Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kanita: E deshën 2 milion njerëz, 20 këngëtarë jo!


Kanita, në edicionin e sivjetshëm të “Kënga Magjike” solli një këngë që pushtoi zemrat e të gjithë atyre që e dëgjuan, madje kënga e saj ishte ndër pretendentet e para për finale, po në votimin që bëjnë këngëtarët për të përcaktuar finalistët, kënga e Kanitës nuk u klasifikua për në finale. Kanita ndihet e zhgënjyer nga këngëtarët ama ndihet e vlerësuar nga publiku dhe thotë se kjo është fitorja e saj më e madhe.

Fabjola Kuburi:-Kanita, si je ndjerë profesionalisht këtë herë, me këngën “S’jemi ne”?

Advertisement

Kanita:- Me këtë këngë jam ndjerë ndryshe për shkak se e kam punuar me shumë dëshirë dhe e falënderoj shumë producentin që bëri këtë këngë që mua më fle shumë në zemër si dhe tekstshkruesin.

– Sa i përket festivalit, pse mendon se nuk u kualifikua këngë për në finale?

– Kënga nuk u klasifikua në finale për shkak të pikëve votimit të këngëtarëve mes njëri-tjetrit që ishte si një punë pazaresh dha mbajtje hatri mes tyre dhe kjo gjë nuk më pëlqeu shumë, por kjo s’është aspak e rëndësishme sepse votimin vetëm se m’a dha publiku.

– 2 milion shikime nuk ishin të mjaftueshme për finalen e këtij festivali?

– Nëse 2 milion e gjysmë persona e pëlqyen këngën dhe njëzet këngëtarë nuk e pëlqyen atëherë nuk di se çfarë mund të them.

– Je mërzitur me këtë festival, do marrësh pjesë edicionin tjetër?

– Jo aspak nuk jam mërzitur sepse siç thash kënga ka pasur shumë sukses kurse mga ana se a do të shkoja edhe njëherë, në qoftë se ndryshohet mënyra e votimit ndoshta po, në qoftë se jo atëherë se besoj që do të shkoja.

Nëse po kjo do të thotë se i konsideron festivalet si një vend të denjë për t’u “rritur” si artiste?

– Sigurisht unë si e vogël kam filluar rrugëtimin në një spektakël shumë të madh prandaj jam mësuar me skenën. Janë vendi i përkryer për që çdo këngëtar ta shfaq talentin e tij.

– Sot te ne po diskutohen gjerësisht vlerat e vërteta të një këngëtari apo të muzikës. Për ty, kush është këngëtar i vërtetë?

– Fillimisht është talenti shumë pune është dhe paraqitja skenike, ekipi dhe vullneti për të aritur suksese më të mëdhaja.

– Çfarë bën ti për të qenë sa më pranë këtij përcaktimi, pra, për të qenë një këngëtare e mirëfilltë? 

– Unë jam duke punuar shumë fort dhe nuk e kam në mend të ndalem deri sa ti arrij qëllimet e mia.

A është në njëfarë mase edhe publiku fajtor për mospërzgjedhjen në muzikë apo këngëtarët dhe kompozitorët, të papërgjegjshëm për atë që realizojnë?

– Unë mendoj që një pjesë të madhe të fajit e kanë shumë kompozitore sepse shijojnë vetëm interesat e tyre duke mos parë kualitetin e një këngëtari që i posedon.

– Cili është lajmi që të ka bërë përshtypje kohët e fundit dhe sigurisht të ka gëzuar?

– Lajmi fundit që më ka gëzuar është pllaka ime Platinum që erdhi nga produksioni i madh botëror Warner.

– E ke menduar çfarë do të kishte ndodhur nëse fati do ta kishte sjellë të lindje jashtë vendit, në Amerikë ndoshta?

-Kudo që të jesh mendoj që fati do të zgjedh ty dhe mendoj që fati me të vërtetë ka shumë rëndësi në jetë.

Cila është muzika që të ngre në këmbë për të kërcyer sapo e dëgjon?

– Muzika jonë tradicionale.

Cilat janë angazhimet e tua, veç këngës?

– Sigurisht që unë jam edhe në shkollë të muzikës përveç asaj merrem dhe me fitnes prandaj   mund të them që dita ime është me shumë angazhime.

– Ku i ka rrënjët zëri yt i bukur?

– Së pari falënderoj Zotin, pastaj sigurisht që trashëgohet nga familja.

– Cila do të ishte sakrifica më e madhe që do të bëje për këngën?

– Kënga është pjesë e pandarë e jetës time prandaj që do ta bëja edhe të pamundurën

-Çfarë mendon për operacionet plastike dhe 1001 gjërat që bëhen në emër të estetikës dhe të të qenit e bukur?

– Secili ka mendimet e veta nuk do të kisha the diçka për këtë pjesë, por në qoftë se është e nevojshme jo, por çdo gjë e tepruar është e pavlefshme.

– Çfarë të tremb më shumë?

– Më tremb padrejtësia dhe  xhelozia.

– Si e imagjinon një koncert recital? Do ta shohim Kanitën një ditë në një recital?

– Po, shpresoj dhe e dua shumë këtë pjesë.

– Meqë jemi në atmosferë festash, çfarë pret nga 2019-a Kanita?

– Do të  punoj shumë dhe nga kjo pres shumë sukses në 2019 .

– Urimi yt për festa, për ndjekësit e ty, lexuesit, për veten tënde?

– Së pari ju uroj një vit të mbarë shëndet lumturi dhe shumë dashuri.

– Në fund, mbeti ndonjë gjë pa thënë?

– Faleminderit shumë, ishte kënaqësi t’ju përgjigjem.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tendencat më të reja për arredimin e shtëpisë suaj

Next Post

Kur fillon procesi i shëndoshjes?

Advertisement