Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gentian Zenelaj: Kryeministër, mblidh kallaballëkun!


Ai është gjithmonë me një batutë gati, për gjithçka dhe kjo e ka bërë një nga personazhet më të dashur për publikun. Gentian Zenelaj, është artisti që i thotë gjërat aq bukur dhe thumbon përmes humorit dhe satirës. Gentin këtë herë e kemi “zbërthyer” që nga televizioni, teatrit, familja e deri tek pika e dobët, humori. Ju do qeshni me lot gjatë kësaj interviste, aq sa në fund do kuptoni që arti dhe artisti të bëjnë të lumtur, në një mënyrë apo në një tjetër!

GENTI DHE TELEVIZIONI

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Genti, sa vite pune u bënë në ekran?

Gentian Zenelaj:- Që nga dhjetori i vitit 2003 unë jam në ekranet shqiptare, më përpara një herë në javë, prej 5 vitesh çdo ditë.

– Në tregun mediatik, ka pasur shumë ecejake. Ti, e ke menduar ndonjëherë lëvizjen në një televizion tjetër, për sezonet në vazhdim e kam fjalën?

-Unë mendoj se lëvizja është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një figurë televizivedhe lus Zotin që të vazhdojë ky moderimi i “armiqësisë” mes televizioneve që krijohet pasi lëvizin figurat e ekraneve të tyre. Tregu duhet të lëvizië se përndryshe ngelemi në stanjacion dhe do ngelim duke ftuar njëri-tjetrin në emisione.

– Nëse do të ikje, për çfarë do ta bëje?

– Të tregohem i sinqertë, do ta bëja për të njëjtën arsye që e bën çdo figurë televizive, për një rrogë më të mirë.(Qesh) Përtej shakasë,  sigurisht që do ikja për një projekt më të mirë që do më çonte përpara, për nëj arritje tjetër në jetën time.

– Ke menduar ndonjëherë të ndryshosh format emisioni?                                         

– Unë mendoj gjithmonë për të ndryshuar format emisioni dhe për të ndryshuar Gentin. Lufta ime më e madhe që po bëj tani është të ndryshoj Gentin për sa i përket peshës dhe jam në betejë të vazhdueshme me veten dhe me stomakun tim që mezi po pres të has diku ta rrah ta vdes në dru, por përfundimi është që ai me rreh gjithmonë(Qesh) 

– Kur ulesh ti vetë për të ndjekur një program televiziv, çfarë zgjedh?

– Unë shoh çdogjë, unë nuk shoh për të paragjykuar, shoh me dëshirën e mirë për të parë gjëra të bukura, sigurisht që ka emisione që të kënaqin, ka emisione që të zhgënjejnë por gjithsesi po të shikosh jetën time sociale unë nuk para bej vërejtje publike siç e kanë ves disa njerëz t’a bëjnë sepse bota jonë është kaq e vogël sa është më mirë që të bësh miq sesa armiq. Përpiqem të bëhem pozitiv.

– E mendon ndonjëherë Gentin në një skenë të madhe botërore, duke prezantuar një festival apo një spektakël?

-Tashmë ajo kohë për Gentin ka kaluar dhe ajo fejesë nuk do bëhet.(Qesh) Por, jetës nuk i dihet, surprizat e jetës janë të pafundme.

GENTI DHE TEATRI

-Boeing Boeing ishte një sukses ia jashtëzakonshëm, çfarë të ka mbetur e jotja nga kjo pjesë?

-…dhe nuk ka ndaluar…! E them me bindje të plotë që Kiço Londo arriti të krijoje më minimumin e mundshëm të skenografisë e kostumografisë e të gjitha, arriti të krijojë një super trupë e cila kanë krijuar një sintoni me njeri-tjetrinm, kemi krijuar një miqësi të jashtëzakonshme mes nesh. Nuk më ka bërë vaki ndonjëherë është dhënë 60 herë në skenë.

– Po “Komedia që shkon për dreq” shkoi më shumë për mbarë duke pasur parasysh sa herë është kthyer në skenë?

– Jo, kjo komedi shkon gjithmonë për dreq(Qesh) Do rikthehemi përsëri. Është një komedi shumë elegante, te ajo vepër më mahnit shumë është fakti që kënaqen fëmijët, vijnë dhe na ndjekin fëmijët.

-Pjesa e radhës cila është?

– Jemi në proces pune, nuk ta them dot se kur e tregon një gjë nuk realizohet(Qesh) Po lexopj disa vepra, por ka diçka në Shqipëri, pjesa më e madhe nuk realizohen për shkak të fondeve dhe buxhetit. Regjisoret/ët u del shpirti për të gjetur fonde, vetem punonjësit e marketingut bredhin kaq shumë për të gjetur para sa regjisorët e tatrit. Ne aktorët mundohemi të ndihmojmë, presim! Sa e sa herë kam nisur punën pa qenë buxheti i sigurtë.

-Mes filmit dhe teatrit, mbetet dashuria më e madhe…

– Filmi në Shqipëri nuk ekziston, filmi në Shqipëri është një aventurë simpatike, ka tentativa sporadike, ka njerëz trima dhe guximtarë që mundohen të bëjnë kinematografi nganjëherë edhe me lekët e xhepit të tyre, por që filmi për mua këtu ka marrë fund, siç është edhe teatri drejt atij fundi! Arti në Shqipëri është në grahmat e fundit, as në 97’ nuk ka qenë kështu!

ORARET E GENTIT

– Zgjimi…

-Orari i zgjimit për mua është çdo ditë, 06:00-06:15 maksimumi…përveç të djelës që është në 06:30.(Qesh)

– Dal nga shtëpia në orën…

– Dal nga shtëpia në orën 7 e 20 sepse përndryshe po dola 5 minuta më vonë, më kap një trafik i paparë për të çuar djalin në shkollë! E kap gjithmonë para se të fillojë trafiku, jam bërë si kullë vrojtimi aeroporit.(Qesh)

– Dhe kthehem në shtëpi…

– Kthimi në shtëpi zakonisht është pas orës 19:00, pasi Danieli mbaron kurset futboll e kështu me rradhë, mblidhemi në shtëpi. Por, kjo ndodh kur unë nuk kam projekte, sepse kur unë kam projekte kthimi është gjithmonë në 22:30-23:00.

– Takohem me miqtë e mi…

– Sa herë që mundem, gjej gjithmonë kohë për miqtë e mi. Njeriu po deshi gjen kohë për gjithçka.

– Netët në lokalet e ish-Bllokut…

– Prej shumë vitesh me keqardhje, i them pronarëve të lokaleve atje që nuk do ma shohin më surratin.(Qesh)

– Nuk njeh orar në ditën time…

– Orar në ditën time, nuk njeh familja

Genti si prind…!

– Të gjitha baballarët VIP, pas shumë vitesh, kujtohen që nuk kanë kaluar kohë sa duhet me fëmijët e tyre… Po babi Genti?

– Unë kaloj kohë shumë me fëmijët e mij, përpiqem të shfrytëzoj çdo moment me ta, por të kemi parasysh që edhe fëmijët kanë punët  e tyre.(Qesh)

– Djali apo vajza janë më të prirur drejt artit?

– Vajza, ndjej tek vajza një dalldi artistike për të kënduar, për të kërcyer dhe shumë shpejt do ta rregjistroj në kurse baleti. Do merrem artistikisht me të.

– Thuhet se ka një zhvendosje të vëmendjes nga bashkëshortja te fëmija, kur ky i fundit vjen në jetë… Edhe me ty, kështu ka ndodhur kur u bërë baba për herë të parë?

– Vendin e gruas nuk e ze njeri se gruaja është “nona e kalamojve”.(Qesh)

– Ziheni në familje se kujt i kanë ngjarë fëmijët më shumë?

-Gjatë gjithë kohës, përditë. Unë jam pak egoist dhe gjej gjithmoë gjëra të cilat më ngjajnë mua sipas meje, në përgjithësi çfarë shoh ndonjë gjë jo shumë të mirë, ia hedh fisit të asaj.(Qesh)

Çfarë do t’i  thoje…?

– …një fëmije të “Zyber Hallullit”?

– Të them buzëqeshje gënjej, të them dashuri gënjëj, të them dashuri prindërore gënjë sepse për fat të keq bamirësia është kthyer pak në P.R, sepse pas atyre 5 minutave ai do rikthehet përsëri në gjendjen e tij të mëparshme. Unë nëse do kisha diçka në dorë, do ti jepja shpresë, do t’i bëja të kuptonin që jashtë atyre mureve jashtë guaskës së tyrem, ka një jetë shumë të mirë të cilën edhe ata mund ta jetonin.

…shefit/shefes?

– Një urim dashamirës nga zemra, jam njeri pozitiv  dhe urimet e mia kanë vlerë.

– …kryeministrit Edi Rama?

– Mblidhe kallabëllëkun se e ke të shpërndarë fare.

– …një mjeku?

– Të lumshin duart, mendja, dhe forca e shpirtit nëse kanë arritur që të shërojnë apo të kthejnë në jetë çdo qenie njerëzore në këtë vend.

– …një aktori teatri?

– Një aktori teatri të mirë do i thoja, eja të luajmë bashkë në 2019-n, një aktori servil do t’i thoja ule pak dozën e servilizmit.

– …një mësuesi?

– Durim, bëj durim vëlla.

– …një besimtari të krishterë?

– Gëzuar Krishtlindjet dhe vazhdo me tolerancën fetare që ke me vëllezërit myslimanë.

– …një të moshuari në azilin e Tiranës?

– Xhaxho, të mbajtë e jotja!(Qesh)

– …shokut tënd më të ngushtë?

– Të lutem vazhdo të jesh shoku im i ngushtë, sepse unë trishtohem shumë kur humbas shokë.

Genti dhe humori…!

– Genti, çfarë bën një gomar në diell?

-Ngrohet!

– Jo, bën hije.

– Po kujt i bën hije, tokës?(Qesh)

– Ah, tani pyetjet i bëj unë këtu Genti…!  Kujt i ngjan gjysma e hënës?

-Gjysmës tjetër, kur është e plotë.(Qesh)

-E saktë,  çfarë bën lepuri kur mbush tre vjeç?

– Hyn për katër dhe ha ka, ka ndonjë gjë tjetër për të bërë

– Çfarë kanë njerëzit në mes të këmbëve?

– Në mes të këmbëve sipas gjinisë apo në përgjithësi?(Qesh)Besoj se gjunjët.

–  E vërtetë, çfarë i bën burri gruas ditën e parë të martesës?

– I vë unazën në gisht.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Afërdita Ferracaku: Rruga ime drejt suksesit!

Next Post

A të dobëson çaji me xhinxher?

Advertisement