Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të përshtatem me jetën martesore?


– Përshëndetje gazeta Intervista. Kam një pyetje për psikologen tuaj. Unë do martohem së shpejti por më ka kapur një si ankth që nuk e shpjegoj se nga më vjen. Unë e dua shumë të fejuarin tim por ndonjëherë më duket sikur nuk do përshtatem dot me jetën martesore, më është kthyer në çështje psikologjike tani. Desha të di mendimin tuaj për lidhjen dhe pershtatjen psikologjike të një çifti në martesë. Si lidhen këto marrdhënie me dashurinë dhe jetën e përbashkët? Faleminderit, në pritje të një përgjigje nga ana juaj. Lejdina

Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:-Përshëndetje Lejdina! Të falenderoj për pyetjen. Martesa është një vendim i rëndësishëm në jetën e çdo njeriu. Ajo sjell ndryshim në shumë aspekte. Një nga elementët më të rëndësishëm është përshtatja me jetën e re dhe përshtatja në partneritet. Marrëdhënia që ne krijojmë është shumë e rëndësishme. Sjelljet,zakonet,komunikimi,qëndrimet,dëshirat dhe raporti në çift do të na bëjnë të njohim njëri tjerin nga këndvështrime të tjera. Pjesa e përshtatjes së një çifti në martesë vjen natyrshëm në jeten e dy njerëzve që duhen dhe që do jetojnë së bashku. Kur kjo gjë kthehet në shqetësim paraprak, duhet të diskutohet dhe të ndahet me partnerin pasi komunikim është gjithmonë një urë për të zgjidhur situatat. Martesa është si një pikë mbërritjeje, por nëse do provoje t’a jetoje dhe t’a ndieje si një pikë nisjeje, do të ndihmonte vazhdimësinë dhe raportin, sepse çdo marrëdhënie është një evolucion i vazhdueshëm. Si çdo aspekt tjeter në jetë edhe martesa, vendimi për t`u martuar, na çon të përjetojmë disa faza. Në fillim është entuziazmi, dashuria ndaj partnerit, dëshirat për të ndërtuar jetën, por nga ana tjetër edhe pasiguria shpesh bëhet pjesë e mendimeve tuaja dhe ju ndjeheni në ankth. Të flasësh dhe të ndash mendimin dhe ndjesitë me partnerin na dihmon për të kuptuar situatat por edhe për të zgjidhur komunikimin në vazhdim. Përshtatjen psikologjike gjithësecili e zhvillon dhe i jep nga botëkuptimi i tij. Prandaj martesa nuk duhet të jetë vendi ku “qëllimi” kthehet të përmirësojmë gjithmonë njëri-tjetrin. Të ndërhyjmë në këtë aspekt si pjesë e dëshirës së mirë që duke bërë këtë gjë ne përmirësojmë marrëdhënien tonë, por jo. Kjo gjë nuk është e mirë, sepse do ishte sikur të shkojmë përgjithmonë në shkollë dhe kjo nuk është e shëndetëshme dhe pengon përshtatjen dhe lidhjen. Pra janë shumë faktorë që prishin ekuilibrat e vendosur. E rëndësishme është të ruajmë marrëdhënien, komunikimin dhe atëherë bashkëjetesa në partneritet është e pacënushme.  Elementët që e ndihmojnë përshtatjen e një çifti në martesë, marëdhënien, dashurinë dhe jetesën e përbashkët janë: të mendosh pozitivisht; të analizosh frikërat dhe ti ndash me partnerin situatat që të krijojnë pasiguri; kujdesi për veten do na fokusonte në gjëra që na kënaqin dhe na bëjnë të ndjehemi pozitivë, pasi martesa është impenjim, vullnet dhe dedikim. Të krijosh afërsi me partnerin, është një nga mënyrat më të mira që do të na ndihmonin për të pasur gjithmonë një komunikim të mirë, një marrëdhënie të mirë dhe një dëshirë për ta ndarë shqetësimin dhe për të forcuar lidhjen, përshtatjen dhe jetesën në partneritet. Të uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sidrit Bejleri rrëfehet për humbjen e dhimbshme

Next Post

Mbesa më ndau përjetë nga im vëlla!

Advertisement