Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sa ndikon celulari në jetët tona?


Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana, prind por edhe mësuese në një shkollë 9-vjeçare. Kam një pyetje për psikologen tuaj. Me zhvillimin e teknologjisë, është lehtësuar dukshëm jeta , ne tani kontaktojmë me lehtësi me persona të ndryshëm që gjenden në mbarë botën dhe mund të marrim çfarëdo informate që na duhet, vetëm me një klikim. Megjithatë, krahas kësaj nuk janë të pakta as problemet, të cilat burim e kanë po ashtu teknologjinë.  Interferimi i teknologjisë vërehet dukshëm edhe në marrëdhëniet  ndërpersonale prandaj doja një mendim edhe nga ju, sa ndikon celulari në marrëdhëniet ndërpersonale? Faleminderit dhe në pritje të një mendimi më të thelluar nga ana juaj!

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Të falenderoj për pyetjen kaq koherente. Telefoni është bërë i domosdoshëm e i pandarë, fakt që dëshmohet edhe prej të dhënave statistikore në SHBA, ku në vitin 2015 rreth 92% e amerikanëve raportonin se përdornin telefona celularë, kryesisht smartphone. Pa dyshim që ka një sërë benefitesh të zotërosh një të tillë, por për hir të së vërtetës, përherë e më shumë po dalin në pah disa aspekte negative të përdorimit të tyre; aspekte që kanë të bëjnë me një përdorim të papërshtatshëm e të tepruar të telefonave nga ana e individëve, apo me efekte të padëshirueshme që këta të fundit sjellin në mirëqënien psikologjike e fizike të individit.  Shumë njerëz i tremben faktit se një përdorim i tepruar i telefonave celularë mund të cojë drejt një formë varësie, e sic dihet, varësitë ndikojnë në mënyrë të pashmangshme edhe në jetën e familjarëve të individit, do të shkaktojnë një komunikim të dobët, izolim social, konflikte e negativitet.  Ajo që ndodh, është se të gjithëve na ndodh të shohim njerëz në rrugë me telefona në dorë, që nuk shkëputen asnjë cast prej tyre, mund të kemi të afërm që edhe në një drekë apo darkë familjare nuk i ngrenë sytë nga celularët, miq që ndërsa ndajnë caste me ne nuk janë pothuajse asnjëherë plotësisht të vëmendshëm.  Megjithëse studimet e mirëfillta mbi impaktin e teknologjisë dhe dixhitalizimit në raportet humane akoma nuk kanë arritur në përfundime, ajo që mbetet e dukshme është se në një mënyrë apo në një tjetër, faktori “telefon” është përherë e më ndikues tek marrëdhëniet, sidomos tek ato në cift. Evidencat tregojnë se aktualisht të rinjtë gjenden në marrëdhënie ku intimiteti, identiteti personal, seksualiteti, xhelozia apo respektimi i hapësirës personale të partnerit janë cilësisht të prekura prej përdorimit të tepërt të smartphone-ve. Ekziston, pra, një lloj posesiviteti dhe dhume psikologjike, ku në shumë cifte, partnerët ushtrojnë kontroll mbi tjetrin vazhdimisht duke i shkruar apo telefonuar deri në 20-30 herë brenda një ore, se ku janë, me kë janë, cfarë po bëjnë e me radhë.  Nga ana tjetër, si djemtë ashtu edhe vajzat pranojnë se kur u jerpet mundësia të “vjedhin” telefonin e partnerit, për të kontrolluar tek mesazhet e këtij të fundit. Ndërkohë që kjo është një formë abuzimi psikologjik dhe emocional, ka shumë cifte që e konsiderojnë këtë kontroll si normal dhe gati gati një praktikë të zakonshme.

Advertisement

Mesa duket, komunikimi virtual po ndryshon raportet dhe komunikimin mes njerëzve, duke e bërë atë përherë e më dixhital e më pak direkt. Na takon secilit të jemi të kujdesshëm e të mos harrojmë që nëpërmjet kësaj forme komunikimi vërtet që mund të afrohemi me atë që është në anës tjetër të botës, por mund të largohemi nga ai që është në anën tjetër të tavolinës.  

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Alma Celaj dhe Erald Farruku: Jemi dyshe simpatike

Advertisement