Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë është proteza e penisit?


– Jam një i ri 28 vjeç. Prej vitesh kam probleme me impotencën seksuale. Kam dëgjuar të flitet për proteza të penisit, të cilat kurojnë impotencën. A mund të më tregoni diçka për to?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- – Në kuadrin e mjekimit të impotencës seksuale, këto 20 vitet e fundit i është dhënë nje rëndësi shumë e madhe për vetë problematikën që ajo paraqet. Impotenca seksuale është një nga patologjitë e penisit tek mashkulli, sidomos kur ky mashkull është në moshë të re. Çdokush mund të kuptoj gjëndjen psikologjike që kalon ky mashkull që jo vetëm nuk do arrij të ndjej e të përjetoj orgazëm dhe kënaqësi seksuale si momentin  e pazëvëndësueshëm me kënaqësi tjetër por gjithashtu do ta bëj këtë djalë të tërhiqet nga kontakti me 1 partnere dhe do bëj ndryshim në të ardhmen e tij për tu fejuar, martuar apo edhe për të pasur fëmijë. Një me impotencë seksuale e konsideron si një patologji të kurueshme. Klinika të ndryshme apo institucione kërkimore-shkencore janë angazhuar në krijimin e preparateve dhe ilaçeve që mjekojnë këtë patologji. Skemat e mjekimit janë të shumta, por nuk mund të thuhet se rezultati i tyre është i kënaqshëm 100%. Janë prodhuar ilaçe që merren nga goja, me mekanizma të ndryshme veprimi në organizëm. Shumë nga këto preparate orale, që tashmë janë të njohura në të gjithë botën si: Levitra, Viagra apo Cialis, kanë vlerat e tyre të padiskutueshme, por përveç tyre, ka skema të tjera mjekimi si pomada, preparate që futen në uretër (kanalin e urinës), preparate që injektohen në trupin e penisit si dhe proteza e penisit. Të gjitha preparatet që përmendëm më lart, në raste të veçanta nuk kanë efekt tek pacienti. Në raste të tilla kemi dëmtime të rënda të trupit kavernoz nga një sëmundje e rëndë si diabeti, skleroza e theksuar apo traumat e ndryshme që mund të ketë pësuar mashkulli. Në situata të tilla është i këshillueshëm përdorimi i protezës së penisit. Kjo teknikë mundësohet nëpërmjet ndërhyrjeve operatore, të cilat kanë ardhur duke u përmirësuar. Në dy trupat e penisit futen dy elementë silikoni me madhësinë e penisit në të cilin po kryhet ndërhyrja. Në fillimet e saj kjo metodë kishte rezultat, por ajo paraqiste një problem, penisi ishte gjithmonë në ereksion. Me kalimin e viteve kjo metodë u perfeksionua dhe tubave të silikonit iu instalua në brendësi, në skrotum, një sistem pompe. Në momentin që mashkulli dëshiron të krijojë ereksionin, nëpërmjet shtypjes së pompës, trupat e silikonit tashmë të instaluar në brendësi të penisit forcohen duke krijuar një penis në ereksion më se normal që kryen një akt seksual të kënaqshëm. Operacioni bëhet në zonën nën penis dhe pas operacionit pacienti nuk ka shumë hemorragji. Gjithashtu, vendi ku është bërë hapja nuk ngelet shenjë. Në qoftë se letërshkruesi ka interes akoma më të madh për këtë çështje, le të më kontaktojë për t’ia ilustruar me figura këtë metodë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test : Çfarë ngjyre jeni ju ?

Next Post

E shëron zemrën vaji i peshkut?

Advertisement