Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të pathënat e KMC-së

Të pathënat e KMC-së

KMC ka sjellë shumë bashkëpunime kohëve të fundit dhe nuk mund të lëmë pa përmendur atë me Antre “Profesori” dhe “Tuman kuqe” me Aurel Thëllimin, me të cilat ka rrëmbyer zemrat e publikut akoma më shumë. Tashmë, KMC po merret  edhe me një tjetër fushë, atë të bisnesit dhe po kërkon të njëjtin sukses si në muzikë. I urojmë suksese!

-KMC, na trego si  po të shkojnë gjërat kohët e fundit?

Advertisement

-Për momentin shumë mirë sepse jam duke me u marrë edhe me disa biznese personale por edhe ne muzikë po fokusohem në maksimun dhe së shpejti mendoj të vij me diçka të re..!

– Po shijon suksesin e dy klipeve te fundit për të cilët bashkëpunove me Antre dhe Aurel Thëllimi?

– Po, të dyja këngët janë pritur shumë mirë nga publiku im që më ndjek gjithmonë dhe për këte ndihem shumë i lumtur dhe falënderues sigurisht.

– Nga të gjitha bashkëpunimet,tek cili je ndjere vetja?

– Tek çdo këngë ose bashkëpunim unë jam vetja, në asnje moment nuk mundohem të imitoj dike ose të sillem si dikush tjetër. Besoj se nuk do e bëj asnjëherë këtë gjë.

– Ka ndonjë recetë sesi arrihet suksesi?

– Receta e çdokujt besoj se është vullneti edhe puna dhe asnjëherë mos dorëzohesh nëse i vë synim vetes për diçka sepse do vij dhe ajo ditë kur të arrish ato çka synon çdokush për veten e tij, ato ambicie dhe aspirate.

– KMC dhe muzika janë të lidhur, por di që edhe KMC dhe biznesi janë po kaq të lidhur apo jo?

– Po në fakt perveç muzikës me pëlqen të merrem edhe me biznes ku për momentin jam angazhuar në dy të tilla,  një dyqan “AutoShop Klajdi”  por edhe ONLINE ku merrem me shitje veshjesh të ndryshme por modern dhe të kohës nën emrin “FASHION CITY”.

– Një karrierë e mirë është e mundur vetëm nëpërmjet…

– Nëpërmjet punës edhe përkrahjes. Çdo artist ka nevojë për përkrahjen e publikut sepse janë ata arsyea që këngë pas kënge vijmë në treg me projekte akoma dhe më të bukura.

– Çfarë do të doje të zgjaste për gjithë jetën?

-Mirësia!

– Të metat që ia pranon vetes?

– Nxehem shpesh. (Qesh)

– Njerëzve u pëlqen të rrinë në shoqërinë tënde sepse…

– Sepse jam një tip që më pëlqejnë shakatë edhe çdo moment e kaloj dua ta me batuta edhe humor.

– Nëse do të kishe një shkop magjik, çfarë do të kishe zgjedhur të ndryshoje?

– Asgjë, jam i kënaqur me gjithcka.

– Në gjithçka që të rrethon, çfarë do të doje të shikoje dhe të dëgjoje më shumë?

– Më pak dhunë dhe më shumë dashuri mes njerëzve.

– Momenti më i bukur gjatë një 24 orëshi?

– S’ka moment me të bukur sesa te jesh në studio duke rregjistruar 24 orë (qesh).

– Shprehja që përdor më shumë gjatë ditës?

– Varet nga momentet, sepse shumë shprehje mund të përdoren gjatë ditës!

– Ke ndonjë nofkë me të cilën të kanë thirrur kur ishe fëmijë?

– Edhe sot e kësaj dite s’e kuptoj pse më kan pas thirr kur isha i vogël “Kaçu” (qesh).

– Një biletë për në koncertin e kujt nuk do ta humbje për asgjë në botë?

– Eminem, 50Cent!

– Është akoma herët apo po mendon që tani për këngën e radhës?

– Në fakt e kam menduar akoma pa perfunduar këngën në bashkëpunim me Aurel Thëllimin, por së shpejti do vij me këngë të re.

– Edhe pas shumë vitesh do reposh përsëri apo çfarë mendon se do ketë ndryshuar artistikisht tek ty?

-Mendoj se po, por do ndryshoj vetëm menaxhimi i bizneseve të mia që të kem sukses edhe në biznes ashtu siç po e kërkoj dhe në muzikë.

-Faleminderit për këtë intervistë…

– Faleminderit ju!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

Drogova prindërit për të qenë e lirë

Advertisement