë në shtëpi. Faleminderit, Elda nga Tirana.
Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Elda, një recetë që i përshtatet kërkesës tënde është sepje me mango dhe kërpudhë. Për të realizuar këtë recetë duhen këta përbërës:
Sepje 300 gr
Kërpudha 3 kokrra
Mango 1 kokërr
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Gjethe mente
Krem açeto
Përgatitja:
Pastrojmë sepje dhe e presim në copa, e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. E hedhim në zgarën e nxehur më parë bashkë me kërpudhën deri sa të piqen mirë. E pastrojmë mangon dhe e presim ne feta, fetat i vëmë në një pjatancë dhe i dekorojmë me gjethe mente dhe krem açeto. Pjata është gati. Ju bëftë mirë!