Kënga e saj më e re me titull “Vuaj” pati një impakt të jashtëzakonshëm sapo u lancua tek publiku por që kjo këngë do bëhej një hit edhe në Rusi, as vetë Alida nuk e ka pritur. Alida ka sjellë edhe një tjetër klip me titull “U bë vonë” i cili po ashtu është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e saj dhe gjithë këto suksese ajo na i tregon në intervistën e saj më poshtë, por jo vetëm…!
Fabjola Kuburi:- Alida, flasim për klipin e ri, “U bë vonë”… ti gjihmonë sjell klipe me nivel dhe që nuk harrohen me kalimin e kohës?
Alida Duka:- Mundohem të sjell më të mirën për publikun tim dhe sigurisht të mbaj atë që kam krijuar për shumë vite me rradhë, lodhjen dhe përkushtimin ta kthej në rezultat. Më vjen mirë që është krijuar ky mendim për mua!
– Cilat kanë qenë përshtypjet e para të njerëzve, pas daljes së klipit “U bë vonë??
-Klipi u prit jashtëzakonisht shumë mirë, gjë që të jem e sinqertë nuke prisja dhe kam qenë pak në dilemë për këtë këngë. Doja që në fillim të kësaj vere të startoja me një projekt në një tjetër stil por ja që u befasova sepse që nga minutat e para që doli filluan reagimet deri tek Dj, sepse kërkuan direkt diskun e këngës.
-Jeton në Gjermani po karrierën e bën këtu? Është e vështirë të bësh emër atje apo pse kjo zgjedhje?
– Karriera ime ka nisur në Shqipëri dhe ashtu do ngelet gjithmonë. Edhe pse unë kam 23 vjet që kam ikur nga Shqipëria dhe tashmë jam integruar në Gjermani, rrënjët prapë atje i kam .
– Sa arrin ta balancosh qetësinë e Gjermanisë me zhurmën e Tiranës sa herë ndodhesh këtu?
– Të them të drejtën, në fillim më ka bërë shumë përshtypje, kurse me kalimin e kohës, nuk më bie më edhe aq në sy sepse jam mësuar tashmë.
– Si e kalon ditën sa herë ndodhesh këtu?
– Natyrisht, ditën e parë e kaloj me prindërit, pastaj në studio, vetëm me Nestin, duke punuar për këngët e reja.
– Sa ka ndikuar familja për të krijuar Alidën që shohim sot?
– Kam patur momente të vështira dhe pikërisht në ato momente më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe nuk më kanë lënë të dorëzohem kollaj. I kam patur vërtet mbështetje!
– Një këngëtarë e bukur, për çfarë mund ta shfrytëzojë tjetër të qenit tërheqëse?
– Bukuria më vjen nga shpirti dhe talentin e kemi të lindur. Nuk do doja ta shfrytëzoja për asgjë. Jam e lumtur deri tani për çfare kam arritur dhe kjo më mjafton .
– Ndërkohë që ke publikuar edhe coming-soon e dickaje të re në mos gaboj?
– Po, shumë shpejt do dalë edhe remiksi i këngës “Vuaj” që u bë hit në Rusi dhe prandaj vendosëm ta ribëjmë me një klip të ri. Do jetë diçka e bukur që del shumë shpejt.
– Do të të vinte keq që njerëzit të të etiketonin më shumë si një vajzë e bukur dhe kaq dhe jo shumë si këngëtare të mirë?
– Për aq kohë sa unë sjell produktivitet në një fushë të artit dhe e kam provuar që atë di të bëj shumë mirë, të këndoj, e bukura është një dorë më shumë. Por, nuk do më pëlqente të njihesha thjesht si një vajzë e bukur.
– Nëse muzika do ishte emocion, do kishte qenë dashuri, urrejtje apo trishtim?
– Do të thoja, dashuri!
– Është Alida edhe një amvisë e mirë?
– Patjetër, bile, e tepruar.
– Muzika plotëson më tepër nevojat e tua shpirtërore apo ato materiale?
– Plotëson vetëm atë shpirtërore!
– Zakonisht, njeriu nuk është i kënaqur me ato që ka arritur dhe kërkon më shumë. Po me ty, si ndodh?
– E njëjta gjë, por jo se nuk jam e kënaqur. Jam vetëm njeri që kërkoj shumë nga jeta.
– Në jetën e çdokujt ka momente të vështira… Ku drejtohesh ti, në të tilla raste?
– TeNesti! Ai m’i di telat, nëse amperi im arrin 360 gradë, ai ma çon në zero përsëri. (Qesh)
– Cilat janë kërkesat që ke patur gjithnjë ndaj vetes?
– Të mbaj trupin në formë, të mos e lë veten pas dore dhe korrektësia.
– Mendohet se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por a ka për ty diçka që mendon se është e përjetshme?
– Besoj te të dyja këto!
– Epiteti që të kanë vënë miqtë kur del në skenë dhe fillon performimin?
– Për miqtë jam Alida energjike, sepse kur ngjitem në skenë më vjen një energji e paparë..
– Je më shumë e ndrojtur apo rebele?
– E ndrojtur s’mund të them po as shumë rebele jo. Mendoj se një kombinim 50 me 50.(Buzëqesh)
– Të trembin më shumë njerëzit apo situatat?
– Njerëzit jo por as situatat sepse i gjej zgjidhje gjithmonë gjithçkaje.
– Prania e një mashkulli ta ndërlikon jetën apo ta bën më të këndshme atë?
– Nuk do doja të kisha një mashkull 24 orë dhe të rrija gjithë kohës me të pasi me jetën që bëj është e vështirë të gjesh kohë për një lidhje . Natyrisht që është e këndshme kur ke afër dikë që do por për momentin i rri larg kësaj të fundit !
– Çfarë do të të bënte të bije kokë e këmbë në dashuri?
– Ishalla s’më ndodh sepse nuk dua të më ketë në kontroll njeri ndjenjat!
– Po të ishe deputete, mendon se do të kishe elektorat të mjaftueshëm për të fituar?
– Them se po! (Qesh)
– Ke ndonjë gjë kundër deputetëve?
– Jo aspak, sepse nuk para i ndjek shumë me thënë të drejtën.
– Si do të ishte një ditë ideale për ty?
– Të zgjohesha një ditë pa rënë zilja, të ha mëgjesin në qetësi, të dilja për qejf pa menduar për asnjë detyrë që duhet të bëj gjatë ditës , të shkoja në studio të punoja për projektet e radhës, dhe darken t’a kaloja me njerëzit që i kam më përzemër, pa limit gjë që nuk e bëj shpesh për arsye të kohës.
– Do të të bënte keq mungesa e lirisë, e parave apo e komunikimit?
– Më shumë do më shqetësonte mungesa e lirisë pasi pa liri, nuk jam më Alida do jem dikush tjetër!
– Çfarë ka të re në planet e tua?
– As vetë nuk e di qartësisht se çfarë do vijojë pas klipit që do shoqërojë remake-n e “Vuaj” pasi kam shumë oferta për bashkëpunime, ndaj nuk mund të them saktësisht se çfarë. Gjithsesi, jemi në kontakt…! Ju përqafoj Alida!