Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të dalësh nga humori i keq i dimrit?


Një kohë gri dhe e ftohtë jashtë… pak a shumë e ngjashme me këtë është edhe humori. Nuk ke dëshirë të ngrihesh nga shtrati, as të lëvizësh. Tek disa ky humor i keq ka tendencë të rikthehet në mënyrë periodike, ndërsa tek disa të tjerë mund të rëndohet dhe të evoluojë në një depresion të vërtetë. Humori i keq e ka burimin tek mungesa e dritës natyrale, zakonisht fillon në vjeshtën e parë, ndërsa dita shkurtohet shumë dhe zbutet aty nga muaji i marsit, ose nganjëherë në prill-maj kur dita zgjatet.

Kush vuan nga humori i keq në dimër?

Advertisement

Studimet kanë treguar se ne kemi pothuajse të gjithë një variacion të humorit në dimër, por konsiderohet se një person në 10 paraqet një handikap përsa i përket kësaj sindrome sezonale. Ai prek para së gjithash gratë në moshë për të lindur dhe më pak personat e moshuar dhe fëmijët. Edhe personat që kanë një punë që i largon nga drita e ditës, vuajnë më shpesh nga humori i keq i dimrit. Ja cilat janë simptomat:

– Lodhja. Megjithë çlodhjen dhe respektimin e orëve të gjumit, ndjeheni i lodhur dhe keni dëshirë të mos ngriheni nga shtrati. Sado që flini në drekë dhe deri vonë në mëngjes në fundjavë, shpesh gjatë ditës jeni si i përgjumur.

– Probleme të gjumit. Në mënyrë paradoksale dhe megjithë këtë lodhje të madhe, ndodh që të vuani herë pas here nga pagjumësia.

– Pa energji. Nuk keni dëshirë të punoni, asgjë nuk ju pëlqen, edhe vetë mendimi se duhet të zhvilloni një aktivitet ju lodh kaq shumë që më parë, sa e braktisni fare.

– Dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira. I ftohti i shtyn të gjithë që të kenë dëshirë të hanë ushqime me yndyrë dhe sheqer. Megjithatë depresioni i dimrit e shumëfishon këtë dëshirë për t’u ushqyer ekskluzivisht me ushqime të rënda, me yndyrë dhe sheqer dhe që të hani orë e pa orë.

– Ndryshim peshe. Zakonisht ndodh një shtim në peshë.

– Çrregullime të humorit. Përveç simptomave të mësipërme ju jeni i irrituar, nuk ndjeheni mirë shpirtërisht, e humbisni shpejt durimin, zemëroheni shpejt, keni ankthe dhe mungesë dëshire për seks.

– Vështirësi për t’u përqendruar. Nuk arrini të punoni më si duket dhe të mblidhni gjithë aftësitë tuaja intelektuale për të reflektuar.

– Mbyllje në vetvete. Nuk keni dëshirë të shihni njerëz të tjerë, as të afërmit tuaj. 

Nëse simptomat janë më të rënda, mund të bëhet fjalë për një depresion të vërtetë sezonal. Në këtë rast duhet të drejtoheni tek mjeku. Po kjo nuk do të thotë se nëse vuani nga humori i keq nuk duhet t’i kushtoni kujdes vetes.

Shkaqet e humorit të keq

Ato janë të shumta dhe janë të lidhura me faktorë të ndryshëm, si ora biologjike, sekrecioni hormonal, etj.

Ora biologjike.

Të gjithë qeniet e gjalla rregullohen nga një orë biologjike e brendshme dhe që është në varësi të species. Tek njeriu efektet e saj janë spektakolare, ja përse dy herë në vit merren masa për ndryshimin e orës. është gjithashtu ora e brendshme që i bën të vuajnë udhëtarët që përshkojnë distanca të gjata dhe që kanë nevojë për një kohë përshtatjeje ndaj ndryshimit të orës. Ora e brendshme ka si rol të përcaktojë alternimin e momenteve zgjuar-aktivitet dhe gjumit.

Hormonet që diktojnë veprimtarinë tonë

Pa hyrë në detaje, duhet ditur se ka dy molekula që caktojnë ritmin e zgjimit-gjumit, si pasojë edhe orën tonë biologjike. Këto janë melatonina dhe serotonina, që prodhohen nga truri dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në humorin e keq në dimër. Melatonina është hormoni natyral i gjumit, ndërsa serotonina është hormoni i zgjimit, i të qenit mirë dhe në përgjithësi i rregullimit të emocioneve tona. Emri tjetër i serotoninës është hormoni i mirëqenies, pra duket sa rol të rëndësishëm ka. Këto molekula janë të lidhura mes tyre, sepse serotonina shërben gjithashtu për të fabrikuar melatoninën.

Pse humori ynë është i lidhur me dritën?

Thjesht sepse ju e “shihni”. Veprimi i parë që bëni në zgjim është hapja e syve. Mungesa e dritës pra shkakton një ulje të prodhimit të serotoninës dhe një shtim të prodhimit të melatoninës. Sinkronizimi i këtyre dy gjërave bën që, në rast ulje ndriçimi, mund të keni humor të keq. Zgjidhjet për të dalë nga ai nuk kanë lidhje me ilaçet, as me psikoterapinë. Mund të filloni të kujdeseni për humorin e keq të dimrit, duke ndryshuar disa zakone të jetës së përditshme:

– Nëse vuani nga ky humor i keq dhe keni një profesion që ua lejon, filloni të zhvendosni oraret tuaja që të jetoni sa më gjatë nën dritën naturale. Që kur fillon ora e dimrit, përpiquni të zgjoheni më herët në mëngjes, që të përfitoni që në zgjim nga drita e ditës.

– Mos qëndroni shumë vonë natën. Përfitoni nga fakti që mbrëmja fillon herët për të lexuar, ose parë filma.

– Mundohuni të ruani një qëndrim pozitiv. Kujdesuni për veten. Fakti që jeni veshur me pallto dhe çizme nuk duhet t’ju pengojë të jeni joshës/e. Bëni masazhe, përkujdesje për fytyrën, etj. Mundohuni të zhvilloni aktivitete kulturale dhe dilni sa më shpesh të mundni për të ndryshuar mendimet,

– Evitojini mendimet e këqija duke veshur rroba me ngjyra. Filloni një aktivitet sportiv që zhvillohet në ajër të pastër, që të merrni oksigjen. Hani fruta dhe perime të pasura me vitaminë C. Nëse jeni subjekt i humorit të keq dimëror, flisni me mjekun që të filloni një kurë homeopatike, për shembull, sapo fillon stina e ftohtë.

– Bëni gjithçka që i bën mirë moralit, në mënyrë që kjo periudhë e vështirë të kalojë sa më mirë që mundeni.

– Personat e moshuar që dalin më rrallë, për shkak të vështirësive në lëvizje, duhet patjetër të bëjnë një shëtitje në ditë.

– Nëse situata vazhdon, konsultohuni me një mjek. Mbase keni mungesë vitamine D, sinteza e të cilës bëhen nga lëkura nën veprimin e rrezeve të diellit.

Kur të gjitha këto masa rezultojnë të pamjaftueshme, mund të përdorni luminoterapinë

Luminoterapia

Vitet e fundit kanë dalë në dritë teknika artificiale për ndriçimin. Luminoterapia, ose fototerapia, është ajo që përdoret më shpesh për të përmirësuar humorin e keq dimëror. Parimi është shumë i thjeshtë dhe bazik: Bëhet fjalë në ekspozimin për disa minuta, deri në disa orë në ditë ndaj një drite me intensitet të fortë, të afërt me dritën natyrale. Masa e matjes së dritës është “lux”.  Për të pasur një ide, dijeni që një ditë me re matet me 2000 lux, ndërsa një ditë me diell në breg të detit është 100 000 lux. Luminoterapia pra konsiston në ekspozimin ndaj një drite, ndriçimi i të cilës është sa më natyral i mundshëm dhe intensiteti ndryshon në funksion të kohëzgjatjes së ekspozimit. Në shumicën e kohës, trajtimi kundër humorit të të keq konsiston në ekspozimin para një burimi drite me intensitet afro 10 mijë lux, 30 minuta në mëngjes, duke filluar pak më herët se ora e zgjimit natyral. Kujdes, mos e përdorni luminoterapinë disa orë para gjumit, sepse mund të provokoni çrregullime të gjumit.  

Ku mund të përfitoni nga luminoterapia?

Në qendrat e specializuara, si ato të talasoterapisë, spa, ose në disa qendra estetike, por edhe në disa spitale. Nëse mendoni se keni nevojë për aparatin çdo stinë vjeshtë-dimër, mund ta blini atë. Kostoja është shumë e ndryshueshme dhe shkon nga 60-500 euro. Ju mund të pyesni nëse i ndizni të gjitha dritat e shtëpisë a mund të përfitoni nga luminoterapia. Përgjigjia është jo, sepse, siç e thamë më lart, duhet një ndriçim afro 10 mijë lux për të arritur këtë ndjenjë mirëqenieje.

Intervista e psikiatrit specialist.

– Në përgjithësi, si mund të bëjmë ndryshimin mes depresionit stinor dhe humorit të keq dimëror?

– Humori i keq në dimër është një theksim me masë i ndryshimeve sezonale që i njohim të gjithë. Flasim për depresion dimri duke filluar nga momenti i një handikapi domethënës: Individi nuk mund të vazhdojë, megjithë përpjekjet e tij, të njëjtën jetë si më parë. Nuk bëhet më fjalë për një vështirësi për t’u ngritur në mëngjes, por të një përpjekje që shpesh nuk e arrin qëllimin e saj. Nuk bëhet më fjalë për një lodhje që, megjithatë të lejon të bësh shumicën e detyrave të përditshme, por të një përgjumjeje të vërtetë që ngadalëson veprimet dhe gjendjen shpirtërore.

– Pse disa persona janë më të ndjeshëm ndaj këtij ndryshimi ndriçimi?

– Në mënyrë të përgjithshme problemet psikologjike, qoftë depresioni, ose ankthi patologjik, prekin më shpesh gratë. Problemet stinore prekin 80% të grave në shumicën e rasteve, nga mosha 20-50 vjeç. Konsiderohet se gratë depresive janë dy herë më të shumta në numër se burrat depresivë.

– Mund të jetë i rrezikshëm përdorimi i luminoterapisë?

– Luminoterapia nuk është e rrezikshme. Vetëm disa pacientë që kanë patologji shumë të rralla të retinës së syrit mund të rrezikohen. Llampat nuk nxehen (pra nuk ka rrezik tharje të bebes) dhe nuk lëshojnë rreze ultravjollcë (pra pa rrezik për lëkurën). Megjithatë kjo nuk është një arësye për t’i përdorur pa kriter. Drita është sinjali që lejon sinkronizimin e botës së jashtme me orën biologjike të brendshme. Ky sinjal kalon nëpërmjet retinës dhe nuk duhen vënë syze dielli, sepse trajtimi mund të rezultojë jo efikas. Nga ana tjetër drita shkakton stimulim, pra duhet përdorur në mëngjes, se po u përdor në darkë mund të shkaktojë pagjumësi.

– Mund t’i jepni ndonjë këshillë atyre që vuajnë nga humori i keq në dimër?

– Në këto raste, filloni përgatitjet që në verë. Bëni ushtrime fizike në mëngjes (më i miri mbetet vrapi), ekuilibroni mënyrën tuja të të ushqyerit, duke reduktuar yndyrnat dhe sheqernat. Gjithmonë në pranverë, apo verë vërjani veshin vetes se kur ndjeheni i/e lodhur. Bëni ndarjen e gjërave që janë të domosdoshme për t’u bërë dhe atyre që nuk janë. Kështu do të evitoni të mendoni se duhet bërë “gjithçka apo asgjë” në dimër, kur ndjeheni të lodhur. Lodhja nuk të pengon të mos bësh asgjë, ajo pengon një pjesë të aktiviteteve. Në fund, siç e pamë më lart, luminoterapa nuk paraqet rrezik dhe e ka provuar efikasitetin e saj. I vetmi detyrim real është koha e nevojshme që duhet të kaloni para një llampe. Nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh një gjysëm ore para saj në mëngjes, por është gjëja që duhet bërë nëse doni të ndjeheni mirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ndërrova fëmijën në maternitet

Next Post

Disa të vërteta për dashurinë me shikim të parë

Advertisement