Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje mbi seksin…


– I dashuri im ka shumë dëshirë të bëjmë dashuri para pasqyrës, por mua më vë në siklet kjo gjë. Pse e ka këtë dëshirë? Nuk e kuptoj… Ndonjëherë, edhe pse e dua, më bën të mendoj se është maniak? Valmira

I dashuri juaj nuk është maniak. Ai thjesht do të krijojë sa më shumë variacion që të arrijë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të kënaqshme seksuale. Pastaj, pasqyra, sipas disa studimeve është cilësuar si një ndër stimuluesit e orgazmës te femrat. Për të evituar sikletin që ndjeni, lëreni veten lirshëm dhe shiheni veten me mjaft kujdes në pasqyrë, në mënyrë që të gjeni pikat më të dobëta dhe më të forta të fizikut tuaj. Kjo gjë do të ndihmojë që të shmangni ndrojtjen dhe të jeni më e përgatitur me të dashurin. Seksualiteti femëror, në të vërtetë, është disi “i fshehur” si fizikisht, ashtu edhe nga ana e variacionit të ndjesive që një femër provon gjatë tij. Kështu, për t’u mirëkuptuar sa më mirë fizikisht me partnerin e saj, gruaja duhet ta njohë më mirë veten, duhet ta zbulojë vetë ajo se si është ndërtuar dhe si funksionon trupi e dëshirat e saj. Një grua e ka të vështirë të tregojë çfarë dëshiron në krevat, pikërisht sepse shpesh ajo nuk ia del të çlirohet nga ndjenjat e fajit e të turpit para të dashurit të zemrës. Në të vërtetë, ky “rrëfim” i sinqertë, ndihmon më shumë se çdo gjë tjetër në arritjen e kënaqësisë. Kështu, mos e gjykoni aspak ashpër të dashurin tuaj, por bashkëpunoni me të.

Advertisement

– Jam në hall me të dashurën. Ajo do që ta përkëdhelësh shumë përpara se të bësh seks me të. Unë eksitohem edhe pa u përkëdhelur, ndërsa ajo jo. Klodi

Po ju jeni mashkull dhe dihet që këta të fundit eksitohen edhe thjesht duke parë, ndërsa femra ka nevojë domosdoshmërisht për përkëdhelje, para se të arrijë tek akti seksual. Duke e përkëdhelur partneren tuaj në zonat erogjene, do të arrini rezultate akoma më të mira në marrëdhënien tuaj seksuale. Pastaj, nuk e shoh si problem faktin që ajo do të përkëdhelet; kjo është normale dhe e natyrshme. Nëse e doni vërtet, përse të mos ia plotësoni dëshirën? Mos u bëni egoist duke menduar vetëm për kënaqësinë tuaj. Nëse dëshironi të jeni edhe ju i kënaqur, zbuloni më parë pikat më të ndjeshme të trupit të partneres suaj dhe kujdesuni për to.

– Është normale që mashkulli të ejakulojë shpejt? Unë, sinqerisht, e shoh si problem këtë gjë te bashkëshorti im, i cili nuk përmbahet fare. Si e shpjegoni ju këtë?

– Në lidhje me këtë temë kemi shkruar disa herë dhe shoh që kjo gjë është bërë problematike jo vetëm për meshkujt, por edhe për partneret e tyre. Ejakulacioni i shpejtë vjen shpesh si pasojë e moskontrollimit të mirë të vetes nga ana e mashkullit ose kur ndjen shumë kënaqësi dhe përsëri nuk e kontrollon veten. Sipas këndvështrimit biologjik, burri është “ndërtuar” për të pasur ejakulacion brenda dy minutash, por ai mund të mësojë ta zgjasë më shumë marrëdhënien për ta shijuar siç duhet atë. Megjithatë, është vënë re se këto vitet e fundit, burrat, pak e më pak po arrijnë ta zgjasin aktin seksual dhe njëra nga arsyet pse ndodh kjo është e lidhur me ankthet apo problemet që kanë çiftet mes tyre. Pastaj, rreth gjysma e ejakulacioneve të shpejta te të rriturit e ka origjinën në infeksione të prostatës, që ndikojnë në transmetimin e ndjesive të parakohshme në tru. Gjithsesi, bashkëshorti juaj mund të këshillohet edhe me një androlog drejtëpërsëdrejt, pasi do të merrte akoma më shumë informacion. Përveç kësaj, edhe ju duhet të jeni e duruar me bashkëshortin. Nëse është dashuria ajo që ju lidh, çdo gjë e ka një zgjidhje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta rigjesh pasionin? Seksi spontan dhe vlerat e tij

Next Post

Xon Oxa producenti i ri që hyri shpejt në treg me dy hite

Advertisement