Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cubi Metka: I gjeni në “Duplex”…!


Postulatit “Shihemi në vjeshtë” e  shout humoristik “Duplex” në TV Klan tashmë po i vjen fundi sepse jemi në vjeshtë dhe ai mund të nisë shumë shumë shpejt. Për të na treguar rreth të rejave në “duplex” por edhe për veten e saj, një nga aktoret më të dashura të këtij spektakli Cubi Metka, vjen në një bisedë të këndshme përmes rubrikës tonë “Alfabeti i personazhit”…! Lexim të këndshëm!

Fabjola Kuburi:- Cubi, faleminderit që edhe këtë herë je këtu me ne dhe do të donim që të kishim një bisedë alfabetike me ty. Je dakord me mua?

Advertisement

Cubi Metka: Faleminderit dhe kënaqësi! Nuk shoh arsye mos jem dakord kështu që fillojmë..! (Buzëqesh)

– E nisim me  A për arritjen… Cilën konsideron arritjen më të madhe të jetës tënde?

Arritja më e madhe e jetës time, besoj se kjo që jam sot. Ndoshta nesër kur të kem një fëmijë në të ardhmen, ajo do jetë padyshim, por momentalisht, mendoj se kjo është arritja më e madhe.

B për besimin… Duhet shumë punë që të fitosh besimin tënd?

– Në fakt, sigurisht duket shumë punë të fitosh besimin tim, por unë sigurisht jam nga ata persona që punoj shumë dhe kam arritur ta fitoj lehtë dhe ia kam krijuar besimi menjëherë të tjerëve.

C për cilësinë… Cila është cilësia më e domosdoshme për një aktor?

Të jetë aktor pra, të dijë të aktrojë.(Buzëqesh)

D për Duplex”, kur fillon, çfarë do ketë, më trego gjithçka..!

Po, tani gjithçka s’ta tregoj unë, por do fillojmë së shpejti, nuk është me ai postulati i famshëm “në vjeshtë” sepse vjeshta erdhi, por gjithsesi së shpejti. Si do jetë? Formati sigurisht që do jetë i njejtë me “Apartamentin”, por me ndryshime në strukturimin dhe freskimin e gjerave, sigurisht edhe me tematikat që ne do luajmë, do bëhen pjesë edhe përditshmëria e ngjyrës politike, që ka qenë, por do jetë pak më shumë e pranishme në “Duplex”! Të gjithë këto do ti gjeni në “Duplex”!

– E për erosin… Atë e gjen ngado, edhe në klipe e në shfaqje teatrale. Pse ndodh kështu?
Është komercialiteti i ditëve të sotme, është pjesë e domosdoshme, është ajo që shet dhe dashje padashje kam parë edhe aktore shumë të talentuara që janë shitur me eros, sepse nuk kanë mundur që të ecin nga mbytja e këtyre formave të jashtme dhe janë detyruar t’a bëjnë që të qëndrojënë në punë. Megjithëse, vazhdoj të jem e mendimit që një aktore e mirë, jo vetëm, por edhe në çdo fushë, një njeri i mirë, i talentuar, me këmbë në tokë do ta gjejë rrugën sado t’ia mbyllin dyert. Mund të jetë e vështirë por jo e pamundur.

F për fobitë… Ke të tilla?

– Fobi? Jo, nuk jam natyrë fobike, nuk kam frikë fare as nga merimangat, as nga gjerpërinjtë, siç mund të kenë disa njerëz. Prandaj më ka mbetur Cubi.

– G për gabimin… Cili është gabimi që nuk do t`ia falje kurrë, askujt?

– Deri tani askush nuk më ka cenuar, por ama nëse dikur më cënon atëherë po nxjerr brirët e demit që e kam dhe shenjë horoskopi dhe mjerë ai pastaj. (Qesh)

H për hulumtimin… Kur hulumton për të krijuar personazhet, kjo është zgjedhja jote apo urdhër i stafit?

-Nuk ka të bëjë me urdhëra por me profesionalizëm, ashtu sikurse edhe ti në punën tënde duhet të hulumtosh për personazhet e tua, ashtu edhe ne, madje shumë më shumë ne, po nuk hulumtuam nuk dimë se çfarë të zgjedhim dhe të interpretojmë.

I për ikanake… Je ndopak e tillë?

Varet nga situata, por përgjithësisht jam natyrë që e mbaj inatin pak dhe pastaj e kaloj, e kaloj me sportivitet.

J për jetë..çfarë e bën jetën kaq të shtrenjtë?

Në ditët e  sotme, nuk është më kaq e shtrenjtë por është super e shtrenjtë., gati e papërballueshme. E bën sepse ne sot jetojmë në një shoqëri më të emancipuar, në një shoqëri që gëlon xhelozi, urrejtje. Është jeta vetë që është e shtrenjtë dhe nuk ka një femomen të caktuar tek i cili  të them që ky është ai që e bën, janë një sërë  fenomenesh. Jetojmë në epokën e digjitalizimit, në një epokë të frikshme, kështu që duhet të jemi shumë të fortë.

K për kalimtarin… Një tjetër aktor më ka thënë se i sheh kalimtarët me kujdes sepse kërkon të marrë prej tyre detaje që të mund t`i përdorë për personazhet e tij. Ndodh kështu edhe me ty?

S`më ndodh me të gjithë, por vetëm me ata që më intrigojnë. Përshëmbull ti je një karakter, sepse je shumë e çiltër, kur unë të shoh nga jashtë, një figurë e qeshur, e dashur me një të qeshur tënden karakteristike që ty të bën një karakter të veçantë. Ka nga ata që të lënë një mbresë të veçantë kur je duke ecur në rrugë. Njerëz të tillë sikur nuk i fut dot me turmën, se ç`kanë diçka të veçantë, që të bën ta kthesh kokën pas.

L për lamtumirën… Qan kur duhet të ndahesh me dikë?

Nuk jam natyrë kaq e ndjeshme, jam natyrë racinale e ftohtë në gjykime, në përballje me jetën.  

M për miq… Ke shumë të tillë?

Kam shumë të njohur dhe fare pak miq të ngushtë që i kam të paktë por të saktë. Kjo ka të bëjë me natyrën time, nuk më rrihet me shumë njerëz në tavolinë, s`mund të pi me këdo një kafe. Kam një rreth shumë të ngushtë miqsh me të cilët shoqërohem dhe ndaj kohën e lirë. Kanë qenë edhe ndihmesë e imja për të arritur këtu ku jam sot, po flas për miqtë besnikë.

O për objektin… Cili është objekti më i dashur për ty?

Nuk mund ta quaj tamam objekt, jame lidhur me ujin, pi shumë ujë.(Qesh) por nëse do anashkalonim këtë pjesën e ujit, telefonin të gjithë njerëzit e kanë, nuk kam një objekt me të cilin nuk jam lidhur. Pra, mbetet uji! (Buzëqesh)

P për… Peripecitë…Të është dashur të kalosh në shumë peripeci për të arritur këtu ku je?

– Mund ta konsideroj veten edhe me fat deri diku, sepse nuk kam kaluar shumë perpeci siç mund t’i jetë dashur kolegeve të mia. Kam qenë me fat sepse jam ndodhur në momentin e duhur në vendin e duhur, me njerëzit e duhur, por nga ana tjetër kam punuar për të arritur këtu. Jam lodhur por për të bërë punën që bëj, jo për të arritur tek kjo punë.

Rr për rrezik… Të pëlqen rreziku apo i shmangesh atij?

Më pëlqen rreziku.Unë nuk jam natyrë frikacake. Them se e përballoj jetën me gjithë vështirësitë e saj. Qoftë edhe kur jam me pushime, më pëlqen të rrezikoj…!(Buzëqesh)

T për televizonin… Si e përkufizon televizionin, shfaqjen në ekran, njerëzit si të shohin…!

– Televizioni është një magji shumë e bukur, është një mrekulli, unë nuk jam natyrë që shfaqem me një plan të mirëmenduar sesi do jem, apo si do vij tek nejrëzit që do më shohin në televizion, nuk përsor strategji, unë kjo jam, unë kështu jam, e thjeshtë, një natyrë me këmbë në tokë. Por, do thoja që në momentin që ti me zjguarsinë tënde e fiton publikun, të të duan dhe të konceptojnë thjeshtësinë tënde, ajo është arritja më e madhe, por më pas duhet të përpiqesh ta mbash, sepse televizioni është humnerë shumë e madhe që të thith dhe dashje padashje të con në tjetër drejtim.

U për urinë… Atë që njerëzit e varfër e ndjejnë përditë, ndryshe nga ne të dy…!

Jam natyrë që nuk prononcohem shumë, mediatikisht apo publikisht, por jam pjesë edhe me mundësitë e mia ndihmoj aq sa mundem. Bamirësia nuk ka nevojë për publicitet, e bën sepse e ndien.

V për viktimën… Më ka ardhur në majë të hundës me femrat që hiqen si viktima!

Edhe mua. Si tip, jam rebele dhe s`më pëlqejnë njerëzit e dobët. Jo vetëm në majë të hundës, por edhe vulgare dhe banale si mënyrë, e bëjnë për qëllimet e tyre dhe këtë gjë e urrej. Qoftë edhe në një moment që ngel keq, të gjithë ngelim keq por kjo nuk na jep të drejtën që të viktimizohemi, përkundrazi, në atë moment duhet gjetur forcë për t’u ringritur.

X për xixëllonjë… Ç`të kujton kjo fjalë?

Më kujton Gilin dhe fëmijërinë time.(Buzëqesh) Kur isha e vogël bëja regjinë e “Miss pallatit” aty tek lagjja ime dhe mbaj mend që  sapo kishte dalë Xixellonja e Gilit dhe e këndoja vetë, kisha veshur edhe një fustan që e tërhiqja zvarrë.  Edhe xixëllonjat që i kapnim dhe shkruanim nëpër bluze. Më kujton fëmijërinë, përfundimisht.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gili: Shqipërinë e fitova me “Xixellonjën”

Next Post

Kalova në depresion kur lashë sektin fetar

Advertisement