Seksualiteti i grave është në përgjithësi më i ndërlikuar se ai i burrave, kështu që edhe gratë shpeshherë bëjnë gabime që u kushtojnë kënaqësi dhe… orgazma! Specialistja në temat e seksit dhe lidhjes, Trejsi Koks, na zbulon katër “mëkatet seksuale” më të shpeshta të grave dhe si ndikojnë ato në jetën e tyre erotike.
1. Gruaja nuk njeh trupin e saj
Shumë gra e arrijnë herë e parë orgazmën nëpërmjet masturbimit. Ndryshe nga burrat, orgazma e grave është një proçes më i ndërlikuar që ato duhet “t’ia mësojnë” vetëvetes. Burrat shpesh e kanë të vështirë ta fshehin eksitimin e tyre seksual, përkundrazi, gratë e kanë të vështirë “ta zgjojnë atë”. Statistikat janë të qarta: 95% e grave që masturbohen e arrijnë orgazmën. Kështu, specialistja jonë këshillon “ushtrimin” vetëm në shtëpi, me qëllim që gruaja ta mësojë të kënaqë veten dhe çfarë i pëlqen dhe çfarë, jo. Kështu ajo do të krijojë një ide më të saktë edhe të trupit të saj.
2. Gruaja nuk e merr kurrë nismën në seks
Specialistja i nxit gratë të marrin herë pas herë nismën në seks dhe ta fillojnë ato lojën erotike, bile edhe kur nuk kanë shumë dëshirë për të bërë seks, me qëllim që ta mbajnë gjallë libidon e tyre dhe të partnerit. Elementi i surprizës do ta zgjojë interesin e tyre për seks dhe vetë gruaja do të jetë më e stimuluar kur e merr vetë nismën e para.
3. Gruaja ndjen shpesh turp
Seksi ekspozon më shumë se çdo gjë tjetër, si burrin, ashtu edhe gruan. Një zhurmë e çuditshme që vjen nga trupi, ose ardhja e papritur e periodave nuk duhet të përbëjnë arësye që gruaja të stepet, sepse këto heqin kënaqësinë e seksit dhe e mbajnë trurin e saj të zënë, ndërkohë që duhet të jetë e relaksuar dhe e çliruar nga ankthet.
4. I vjen zor për trupin e saj
Një diçka të tjetër që të heq dëshirën për të bërë dashuri. Të gjithë njerëzit kanë defekte në trupin e tyre, dikush ka barkun e madh, dikush ka tule me shumicë, por këto nuk duhet të përbëjnë shkak të stepesh, të mbyllësh dritat dhe grilat dhe të mos shijosh seksin. Mendo këtë: Nëse ai po bën dashuri me ty, domethënë që i pëlqen trupi yt, përndryshe nuk do të bënte. Pastaj në ato momente partneri nuk e ka mendjen tek defektet e trupit tënd, kështu që nuk duhet ta kesh edhe ti.